Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 26. GRUAJA BUDALLAQE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 26. GRUAJA BUDALLAQE
Prev
Next

                                                   “GRUAJA BUDALLAQE”

 

Na ishte nje here nje burre qe ishte martuar me nje grua budallaqe. 

Nje dite ai i thote te shoqes:

    • Kete jave vjen ramazani dhe duhet te blejme shume ushqime sepse ramazani eshte i gjate dhe ha shume ushqime.

Dhe gruaja pasi e degjoi deri ne fund i tha:

    • Mire o burre,ti bleji dhe m’i dergo mua se i rregulloj une pastaj.

Doli i shoqi ne pazar,bleu te gjitha ushqimet qe duheshin dhe ia dergon gruas ne shtepi. E shoqja i mori dhe po rrinte ne deren e oborrit. Cdonjeri qe kalonte rruges,ajo e pyeste:

    • Ti je ramazani i gjate?

Por ata nuk ia vinin veshin fjaleve qe ajo thoshte dhe vazhdonin rrugen. Pas pak kohesh kalon nje trim shtatlarte qe e kishte emrin Ramazan. Sa shkoi afer deres,gruaja e ndalon dhe i tha:

    • Ti je Ramazani i gjate?

 

    • Po,une jam. – i thote ai.

 

    • Merri keto ushqime se i ka blere burri im per ty. – i tha gruaja.

Edhe ai i mori menjehere dhe u largua ne punen e tij. Kur vjen i shoqi ne darke e pyet:

    • A te erdhen ushqimet qe te dergova?

Gruaja i thote:

    • Po,erdhen. Une i rregullova menjehere dhe ia dhashe Ramazanit te gjate.

I shoqi u habit dhe i merzitur i thote:

    • Cfare po thua moj grua?!

 

    • Si cfare po them? A me the qe Ramazani eshte i gjate dhe ha shume ushqime? Edhe une ia dhashe Ramazanit te gjate. – i tha gruaja.

I shoqi nuk kishte cfare te bente tjeter por e kapi dhe e rrahu mire e mire.

Te nesermen i thote te shoqes:

    • Nuk kam me para qe te blej shume ushqime,por do marr dy desh per mish.

 

    • E si do ta hame kete mish? – e pyeti e shoqja.

 

    • Ndaje rripa-rripa qe ta thash dhe vere rrip ne laker.- i thote i shoqi.

Shkoi i shoqi ne pazar ,bleu mishin dhe ia dergoi ne shtepi. Gruaja e mori mishin,e ndau rripa-rripa dhe i vuri seciles laker ne kopesht nga nje rrip mire dhe po mendonte me vete: “Nuk po harxhoj dhe dru keshtu,por po e thaj mishin ne diell.” Pasi mbaroi pune me mishin aty 

jashte,hyri ne shtepi dhe vazhdoi me punet e tjera. Kur del mbasdite ne kopesht per te pare mishin,ate e kishin ngrene qente. Edhe gruaja mori qenin e shtepise dhe e lidhi te rubineti i fucise se veres edhe filloi ta rrihte mire e mire. Nga druja qe po hante,qeni hidhej sa ketej e sa andej deri sa rubineti u hoq dhe e gjithe vera u derdh ne toke. Por gruaja qe mos te behej balte poshte,shkoi mori grurin dhe ia hodhi veres larte.

Ne darke vjen i shoqi ne shtepi dhe i thote gruas:

    • A te erdhi mishi qe te dergova?

Dhe gruaja i tregon te gjithe historine:

    • Po,erdhi dhe une e ndava sic me the ti rripa-rripa dhe e vura ne cdo laker qe te thahej,per te mos harxhuar dhe dru. Por nuk kisha kohe te rrija ta ruaja dhe e lashe mishin vetem. Shkova ne mbasdite t’i hidhja nje sy por nuk e gjate,e kishte ngrene qeni. E mora qenin e lidha ne rubinetin e fucise se veres dhe rraha mire e mire,por qeni e hoqi rubinetin nga fucia dhe vera u derdh e gjitha ne toke. Qe mos te behej balte,mora miellin dhe i hodha veres larte,dhe keshtu u qetesova pastaj.

I shoqi nuk kishte cfare te bente dhe filloi t’i binte kokes se tij me grushta.

Pas disa ditesh i humbi pashait nje deve. Devene e gjeti i shoqi i kesaj gruas dhe e mori ne shtepi bashke me disa shoke te tjere. Mendoi qe ta vriste devene dhe ta hante por kishte frike se tregonte e shoqja. Atehere mori nje kazan te madh dhe i thote te shoqes:

    • Eja hyr ne kazan se zoti jone do qe te na vrase por une dua te shpetoj ty.

Edhe kthehet dhe i thote shokeve:

    • Rrini gati,kur une ta fus ne kazan gruan,ju do hidhni gure siper kazanit. Ndersa ju te tjeret vrisni devene dhe ajo s’ka per ta kuptuar cfare po ndodh.

Dhe keshtu ata e mbuluan me kazan deri sa mbaruan pune me devene. Por gruaja i pa te gjitha nga nje vrime e kazanit kur e mbyten devene. Pasi ngriten devene i thane:

    • Dil se zoti jone na fali.

Te nesermen pashai nxjerr njerezit e tij qe te kerkojne devene dere me dere. Shkojne djemte e pashait ne deren e gruas budallaqe dhe e pyesin:

    • A ke pare ndonje deve ketej anes?

 

    • Po,e kam pare kur e vrau burri im. – pergjigjet gruaja.

Djemte shkojne dhe i japin lajmin te atit dhe pashai therret te shoqin e saj dhe e pyet:

    • A e ke vrare ti devene time?

 

    • Nuk di gje pasha,s’kam pare ndonje deve. – i thote burri.

 

    • Gruaja jote na ka thene qe e ke vrare ti. – ia kthen pashai.

 

    • Une nuk di gje fare. – i pergjigjet burri.

Atehere pashai e fut ne burg burrin dhe therret gruan e tij. Gruaja shkon dhe kur hyn ne dhome,shikon qe ai ka nje sy qorr. Pashai e pyet gruan:

    • A eshte e vertete qe e ka vrare yt shoq devene time?

 

    • Po. – i pergjigjet gruaja.

 

    • Kur e ka vrare?- e pyet perseri pashai.

Dhe ajo i thote:

    • E ka vrare ate dite qe zoti jone hodhi gure nga qielli dhe ty te ka verbuar syrin.

Pashai zemerohet shume,thirret djemte dhe i thote:

    • Nuk iu dergova te me sillnit njerez budallenj ketu qe te qeshin me mua.

Atehere pashai e nxorri nga burgu burrin e gruas budallaqe dhe ne vend te tij futi djemte. 

Dhe keshtu,pas gjithe atyre budallalliqeve qe bente,gruaja i hyri nje here ne pune per mire te shoqit te saj,sepse me marrezite qe thoshte kete here i shpetoi jeten.

Prev
Next

Comments for chapter "26. GRUAJA BUDALLAQE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved