Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 122. BRUMASHI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 122. BRUMASHI
Prev
Next

                                                            “BRUMASHI”

 

Na ishin nje here nje cift pleqesh,te cilit kishin shume pasuri por nuk kishin asnje femije. Ata ishin te gatshem te jepnin te gjithe pasurine vetem qe te kishin nje djale. Kerkuan ne te gjithe vendin per nje femije jetim por nuk gjeten. Edhe ata qe kishin shume femije nuk i bente zemra qe t’ia jepnin plakut dhe plakes.

Nje nate ata ishin ulur prane oxhakut dhe po mallkonin fatin e keq qe e kishte ndjekur. Aty i doli nje hije si njeri dhe i tha perse e mallkonin fatin. Ata i qane hallin dhe i thane sa shume e deshironin nje femije. Hija i tha se kjo deshire do t’u plotesohej por femijen do ta benin prej brumi. Kaq tha hija dhe u zhduk. Plaku shkoi menjehere ne kuzhine,beri nje femije prej brumi dhe prisnin qe te ndodhte ndonje mrekulli por asgje nuk ndodhi. 

Ne mesin e nates,te dy pleqte degjuan nje ze te embel qe therriste:

    • Baba! Mama!

Kur shkuan prane femijes prej brumi,ata pane se ai ishte kthyer ne nje femije te vertete. Ata e moren ne krahe,e puthen dhe perqafuan kurse femija rrit aq shpejte sa u be rreth njezete vjec.

U be aq i forte sa i ngriti plakun me plakun ne ajer per nje kohe pastaj i uli perseri poshte. 

Ata po mendonin t’i vinin nje emer dhe meqenese e kishin bere prej brumi,e quajten Brumash.

Pas disa kohesh,Brumashi i tha prinderve se do shkonte te dilte ne kurbet dhe i tha te atit t’i pergatiste nje shkop te forte. I ati i beri gati dy tre shkopinj te forte por Brumashi i thyente si te ishin kallama. Pastaj shkoi te farketari dhe porositi nje shkop prej hekuri per djalin. 

Dhe me ate shkop ne dore,djali u nis per te kerkuar fatin e tij. 

Duke ecur,djali takoi nje burre qe i kishte kembet e lidhura me pranga. Brumashi kujtoi se ai ishte arratisur nga burgu dhe ai i tha:

    • Jo or mik,nuk jam arratisur nga burgu,por nese i mbaj kembet e zgjidhura mund te iki me shpejte se plumbi. Prandaj jam i detyruar t’i mbaj kembet e lidhura.

Brumashi i tha se do te bente nje udhetim te gjate dhe iu lut ta shoqeronte. Kembelidhuri pranoi dhe ata e vazhduan rrugen sebashku.

Kur shkuan ne nje vend te larget,ata takuan nje burre qe kishte ne koke nje kapele. Ata u habiten se ai e mbante kapelen te perkulur perpara syve,dhe kur e pyeten ai u pergjigj:

    • Nuk jeni te paret qe ma beni kete pyetje. Kapelja ime nuk eshte si gjithe te tjerat. Po ta mbaja drejte do te fillonte nje shi i madh. Po ta fusja ne koke deri te veshet,do te binte debore dhe vendi rreth meje do te ngrinte e do behej akull.

Brumashi i tregoi se per cfare qellimi ishin nisur ne udhetim dhe i luten qe te vinte dhe ai. Kapelevaruri pranoi dhe te tre sebashku u nisen ne nje rruge te gjate. 

Pasi ecen disa dite,te tre miqte arriten te nje pallat dhe pasi pyeten njerezit aty rrotull,mesuan se ai ishte pallati i mbretit. 

Brumashi i tha rojeve se kishte per t’i thene dicka mbretit dhe ata e lejuan te kalonte. 

Kur doli para mbretit,Brumashi i tha se donte te merrte vajzen e tij per grua. Mbreti u nevrikos keq dhe i tha qe ta nxirrnin jashte me shkelma,por Brumashi i goditi me shkopin e tij prej hekuri dhe i shtriu te gjithe ne toke. Kur pa se nuk e vriste dot,mbreti i tha:

    • Vajzen time do ta marresh vetem po dergove nje leter tek mbreti ketu fqinj dhe te me kthesh pergjigjen brenda nje ore.

Brumashi e mori letren ia dha Kembelidhurit,dhe pasi ia shpjegoi cfare te bente,i zgjidhi kembet edhe ai shkoi edhe u kthye me shpejte se nje ore.

Mbreti e kuptoi se kishte te bente me njerez te jashtezakonshem,dhe i tha Brumashit:

    • Kushtin qe te vura ti e plotesove dhe une do ta jap vajzen. Por duhet te shkosh te lahesh dhe te vishesh tamam si nje princ.

Dhe mbreti i beri me shenje rojeve. Brumashi i mori me vete e dhe dy shoket e tij,nga te cilet nuk ndahej asnjehere. 

Sapo hyne ne banjo per t’u lare,uji i ngrohte filloi te nxehej gjithmone e me shume dhe vendi filloi te merrte flake. Brumashi i tha Kapelevarurit ta mbante kapelen drejte,dhe sapo ai e drejtoi kapelen filloi nje shi i madh dhe zjarri u fik. Pastaj i tha ta ngjishte mire ne koke. Dhe kur e ngjeshi kapelen mire ne koke,i gjithe vendi filloi te ngrinte. Dhe keshtu te tre shoket dolen me vrap qe te mos ngrinin.

Kur e mori vesh mbreti se Brumashi dhe dy shoket e tij ishin akoma gjalle,dergoi te gjithe ushtrine qe t’i hiqnin qafe. Brumashi nuk u tremb fare nga ajo ushtri dhe u versul kunder tyre duke tundur ne ajer shkopin e hekurt. I gjithe vendi u mbush me ushtare te vrare dhe te plagosur. Madje edhe gjylet i godiste me shkop dhe i kthente mbrapsh.

Kur pa se cfare i ndodhi ushtrise,mbreti u vesh si lypes dhe u largua nga mbreteria e tij.

I shoqeruar nga dy miqte e tij,Brumashi hyri ne pallat,e pershendeti perzemersisht vajzen e mbretit dhe i kerkoi doren per grua. 

Duke e ditur sa trimeri kishte bere per te,vajza pranoi te martohej me djaloshin guximtar. 

Pasi Brumashi solli edhe prinderit ne pallat,beri nje dasem te madhe . qe nga ajo dite jetoi ne pallatin e larte dhe te mbuluar me florinj. Cifti u be dhe me disa djem e vajza…

Prev
Next

Comments for chapter "122. BRUMASHI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved