Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 25. ME KA VJEDHUR I VDEKURI GOMARIN

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 25. ME KA VJEDHUR I VDEKURI GOMARIN
Prev
Next

                                       “ME KA VJEDHUR I VDEKURI GOMARIN”

 

Ishte nje njeri qe nuk kishte pune tjeter por vetem vidhte. Ky kishte dhe nje nip te vogel.

Nje dite,nipi i thote xhaxhait:

    • Dua te vij edhe une me ty qe te vjedhim bashke.

Dhe ai e lejon qe te shkoje. Duke ecur rruges pane dike qe kishte nje dash ne dore. Nipi i thote xhaxhit qe t’ia vjedhin por ai i thote:

    • Nuk mundemi,nuk e shikon qe e ka lidhur litarin ne dore!

Por nipi i thote qe do ia merrte tani,dhe ai i kthehet:

    • Hajt pra te shohim nese do ia marresh dot.

Shkon nipi dhe ne mes te rruges le nje kepuce te re por te lyer me balte. E pa ai qe kishte dashin por meqenese ishte me balte nuk e mori. Pak me larg,nipi nxorri edhe kepucen tjeter por kete here te pastar. Pasi e pa edhe kepucen tjeter ai po mendohej dhe tha me vete:

    • Kjo kepuce qenka e re dhe e paster. – dhe iu kujtua kepuca e lyer me balte. 

E lidhi dashin ne nje dege ferre dhe u kthye nga rruga per te marre kepucen e pyer me balte. Ec e ec nuk e gjeti kepucen e piste. Atehere u kthye me vrap te merrte dashin por kur arriti atje nuk e gjeti as dashin dhe as kepucen e paster. E mori djali dashin dhe xhaxhai i tij u habit.

Nje dite tjeter dolen perseri per te vjedhur bashke. Rruges shikojne nje bujk qe po punonte token me dy qe. Shkojne ne majen e kodres dhe djali i thote xhaxhait:

    • Do shkosh t’ia marresh nje ka?

 

    • Nuk ia marr dot. – ia kthen ai.

 

    • Une po shkoj t’ia marr tani. – I tha nipi dhe filloi te uleriste.

 

    • Oh cfare po shikoj,nje njeri qe po punon token me nje ka.

Dhe si bertiti nja tre a kater here e degjoi bujku,i la qete dhe u ngjit ne maje te kodres te shikonte. Ne kohen qe ky po ngjitej,djali zbriti dhe shkoi ia mori njerin ka dhe iku bashke me xhaxhain. Bujku i shkrete hipi ne maje te kodres dhe kur pa nje ka tha me vete: “me gjithe mend qe po punoka me nje ka”.

Pasi bene nje cope rruge,xhaxhai i thote nipit:

    • Une do marr kaun kurse ti do marresh dashin.

Hidhet nipi dhe i thote:

    • Jo,kaun e dua une kurse ti merr dashin,se une i vodha.

Xhaxhai qe e mbante veten si me te zgjuar i tha:

    • E bejme ndryshe,ai qe trembet i merr te dy.

Hyne ne nje pyll dhe xhaxhai i thote nipit qe ta trembte por nipi i thote qe te fillonte ai i pari. 

Filloi xhaxhai por djali nuk trembej. Uleriste sa kishte ne koke por djali i thoshte: “Ti je xhaxha se ta njoh zerin”. Pasi vazhdoi edhe pak xhaxhai pastaj hoqi dore. Atehere filloi nipi te trembte xhaxhain duke thene:

    • Nuk e bera une por xhaxhai, – dhe duke bertitur filloi te fliste me vete e thoshte: – Mua nuk me kapni dot por shkoni dhe kapni xhaxhain se e keni ketu afer.

E degjoi xhaxhai dhe i hyri frika se mos e kishin kapur nipin edhe ia mbathi me vrap. Nipi mori kaun dhe dashin edhe u kthye ne shtepi,dhe i thote xhaxhait pse iku. Dhe ai i tha:

    • Kujtova se te kapen,dhe ika nga frika mos me kapnin edhe mua.

Dhe keshtu i mori te dy nipi,si dashin edhe kaun.

Nje dite xhaxhai doli te vidhte vetem. E kapen duke vjedhur dhe e vrane. Pastaj e moren dhe e varen ne nje peme prane shtepise. Nipi mori gomarin dhe shkoi te shtepia ku kishin vrare xhaxhain dhe i thote te zotit te shtepise qe ta lejonte te flinte aty nje nate. Burri i jep leje por djali hidhet dhe i thote:

    • Une do rri por kam frike se mos me vjedh i vdekuri gomarin.

 

    • Jo mor djale,mos u bej i marre.- i thone njerezit e shtepise.

Djali e lidhi gomarin jashte dhe shkoi te flere bashke me te tjeret. Pastaj u ngrit naten,mori xhaxhain e vuri mbi gomar,e zgjidhi gomarin,e nisi per ne shtepi dhe shkoi perseri te flinte. Kur u zgjua ne mengjes,thote:

    • Me paska vjedhur i vdekuri gomarin.

U ngriten te gjithe njerezit e shtepise dhe kerkuan nga te gjtha anet por nuk gjeten as te vdekurin as gomarin. Dhe keshtu,i zoti i shtepise u detyrua qe t’i paguante gomarin dhe i dha peseqind grosh.

U nis djali per ne shtepi me vrap dhe kapi gomarin rruges. Pasi e rregulloi xhaxhain qe te rrinte mire mbi gomar,i vuri dhe nje cibuk ne goje. Aty afer ishte nje fshatar qe po shinte grurin. Djali e leshoi gomarin dhe vete u fsheh. Gomari shkoi ne aren me grure dhe kur e pa fshatari qe u fut ne grure i therret te vdekurit:

    • O njeri,ndaloje gomarin se do me haje grurin.

Por gomari hyri drejte e ne grure dhe i zoti e paralajmeroi dhe nje here. Kur e pa qe i vdekuri nuk degjonte,fshatari mori lopaten dhe i gjuajti te vdekurit ne koke qe u rrezua menjehere ne toke. E pa djali cfare ndodhi dhe shkoi me vrap tek i zoti i grurit e i tha:

    • Cfare ben more,me vrave xhaxhain!

 

    • Nuk i gjuajta forte. – i thote fshatari.

 

    • Forte apo lehte ti me vrave xhaxhin. – thote djali.

Dhe keshtu,fshatarit iu desh qe te paguante per jeten e xhaxhait. Pasi mori gjashte qese me florinj,djali u kthye ne shtepi me nje dore te mire parash dhe xhaxhain e varrosi. 

Prev
Next

Comments for chapter "25. ME KA VJEDHUR I VDEKURI GOMARIN"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved