Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 135. GUNGACI TABANJINO

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 135. GUNGACI TABANJINO
Prev
Next

                                                “GUNGACI TABANJINO”

 

Na ishte nje here nje gungac qe e quanin Tabanjino. Ai ishte i varfer dhe i vetem ne kete bote. Asnje nuk e ndihmonte dhe keshtu vendosi te gjente fatin e tij. 

Duke ecur ne pyll,arriti ne shtepine e burrit bishe dhe ktheu te kerkonte strehe per ate nate. Deren e hapi gruaja e burrit bishe dhe i tha se po rrinte aty,ai do e hante kur te kthehej. Por pastaj vendosi te qendronte dhe gruaja e mbuloi me hi.

Kur u kthye burri bishe ne shtepi,ndiente eren e nje njeriu por gruaja i dha per te ngrene,dhe pasi ai u ngop i tha gruas ta nxirrte njeriun se per sonte u ngop dhe nuk i bente gje te keqe.

Pasi gungaci hengri darke dhe u njoh pak me mire me te,burri bishe po i tregonte per gjerat me vlere qe kishte ne shtepi. I tregoi per mbulesen e qendisur me ar e argjend,per dy thaset me pare qe kishte ne dollap,per shkopin magjik qe sjelle kohen e mire,per papagallin qe flet si njeri dhe per kalin e bukur qe eshte i shpejte si era. Pasi i tregoi te gjitha keto,burri bishe i tha gungacit qe te nesermen ne mengjes te zgjohej me shpejte se ai dhe te ikte sepse do ishte perseri i uritur dhe do e hante. 

Te nesermen ne mengjes,gruaja e burrit bishe e zgjoi gungacin dhe ai u largua qe aty.

  Duke ecur arriti te pallati i mbretit dhe kerkoi strehe. Mbreti donte ta njihte dhe i tha qe t’i tregonte historine e tij. Gungaci ia tregoi te gjitha,edhe gjerat me vlere qe kishte burri bishe. Mbretin e kapen ethet e lakmise dhe i tha gungacit:

  • Mund te rrish ketu ne pallat dhe te besh cfare te doje qejfi,por duhet te shkosh te marresh ate mbulesen ne shtepine e burrit bishe.

Gungaci pasi u mendua pak,i kerkoi mbretit nje kaush me grereza te uritura dhe u nis. 

Kur burri bishe po flinte gjume,ai u fut fshehurazi poshte krevatit te tij dhe poshte mbuleses i 

futi kaushin me grereza te cilat filluan ta pickonin sa te kishin fuqi. Burri bishe u merzit dhe e hodhi mbulesen ne dysheme. Gungaci e mori dhe ia mbathi qe aty. Por cdo dite ne mengjes,burri bishe nxirrte koken ne dritare dhe pyeste papagallin se cfare ore eshte.

  • Eshte ora qe gungaci po te merr mbulesen, – i tha papagalli.

Burri bishe mori kalin qe ishte i shpejte si era dhe e arriti Tabanjinon ne bregun e detit. Por Tabanjinos i kishte dhene mbreti nje shkop qe e hapte ujin ne mes,dhe kur Tabanjino kalonte,pas tij mbyllej dhe uji. Dhe keshtu shpetoi.

Sapo pa mbulesen,mbreti fluturoi nga gezimi. E falenderoi gungacin dhe pastaj i tha qe te shkonte te merrte shkopin qe sjell kohen e mire. Gungaci mori nje traste me arra dhe naten shkoi hipi ne catine e shtepise se burrit bishe dhe filloi t’i gjuante tjegullave me arra. Burri bishe kujtoi se ishte bresher dhe i tha gruas te nxirrte shkopin qe te kthehej koha e mire se do i prishej i gjithe gruri. Gruaja e nxorri shkopin mbi cati,Tabanjino e mori dhe ia mbathi. Kur e pyeti papagallin se sa ishte ora,papagalli i tha:

  • Eshte koha qe gungaci po ta con larg shkopin e kohes se mire.

Burri bishe e ndoqi me kalin e tij te shpejte por gungaci e hapi perseri ujin e detit dhe kaloi.

Kur pa shkopin mbreti sa nuk u cmend nga gezimi. Pastaj i tha gungacit qe te shkonte te merrte dy thaset me florinj. Gungaci mendoi nje plan dhe shkoi i mori. Pasi mori thaset me para i tha qe shkonte te merrte kalin por ai kishte zile te varura ne qafe dhe ishte shume e veshtire per ta marre. Por gungaci mori pambuk me vete,me te cilin mbushi zilet te mos benin zhurme dhe e mori pa u ndier fare.

Pasi mbreti pa qe ai mori edhe kalin,i tha gungacit:

  • Kur more te gjitha keto,nuk do e kesh problem te marresh dhe papagallin.

Gungaci kerkoi te gjitha llojet e embelsirave dhe shkoi ne mesin e nates te kafazi i papagallit. Afrohet pa bere zhurme dhe i thote me ze te ulet:

  • Nese vjen me mua do hash si keto cdo dite dhe sa here te duash.

Papagalli shkon pas gungacit dhe ai e con ne pallatin e mbretit. Kur ngrihet burri bishe ne mengjes dhe pyet papagallin disa here sa eshte ora,nuk merr asnje pergjigje. 

Pastaj mbreti i thote gungacit qe do kryej dhe nje pune te fundit,por gungaci i thote:

  • Cfare te bej me,burrit bishe ia kam marre te gjitha ato qe kishte?!

Por kete here mbreti i tha qe te sillte burrin bishe ne pallat.

Gungaci kerkoi qe t’ia ndryshonin pamjen dhe ata i vune nje paruke te verdhe me mustaqe te bardha,dhe nuk ishte me aq shume gungac si me pare sepse ne pallat kishte jetuar mire.

Mori nje sepate dhe shkoi ne shtepine e burrit bishe. Kur e pyeti gungacin se cfare po bente nga ato ane,ai i tha se do priste dru per te bere gati arkivolin e Gungac Tabanjinos. 

Burri bishe u gezua shume kur mori vesh se ai kishte vdekur,por gungaci i maskuar i tha se nuk 

e dinte se cfare permasash kishte. burri bishe i tha te panjohurit:

  • Ai kishte pak a shume permasat e mia.
  • A mund ta provosh pak ti arkivolin,per te pare nese eshte ne rregull? – i tha gungaci.

Burri bishe hyri brenda dhe gungaci e mbylli me gozhde. Pastaj e mori arkivolin dhe e coi ne pallatin e mbretit. Arkivolin e cuan ne qendren e qytetit dhe i vune flaken. 

Pastaj u be nje feste e madhe se qyteti u clirua nga bisha e eger dhe Gungac Tabanjino u be keshilltari i mbretit dhe jetoi si princ. 

Prev
Next

Comments for chapter "135. GUNGACI TABANJINO"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved