PERRALLA - 25. ME KA VJEDHUR I VDEKURI GOMARIN
“ME KA VJEDHUR I VDEKURI GOMARIN”
Ishte nje njeri qe nuk kishte pune tjeter por vetem vidhte. Ky kishte dhe nje nip te vogel.
Nje dite,nipi i thote xhaxhait:
-
- Dua te vij edhe une me ty qe te vjedhim bashke.
Dhe ai e lejon qe te shkoje. Duke ecur rruges pane dike qe kishte nje dash ne dore. Nipi i thote xhaxhit qe t’ia vjedhin por ai i thote:
-
- Nuk mundemi,nuk e shikon qe e ka lidhur litarin ne dore!
Por nipi i thote qe do ia merrte tani,dhe ai i kthehet:
-
- Hajt pra te shohim nese do ia marresh dot.
Shkon nipi dhe ne mes te rruges le nje kepuce te re por te lyer me balte. E pa ai qe kishte dashin por meqenese ishte me balte nuk e mori. Pak me larg,nipi nxorri edhe kepucen tjeter por kete here te pastar. Pasi e pa edhe kepucen tjeter ai po mendohej dhe tha me vete:
-
- Kjo kepuce qenka e re dhe e paster. – dhe iu kujtua kepuca e lyer me balte.
E lidhi dashin ne nje dege ferre dhe u kthye nga rruga per te marre kepucen e pyer me balte. Ec e ec nuk e gjeti kepucen e piste. Atehere u kthye me vrap te merrte dashin por kur arriti atje nuk e gjeti as dashin dhe as kepucen e paster. E mori djali dashin dhe xhaxhai i tij u habit.
Nje dite tjeter dolen perseri per te vjedhur bashke. Rruges shikojne nje bujk qe po punonte token me dy qe. Shkojne ne majen e kodres dhe djali i thote xhaxhait:
-
- Do shkosh t’ia marresh nje ka?
-
- Nuk ia marr dot. – ia kthen ai.
-
- Une po shkoj t’ia marr tani. – I tha nipi dhe filloi te uleriste.
-
- Oh cfare po shikoj,nje njeri qe po punon token me nje ka.
Dhe si bertiti nja tre a kater here e degjoi bujku,i la qete dhe u ngjit ne maje te kodres te shikonte. Ne kohen qe ky po ngjitej,djali zbriti dhe shkoi ia mori njerin ka dhe iku bashke me xhaxhain. Bujku i shkrete hipi ne maje te kodres dhe kur pa nje ka tha me vete: “me gjithe mend qe po punoka me nje ka”.
Pasi bene nje cope rruge,xhaxhai i thote nipit:
-
- Une do marr kaun kurse ti do marresh dashin.
Hidhet nipi dhe i thote:
-
- Jo,kaun e dua une kurse ti merr dashin,se une i vodha.
Xhaxhai qe e mbante veten si me te zgjuar i tha:
-
- E bejme ndryshe,ai qe trembet i merr te dy.
Hyne ne nje pyll dhe xhaxhai i thote nipit qe ta trembte por nipi i thote qe te fillonte ai i pari.
Filloi xhaxhai por djali nuk trembej. Uleriste sa kishte ne koke por djali i thoshte: “Ti je xhaxha se ta njoh zerin”. Pasi vazhdoi edhe pak xhaxhai pastaj hoqi dore. Atehere filloi nipi te trembte xhaxhain duke thene:
-
- Nuk e bera une por xhaxhai, – dhe duke bertitur filloi te fliste me vete e thoshte: – Mua nuk me kapni dot por shkoni dhe kapni xhaxhain se e keni ketu afer.
E degjoi xhaxhai dhe i hyri frika se mos e kishin kapur nipin edhe ia mbathi me vrap. Nipi mori kaun dhe dashin edhe u kthye ne shtepi,dhe i thote xhaxhait pse iku. Dhe ai i tha:
-
- Kujtova se te kapen,dhe ika nga frika mos me kapnin edhe mua.
Dhe keshtu i mori te dy nipi,si dashin edhe kaun.
Nje dite xhaxhai doli te vidhte vetem. E kapen duke vjedhur dhe e vrane. Pastaj e moren dhe e varen ne nje peme prane shtepise. Nipi mori gomarin dhe shkoi te shtepia ku kishin vrare xhaxhain dhe i thote te zotit te shtepise qe ta lejonte te flinte aty nje nate. Burri i jep leje por djali hidhet dhe i thote:
-
- Une do rri por kam frike se mos me vjedh i vdekuri gomarin.
-
- Jo mor djale,mos u bej i marre.- i thone njerezit e shtepise.
Djali e lidhi gomarin jashte dhe shkoi te flere bashke me te tjeret. Pastaj u ngrit naten,mori xhaxhain e vuri mbi gomar,e zgjidhi gomarin,e nisi per ne shtepi dhe shkoi perseri te flinte. Kur u zgjua ne mengjes,thote:
-
- Me paska vjedhur i vdekuri gomarin.
U ngriten te gjithe njerezit e shtepise dhe kerkuan nga te gjtha anet por nuk gjeten as te vdekurin as gomarin. Dhe keshtu,i zoti i shtepise u detyrua qe t’i paguante gomarin dhe i dha peseqind grosh.
U nis djali per ne shtepi me vrap dhe kapi gomarin rruges. Pasi e rregulloi xhaxhain qe te rrinte mire mbi gomar,i vuri dhe nje cibuk ne goje. Aty afer ishte nje fshatar qe po shinte grurin. Djali e leshoi gomarin dhe vete u fsheh. Gomari shkoi ne aren me grure dhe kur e pa fshatari qe u fut ne grure i therret te vdekurit:
-
- O njeri,ndaloje gomarin se do me haje grurin.
Por gomari hyri drejte e ne grure dhe i zoti e paralajmeroi dhe nje here. Kur e pa qe i vdekuri nuk degjonte,fshatari mori lopaten dhe i gjuajti te vdekurit ne koke qe u rrezua menjehere ne toke. E pa djali cfare ndodhi dhe shkoi me vrap tek i zoti i grurit e i tha:
-
- Cfare ben more,me vrave xhaxhain!
-
- Nuk i gjuajta forte. – i thote fshatari.
-
- Forte apo lehte ti me vrave xhaxhin. – thote djali.
Dhe keshtu,fshatarit iu desh qe te paguante per jeten e xhaxhait. Pasi mori gjashte qese me florinj,djali u kthye ne shtepi me nje dore te mire parash dhe xhaxhain e varrosi.
