Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 24. DJALI DHE VAJZA ME YLL NE BALLE DHE HENEZ NE KRAHAROR

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 24. DJALI DHE VAJZA ME YLL NE BALLE DHE HENEZ NE KRAHAROR
Prev
Next

                   “DJALI DHE VAJZA ME YLL NE BALLE DHE HENEZ NE KRAHAROR”

 

Na ishte nje mbret qe kishte tre vajza. Pas vdekjes se mbretit hipi ne fron nje tjeter mbret,i cili ate nate hapi lajmin qe asnje te mos ndizte drite. Pasi u hap lajmi,mbreti u vesh dhe doli nje sjetitje te shikonte se cfare behej. Pasi beri nje shetitje shkoi dhe te shtepia e tre vajzave te mbretit te meparshem. Vuri veshin tek dera te degjonte dhe e madhja tha:

    • Po te me merrte mbreti per grua,do t’i beja nje qilim te madh mendafshi qe te kishte vend sa te rrinte e gjithe ushtria dhe te tepronte.

Pas te madhes u hodh e mesmja dhe tha:

    • Po te merrte mbreti per grua,do te beja nje cader qe te mbulohej e gjithe ushtria dhe te tepronte.

Ne fund u hodh e vogla dhe tha:

    • Po te me marre mua do t’i bej nje djale dhe nje vajze me yll ne balle dhe henez ne kraharor.

Pasi degjoi keto fjale,te nesermen mbreti dergoi t’i merrnin vajzat dhe i mori te treja per gra.

Dhe sipas fjales qe dhane,me madhja beri nje qilim mendafshi,edhe e dyta beri cadren qe te mbulohej e gjithe ushtria. Pas disa kohes e vogla ishte shtatzene. Diten qe ajo do lindte mbreti nuk ishte aty sepse kishte dale per gjah. Dhe kur u kthye pyeti se cfare kishte lindur,dhe dy motrat e tjera i thane:

    • Nje kelysh maceje dhe nje kelysh miu.

Atehere mbreti dha urdher qe motren e vogel ta nxirrnin te shkallet e pallatit dhe kush kalonte aty ta peshtynte. Motrat e medha i moren djalin dhe vajzen dhe i futen ne nje kuti,pastaj i derguan me dike ne strehe te lumit. Por aty fryjti nje ere shume e forte dhe e hodhi kutine nga krahu tjeter i lumit. Nga krahu tjeter ne nje mulli jetonte plaku me plaken e saj. Kutine e gjeti plaka dhe e mori ne mulli,dhe kur e hapen pane djalin dhe vajzen me yll ne balle dhe henez ne kraharor. U cuditen shume nga kjo gje,por vendosen qe t’i mbanin dhe t’i rrisnin vete.

Pas disa kohes vdes plaka dhe nuk kalon shume vjen edhe radha e plakut,por para se te mbyllte syte thirri djalin dhe i tha:

    • Ne ate shpelle o bir kam nje pale frere,po nese do qe freri te beje cafre t’i thuash,mos e hap shpellen pa kaluar dyzete dite. 

Dhe pasi kaluan dyzete ditet,djali hapi shpellen dhe mori freret. Sapo e mori ne dore,djali kerkoi dy kuaj dhe ata u shfaqen menjehere,dhe bashke me motren shkuan ne vendin e 

babait. Kur shkuan atje,djali hapi nje kafene kurse motra rrinte e kujdesej per shtepine.

Nje dite,mbreti shkon ne kafene se kishte degjuar se ishte me e mira ne qytet dhe kur pa djalin me yll ne balle u mahnit nga bukuria e tij.

Ate nate shkoi me vone se zakonisht ne shtepi dhe dy motrat perse ishte vonuar kaq shume,dhe mbreti i tha:

    • Nje djale shume i bukur kishte hapur nje kafene,dhe me e cuditshmja eshte se kishte nje yll ne balle.

Kur e degjuan motrat nuk donin veten,dhe po mendonin si ta vrisnin djalin. Dhe derguan nje plake te motra e djalit dhe plaka i tha vajzes:

    • Vellai nuk te do sepse vete rri gjithe diten ne kafene dhe zbavitet kurse ty te le ketu vetem,nese ai te do thuaji qe te sjelle nje lule nga e Bukura e Dheut qe te luash.

Kur u kthye djali ne shtepi,pa motren te merzitur dhe e pyeti cfare kishte. Dhe ajo i tha:

    • Cfare te kem,mua me le gjithe diten te mbyllur kurse vete iken ku te duash. Nese me do,shko merr nje lule te e Bukura e Dheut qe te gezohem dhe une.

Dhe ate cast djali mori frerin qe u kthye ne kale dhe u nis. Rruges i doli nje kuceder dhe tha:

    • Me vjen keq qe te te ha sepse qenke shume i bukur.

Djali e pyeti ku duhet te shkonte per tek e Bukura e Dheut dhe ajo i tha:

    • Une nuk e di o bir,por shko pyet nje here motren e mesme.

Edhe djali shkoi te motra e mesme. Ajo i doli para me mendimin qe ta hante por kur e pa aq shume te bukur i erdhi keq dhe e la. Pastaj djali e pyeti per te Bukuren e Dheut dhe ajo e dergoi te motra e madhe. Edhe ajo i shkoi drejte ta hante por kur pa gjithe ate bukuri i erdhi keq ta hante. Djali e pyeti dhe ate dhe ajo i tha:

    • Kur te arrish te porta e saj,fshije me shamine tende qe te hapet dhe kur te hysh brenda do te shohesh nje luan dhe nje qengj. Luanit hidhi tru kurse qengjit bar.

Djali shkoi dhe beri sic i tha kucedra e madhe. Pasi mori lulen u kthye ne shtepi dhe ia dha motres. Vajza u gezua dhe filloi te zbavitej me lulen.

Por nuk kaloi asnje dite dhe motrat e medha e dergojne perseri plaken te vajza. Edhe plaka e pyeti nese ai ia solli lulen,dhe pasi vajza ia tregoi plaka i tha:

    • Mire moj bije,por nese do kishe edhe shamine e te Bukure se Dheut do ishe akoma me e lumtur.

Kur erdhi djali ne shtepi,vajza filloi te qante dhe kur ai e pyeti cfare kishte,ajo i tha:

    • Sado te zbavitem me lulen,pa pasur edhe shamine e Bukures se Dheut nuk gezohem.

Dhe djali per mos t’ia prishur qejfin,i hipen kalit,merr shamine dhe kthehet te motra. 

Te nesermen shkon perseri plaka dhe e pyet per shamine,pastaj i thote:

    • Lum si ti qe ke nje vella si ai qe te sjell cdo gje qe kerkon,por qe te jetosh si princeshe duhet te te sjelle edhe te zonjen e shamise.

U nis vellai per hater te motres se shkoi te kucedra e madhe e ajo i tha:

    • Ti shko mor bir,por te marresh te Bukuren e Dheut nuk eshte aq e lehte,prandaj shiko te gjesh unazen sepse atje e ka shpirtin. 

Shkoi djali ne pallat,dhe pasi kaloi luanin dhe qengjin hyri ne dhomen e saj kur ajo po flinte. 

 

Pasi u afrua ngadale,i hoqi unazen nga gishti dhe ia mori. E Bukura e Dheut u zgjua ne ate cast por e pa veten te lidhur dhe pa unaze. 

Edhe pa humbur kohe u kthye ne shtepi ku e priste e motra gjithe gezim.

Te nesermen mbreti shkon ne kafene dhe e fton djalin me motren per darke be pallat. Atehere dy motrat e liga i porositen gjelleberesit te hidhnin helm ne cdo gjelle do i shkonte atyre. 

Pasi u erresua,djali shkoi ne shtepi mori motren dhe te Bukuren e Dheut,me te cilen ishte martuar dhe shkoi ne pallatin e mbretit. Gjate gjithe darkes djali,motra dhe e shoqja nuk hengren asgje,sepse e Bukura e Dheut i kishte thene qe gjellerat jane te helmuara. 

Pasi mbaroi darka,mbreti i tha te gjitheve qe te tregonin nga nje histori sepse ashtu ishte zakoni. Kur i erdhi radha djalit,ai tregoi cdo gje qe i kishte ndodhur atij dhe motres. Atehere mbreti e kuptoi qe ata ishin femijet e tij qe kishte me gruan e vogel dhe u zemerua aq shume sa i mori dy grate e medha dhe i beri ne nje mije copash. Pastaj e mori perseri per grua nenen e tyre dhe djalin e vune te mbreteronte prane tij.

Prev
Next

Comments for chapter "24. DJALI DHE VAJZA ME YLL NE BALLE DHE HENEZ NE KRAHAROR"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved