PERRALLA - 45. I BIRI QE FALI TE ATIN
“I BIRI QE FALI TE ATIN”
Para shume vitesh,ne nje vend ishte zakon qe kur plakej i zoti i shtepise,i biri e merrte e conte diku dhe e mbyste ne uje. Nje djali kur u plak i ati i tha:
-
- Eja shkojme o baba,se ka ardhur koha te mbys ne uje.
U ngrit plaku i shkrete dhe shkoi bashke me te birin ne nje maje bregu,ku djali do t’i jepte nje te shtyjtur dhe do ta hidhte ne uje. Por plaku i thote te birit:
-
- Te lutem o bir,mos me mbyt ne kete vend se ketu kam mbytur une babane tim dikur.
Kur i degjoi djali keto fjale,u mendua pak dhe tha me vete: “edhe ky e paska mbytur babane e tij sic dua ta mbys une tani,dhe kur te vij koha keshtu do me mbyse edhe mua im bir!”
Edhe pasi mendoi keto fjale,ia fali jeten babait dhe nuk e mbyti.
Dhe kur e moren vesh ate qe kishte ndodhur,te gjithe njerezit e tjere te atij fshati u mblodhen dhe u betuan qe s’do te mbysnin me asnje plak ne uje sic kishin bere deri tani.
