Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 134. BALLI I BUKUR

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 134. BALLI I BUKUR
Prev
Next

                                                        “BALLI I BUKUR”

 

Dikur na ishte nje djale,qe pasi mbaroi shkollen,i ati i tha:

  • Biri im,tani qe mbarove studimet je tamam ne moshe per te dale neper bote. Po te jap nje lunder qe te fillosh te ngarkosh e te shkarkosh,te shesesh e te blesh. Kujdes me ate qe ben sepse dua qe te mesosh shpejte per te fituar.

I dha shtatedhjete florinj per te blere mall dhe djali u nis per udhetim. Udhetonte perdite nga pak por nuk kishte blere asgje,kur arriti ne nje port dhe pa nje kufome ne breg te detit. Te gjithe ata qe kalonin aty,hidhnin nga nje monedhe per lemoshe. Kur pyeti perse e mbanin aty ate kufome dhe nuk e varrosnin,njerezit aty rrotull i thane:

  • Eshte nje njeri qe ka vdekur me borxhe,dhe ne kete vend eshte zakon qe deri sa nje njeri te paguaje borxhet e tij,e lene pa varrosur. Dhe deri kur te plotesohen borxhet me lemoshat,ne nuk mund ta varrosim.

Atehere djali i tha atyre qe te therrisnin te gjithe njerezit qe ai u kishte marre borxh se do ia paguante ai,dhe kufomen ta conin ne varreza. Keshtu djali pagoi te gjitha borxhet e plakut dhe mbeti pa nje kokerr leku ne xhep. Pastaj u kthye e shtepi dhe kur e pyeti i ati,djali i tha:

  • Po lundroja neper det por me dolen para piratet dhe me grabiten.
  • S’ka gje bir, – i tha i ati,- shyqyr qe shpetove vete. Do te jap para te tjera por kujdes dhe mos kalo me nga ato ane. 

I ati i dha shtatedhjete florinj te tjere dhe djali u nis ne udhetim.

Ne mes te detit pa nje anije turke dhe djali tha me vete: “Ketu eshte me mire te besh miq: shkoj une per t’i vizituar dhe t’i ftoj te bejne te njejten gje.” Hipi ne anijen e tyre dhe i pyeti se nga vinin dhe cfare kishin me vete,ata i thane se vinin nga Levante dhe kishin me vete vetem nje vajze te bukur,e cila ishte e bija e sulltanit dhe ata e kishin grabitur per ta shitur. Ata i kerkuan djalit shtatedhjete florinj dhe djali ua dha te gjitha ato qe kishte.

Por kur djali u kthye ne shtepi,i ati u merzit shume qe i kishte harxhuar gjithe ato para per te 

blere nje grua,dhe e perzuri nga shtepia. 

Ata nuk dinin te benin asgje per te fituar buken e gojes,djali ishte pa nje zanat. Por vajza i tha se dinte te bente piktura te bukura,ajo do pikturonte dhe djali do i shiste,por jo me pak se njezete florinj. 

Ne Turqi,sulltani kishte nisur shume anije te gjenin te bijen. Nje nga keto anije qelloi rastesisht ne vendin ku ishin dy te martuarit. Zbriten ne toke shume burra,dhe kur djali pa aq shume njerez,i tha te shoqes te bente shume piktura qe t’i shiste ate dite. 

Pasi ajo i beri pikturat,ai i coi ne shesh. Turqit i hodhen nje sy pikturave dhe e kuptuan menjehere qe ato i kishte bere vajza e sulltanit. 

U afruan djalit dhe i thane sa donte per ato pikturat,ai i tha se i shiste pak shtrenjte por ata ia blene te gjitha ato qe kishte dhe i thane e donin te tjera. 

  • Ejani ne shtepine time, – i tha djali, – se keto piktura i ben nusja ime.

Kur ata shkuan ne shtepine e tij dhe u siguruan qe ishte e bija e sulltanit,e moren dhe e kthyen ne pallatin e saj.

Ai u deshperua shume dhe ngeli pa asgje,pa grua,pa zanat,dhe shkonte shpesh ne port qe te gjente nje anije ta merrte me vete. Nje dite gjeti nje plak mbi nje barke qe po peshkonte dhe i tha qe ta merrte dhe i tha qe te shkonte dhe ai. Plaku e lejoi te shkonte dhe ai hipi ne barke.

Pastaj bene nje marreveshje; qe do ta ndanin gjithcka ne jete: te miren e te keqen,dhe pa filluar udhetimin plaku ndau me te dreken.

Pasi hengren fjeten gjume,befas fryjti nje furtune e madhe dhe anija perfundoi ne Turqi.

Sapo turqit e pane anijen,i kapen te dy rob dhe i cuan para sulltanit. Dhe sulltani vendosi qe ata te mirembanin kopeshtin. Plaku bente violina,flaute,kitara e klarineta,ndersa djali i binte.

Vajza e sulltanit ishte e denuar sepse ishte martuar pa leje dhe e mbanin te mbyllur. Kur ajo degjonte djali qe i binte veglave muzikore i vinte ne mendje Balli i Bukur,ashtu e quante te shoqin. Dhe kur pa nje dite pas perdeve te dritares,e njohu qe ishte ai.

Ajo dergonte cdo dite sherbetoret e saj qe te flisnin me djalin dhe te merrte vesh se cfare kishte bere gjithe kete kohe dhe si kishte perfunduar aty. Ato merrnin dhe lule cdo dite per t’ia cuar vajzes. 

Nje dite ajo i tha sherbetoreve qe ta fusnin djalin ne shporte bashke me lulet dhe t’ia sillnin ne dhome. Dhe keshtu ato e kryen porosine. Kur ai doli nga shporta dhe pa gruan e tij,u gezua shume dhe u perqafuan te dy. Pasi folen gjate,ata bene nje plan per t’u arratisur. Pasi e ngarkuan nje anije me florinj,diamante,argjend dhe gure te cmuar,u nisen per te ikur. Por djali u kujtua per plakun dhe u kthye perseri per ta marre,i cili po e priste ne breg.

Edhe i tha plakut qe sipas fjales se dhene,ai do i jepte gjysmen e pasurise qe kishte ne anije. Por plaku i tha se duhet te ndanin edhe nusen sepse ashtu kishin dhene fjalen. Atehere djali i 

tha se do i jepte te gjithe pasurine e anijes dhe nusen do e mbante vete. Aty plaku i tha:

  • Je nje djale shume bujar…une jam shpirti i atij njeriu qe ti pagove per te varrosur dhe une te kam qendruar gjithmone prane per ate te mire qe me bere. 

Pasi i tha keto fjale dhe i uroi fat,u zhduk pa lene gjurme.

Anija mberriti ne vendlindjen e djalit dhe te gjithe po e prisnin ne breg,sepse po vinte djali me i pasur ne te gjithe boten. Ne breg te detit ndodhej dhe i ati qe priste ta perqafonte. 

Prev
Next

Comments for chapter "134. BALLI I BUKUR"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved