PERRALLA - 46. KESHILLTARI PLAK
“KESHILLTARI PLAK”
Na ishte nje here nje keshilltar plak por shume i mencem. Mbreti e donte shume dhe nuk bente asgje pa e pyetur. Po kur ai mbushi gjashtedhjete vjec,keshilltari shkoi e iu lut mbretit ta lejonte qe te jepte doreheqjen. Ne fillim mbreti nuk pranoi,por kur e pa qe ai kembengulte pranoi dhe e la te lire. I dha nje mushke me florinj per sherbimet qe i kishte bere dhe i ngriti nje ndertese te bukur. Pasi u hoq keshilltari plak,mbreti vuri ne sherbim nje keshilltar te ri. Pas disa kohesh mbreti mendoi ta vinte ne prove keshilltarin e ri nese ishte i zgjuar si i pari apo jo. Prandaj e thirri dhe i tha:
-
- Brenda tre ditesh dua te me sjellesh njezete ujqer,tridhjete trima,dyzete te zgjuar dhe gjashtedhjete veze.
Keshilltari i ri i shkruajti ne nje leter ajo qe i kerkoi mbreti dhe doli jashte i habitur,qe kur ishte brenda iu mbush mendja qe nuk kishte per te gjetur gje.
Nga aty keshilltari shkoi ne zyren e tij edhe thirri ne mbledhje te gjithe ministrat. Kur erdhen dhe u mblodhen,keshilltari i tha te gjitha ato qe kerkonte mbreti dhe ne fund tha:
-
- Nese nuk i gjejme keto do varemi si une edhe ju. Prandaj ta zgjidhim kete problem.
Te gjithe pyeten e folen me njeri-tjetrin por asnjeri nuk e gjeti zgjidhjen. Pastaj u shperndane e shkuan neper shtepi te vrisnin mendjen se mos gjenin ndonje zgjidhje. E keshtu kaloi dita e pare,dita e dyte dhe erdhi e treta. Keshilltari nuk kishte fjetur gjume fare qe kur mbreti i kishte bere kerkesen. E shoqja,e bija dhe gjithe njerezit e shtepise e kishin vene re se kishte dicka qe nuk shkonte por kishin frike ta pyesnin sepse ai i bertiste gjithmone. E bija e ndau mendjen dhe i shkoi ne dhome. Kur hyri e gjeti te atin me koken ulur,kur pa te bijen i bertiti:
-
- Cfare do ketu? Pse nuk me lini rehat ne hallin tim?
-
- Cfare ben o baba,ke tre dite qe po rri keshtu? – i thote vajza.
-
- Ik mos me huto se kjo eshte puna dhe ty s’ka c’te duhet. – ia kthen keshilltari.
Vajza iu lut e iu pergjerua dhe ai mne fund i tregoi te gjithe problemin qe kishte sepse vajzen e donte shume. Pasi mbaroi me te treguar,vajza i tha:
-
- Shko me vrap te keshilltari plak,te ai qe ka qene para teje dhe pyete se ai eshte i zoti dhe do te gjeje nje zgjidhje.
Ai u mendua pak dhe tha:
-
- Ai eshte plak matuf,por sidoqofte mund te me ndihmoje.
U ngrit keshilltari i ri dhe shkoi te plaku. Ai e priti dhe e nderoi. I riu i qau hallin e iu lut ta ndihmonte se e kishte jeten ne rrezik,pastaj i tha:
-
- Kemi nxjere qindra gjuetare qe te kapin ujqerit por deri tani nuk na kane sjelle asnje. Por
-
- puna nuk mbaron me kaq se duhen edhe tridhjete trima e dyzete te zgjuar. Une mund t’i coj mbretit jo tridhjete por treqind trima,por puna eshte se si i do ai? Po keshtu edhe per njerezit e mencur. Sa per vezet eshte pune e kollajshme se ato ia coj menjehere,madje nese do mund t’i coj edhe nje kosh te madh.
Keshilltari plak po e degjonte dhe nuk fliste. E shikonte te riun paksa i cuditur dhe duke buzeqeshur. Kur e mbaroi fjalen,keshilltari i ri iu kthye plakut e i tha:
-
- Aman te me ndihmosh se po nuk gjeta keto qe me kerkoi mbreti jam i mbaruar.
Keshilltari plak prape heshti dhe nuk i ktheu pergjigje. I riu vazhdon:
-
- Fol,pse nuk flet?
-
- Nuk kam cfare te them. – ia kthen plaku.
-
- Aman thuaj nje fjale dhe me shpeto nga ky problem. – i thote i riu.
-
- Mos kembengul kot se nuk te tregoj gje. – i tha plaku.
-
- Pse nuk mund te me tregosh? – i thote i riu.
-
- Nuk mund te them gje se kam frike nga mbreti. Po e mori vesh qe te kam treguar une me var menjehere ne litar. – ia ktheu plaku.
Atehere keshilltari i ri iu ul ne gjume dhe iu lut e sterlut qe ai ta mesonte se nuk i tregonte njeriu. Edhe keshiltari plak i tha:
-
- Degjome mire se cfare do te them,por mos i trego njeriu qe te mesova une.
-
- Vetem me thuaj se keto fjale vetem varrit do ia them. – i tha i riu.
Dhe plaku vazhdon:
-
- Degjo! Mbreti nuk do prej teje as ujqer,as trima,as te zgjuar dhe as veze. Kjo eshte nje gjeagjeze qe ti duhet ta gjesh.
-
- E si ta gjej une kete?! – bertiti kaeshilltari i ri.
Edhe plaku rrinte i qete dhe i tha:
-
- Prit se do ta them une. Njeriu kur eshte njezete vjec eshte i forte si nje ujk,kur eshte tridhjete eshte trim,kur eshte dyzete i piqet mendja dhe behet i zgjuar dhe kur shkon gjashtedhjete vjec,behet si veza qe thyhet kollaj. Prandaj shko te mbreti dhe thuaji: njezete djem jane te forte si njezete ujqer,tridhjete djem qe kane mbushur tridhjete vjec jane trima,dyzete burra qe jane dyzete vjec jane te zgjuar dhe njerezit qe plaken e behen gjashtedhjete vjec jane si vezet qe thyhen kollaj.
Keshilltari i ri u ngrit dhe shkoi me vrap te mbreti dhe i tha te gjitha ato qe i kishte treguar keshilltari plak. Mbreti u kenaq nga pergjigja e tij po nuk iu mbush mendja qe ai vete te kishte qene aq i zoti sa te gjente zgjidhjen e gjeagjezes,prandaj e pyeti se kush ia kishte treguar. Por keshilltari i ri nuk i tregoi. Atehere mbreti e shtrengoi dhe i tha se do e varte nese nuk i tregonte te verteten. Deshi apo nuk deshi i tregoi te verteten. Edhe mbreti thirri keshilltarin
plak dhe e vuri perseri ne detyren qe kishte,ndersa te riun e vuri ndihmesin e tij.
