Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 133. GJYSMA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 133. GJYSMA
Prev
Next

                                                               “GJYSMA”

 

Nje grua ishte me barre dhe kishte shume neps per majdanoz. Afer saj jetonte nje shtrige e njohur qe kishte nje kopesht me majdanoz. Dera e kopeshtit rrinte gjithmone hapur dhe kushdo mund te hynte dhe te hante sa te donte. Gruaja qe kishte neps,u fut dhe filloi te hante deri sa mbaroi gjysmen e kopeshtit. Kur shkon e shikon shtriga mbeti e habitur,dhe tha ta ruante kush do vinte.

Te nesermen gruaja shkon per te ngrene majdanozin e mbetur. Sapo mbaroi me te ngrene bimen e fundit u shfaq shtriga. Gruja u frikesua dhe i tha:

  • Te lutem me ler te shkoj se pres nje femije.
  • Do te le te shkosh, – i tha shtriga, – por kur femija te mbushe shtate vjec,gjysma do te jete e imja.

Dhe gruaja qe ishte e frikesuar,vetem qe te largohej i tha “po”.

Ajo lindi nje djale,dhe kur djali mbushi gjashte vjec,shtriga e pa para shtepise se saj dhe i tha:

  • Thuaji mamit qe do pres dhe nje vit.

Djali u habit nga ato fjale dhe kur i tha te emes,ajo u pergjigj:

  • Thuaji: zonja plake,ti je e cmendur.

Djali kaloi perseri para shtepise se shtriges kur duheshin edhe tre muaj. Dhe kur ajo i tha se dhe tre muaj do priste,djali i tha se ajo ishte e cmendur.

Kur ai mbushi shtate vjec,shtriga e mori ne shtepi dhe e ndau djalin ne gjysem. Gjysmes i tha te shkonte ne shtepi dhe gjysmen tjeter e mbajti vete. Kur e ema e pa qe djali ishte ne gjysem, uli koken dhe nuk tha asnje fjale.

Djali u rrit dhe filloi te punonte si peshkatar. Kur shkoi ne mesin e detit,ai kapi nje ngjale.

  • Nese me leshon do te kapesh peshq sa te duash,- i tha ngjalla.

Gjysma e leshoi dhe kur kur e nxorri rrjeten,ishte plote me peshq. Kur shkoi te nesermen,e 

kapi perseri ate ngjalen,dhe ajo i tha ta leshonte se do kishte shume mbaresi. Gjysma e leshoi.

Nje dite kur doli per peshk,kaloi para pallatit te mbretit. Atje ishte princesha me sherbetoret e saj dhe kur e pa qe ai ishte gjysem,ia plasi te qeshurit me te madhe. Edhe Gjysma tha:

  • Ah,po qesh e? Epo mire pra,pas nje femije me mua.

Vajza ngeli shtatzene dhe dhe prinderit e pyesnin se me ke e kishte ate femije,por ajo i thoshte se nuk e dinte. Kete gje e bente te mundur ngjala qe Gjysma e leshoi dy here pasi e kapi,dhe cdo gje qe deshironte,i realizohej.

Dhe keshtu mbreti mori nje magjistar qe te gjente se kush ishte babai i djalit. Magjistari i tha te shtronte nje darke dhe te ftonte te gjithe te pasurit,pastaj do i jepte dy molle djalit ne dore,nje te arte dhe nje te argjendte. Mollen e argjendte do ia jepte gjyshit,kurse te arte te atit.

Kur te gjithe u mblodhen djali shkoi i dha mollen e argjendte gjyshit,por te arten nuk po ia jepte njeriu sepse i ati i tij nuk ishte aty. 

Pastaj magjistari i tha te shtronte nje darke tjeter dhe te ftonte te gjithe njerezit e varfer. Kur Gjysma e degjoi,u vesh mire dhe shkoi ne pallat. Aty djali i dha mollen e argjendte gjyshit dhe pasi erdhi nje here rrotull,ndaloi te gjysma dhe i dha mollen e arte. Te gjithe ata qe ishin aty filluan me te qeshur. 

Mbreti e mori te bijen bashke me djalin dhe Gjysmen,i futi ne nje fuci shume te madhe dhe e hodhi ne det. Fucia zhytej ne uje dhe dilte ne siperfaqe nga dallget. 

Kur pa qe nusja e tij ishte merzitur,ai e pyeti nese donte te shpetonte dhe ajo i tha “po”.

Djali deshiroi qe te shpetonin dhe dolin ne nje breg. Pastaj i tha nese deshironte ndonje gje tjeter dhe ajo i tha se do donte te kishin nje pallat. Pasi djali e deshiroi dicka te tille,para kembeve te tyre u ngrit nje pallat i madh mbreteror. 

  • Deshiron ndonje gje tjeter? – i tha Gjysma.
  • Do doja dhe qe ti te ishe i plote dhe jo gjysem. – i tha gruaja.

Dhe keshtu,gjysma u be i plote dhe me i bukur nga sa ishte me pare.

Nje dite ai shtroi nje dreke te madhe dhe ftoi te gjithe mbreterit e atyre aneve,midis tyre ishte dhe i ati i vajzes. Ne hyrjen e pallatit kishte vene dy peme me molle,nje me molle te arta dhe nje me te argjendta. Dhe kur erdhen te ftuarit i tha qe te mos i preknin fare me dore ato molle.

Jur mbaruan dreken,ata dolen para pemeve te molleve dhe kur Gjysma,qe tani ishte i plote,i numeroi,aty mungonin dy molle; nje e arte dhe nje e argjendte. Dhe i tha te ftuarve:

  • Iu thashe te mos i prekni me dore,tani jam i detyruar t’iu kontrolloj.

I kontrolloi te gjithe dhe per ne fund la te atin e nuses. Kur e kontrolloi ai kishte ne cdo xhep nga nje molle. Mbreti u betua se nuk i kishte marre ato molle,dhe djali i tha:

  • Ti thua se nuk i ke marre edhe tani qe provat jane kunder teje?
  • Po, – tha mbreti. – Te betohem nuk i kam marre une ato molle.

Dhe djali duke mbajtur mollet ne duar,i thote mbretit:

  • Sic je i pafajshem ti,ashtu ishte edhe vajza jote,dhe kam te drejte te bej ty ate qe ti  bere asaj. Do te te hedh ne det.

Por vajza e mbretit doli dhe i tha te shoqit ta falte.

Gjysma u prek nga fjalet e nuses se tij dhe e fali mbretin. Dhe mbreti e kuptoi qe vajza e tij nuk ishte bere asgje te keqe. Pastaj i mori te dy ne pallatin e tij dhe jetuan ne paqe e harmoni te gjitha vitet qe i kishin ngelur. 

Prev
Next

Comments for chapter "133. GJYSMA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved