PERRALLA - 44. PLAKA DHE SHTATE DHITE E EGRA
“PLAKA DHE SHTATE DHITE E EGRA”
Na ishte nje here plaku dhe plaka,te cilet ishin shume te varfer. Erdhi dimri dhe keta i gjeti pa dru per zjarrin dhe pa uje per te pire. I thote plaku plakes:
-
- Do shkosh te besh dru me gjilpere apo do mbushesh uje me shoshe?
Plaka zgjedh te mbushe uje dhe merr shoshin e shkon te kroi. Ndersa plaku merr sepaten,dhe fshehurazi plake u ngjit ne mal,beri nje dore me dru dhe u kthye ne shtepi. Sa do qe u mundua plaka,nuk arriti dot te mbushte asnje pike uje. Ajo u merzit shume dhe u kthye ne shtepi.
-
- Ma hap deren o plak. – thirri plaka.
-
- A mbushe uje? – e pyeti plaku pas deres.
-
- Jo. – iu pergjigj plaka me gjysem zeri.
-
- Pa te ardhur bora deri ne gju,nuk ta hap. – ia ktheu plaku.
Plakes i shkoi bora ne gju por ai nuk e hapi deren. I shkoi deri ne fyt por plaku ishte zemergure dhe perseri nuk e hapi deren. E pa plaka qe ai nuk kishte per t’ia hapur deren dhe mori rrugen u nis neper bore,dhe pasi beri pak rruge pa nje shpelle. Ajo ishte shpella e shtate dhive te egra. Me e madhja kishte shtate sy,e dyta kishte gjashte sy,e treta pese,e katerta kater,e pesta tre,e gjashta dy dhe e vogla kishte nje sy te vetem.
U fsheh plaka ne shpelle dhe diten kur dhite dilnin,ajo i pastronte vendin pa rene ne sy.
-
- Kush e fshin e na pastron shpellen? – thirren te gjitha dhite.
Pasi nuk u pergjigj njeri,dhite vendosen te rrinin e te ruanin me radhe. Ne fillim ndenji dhia e madhe me shtate sy,por u merzit duke pritur dhe e zuri gjumi. Keshtu plaka doli pastroi dhe u fesheh perseri. Keshtu i ndodhi te gjithave deri sa erdhi radha e dhise se vogel me nje sy.
Ajo beri sikur e zuri gjumi dhe plaka u genjye e doli per te pastruar. Dhia e vogel u ngrit ne kembe,kapi plaken dhe filloi te kendoje e te kerceje.
Lum ne moj nena jone,ti na fshin e na pastron,ti na shtron e na mbulon!
Shkuan takuan edhe dhite e tjera dhe ato e deshen si asnje ne bote. Ajo i milte dhe me qumeshtin bente kos e djathe,dhe jetonte si zonje shtepie.
U ngrit nje dite plaka dhe u nis neper bore per te shkuar te shtepia e plakut. Kur arriti ne shtepi e gjen plakun te semure se nuk kishte futur asgje ne goje. Plakes i erdhi keq dhe i dha pak nga kosi qe kishte marre me vete,dhe pasi ai mori veten iu lut plakes qe ta merrte dhe ate e mos ta
linte vetem aty. Plaka nuk donte se i trembeshin dhite por pas shume lutjesh asaj iu mbush mendja dhe e mori. Por kur e pane dhite plakun moren arratine dhe iken me vrap nga frika.
Plaka doli ne mal dhe po kendonte me ze te larte,ato e degjuan dhe u binden qe nuk kishte per t’i ndodhur gje dhe ishin te sigurta. Zbriten nga mali dhe u bashkuan me plakun e me plaken.
