Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 121. GERZHETEZA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 121. GERZHETEZA - PERRALLA
Prev
Next

                                                           “GERZHETEZA”

 

Na ishte nje nene qe kishte nje djale te vetem,i cili e kishte emrin Bardhi. Ai ruante nje tufe telesh dhe kur ato ngopeshin,shkonin ne bregun e lumit per te pire uje. 

Per t’u mbrojtur nga vapa,nje dite Bardhi u ul ne strehen e nje shkembi qe ndodhej ne afersi te lumit. Papritmas nga uji i paster doli nje vajze e bukur me dy gersheta te gjata deri te kembet dhe me nje fustan jeshil. Ajo la fustanin ne shkemb dhe zgjidhi gershetat e gjata,te cilat po i krihte me duar. Pasi u thane floket dhe fustani,ajo u fut perseri ne lume. Bardhi qendroi aty deri sa perendoi dielli por vajza nuk doli me.

Kur u kthye ne shtepi,e ema e kuptoi se te birit i kishte ndodhur dicka por nuk e pyeti sepse nuk donte ta bezdiste. Ajo mendoi se do i kalonte por sa me shume kalonin ditet,aq me keq behej djali. Pastaj e ema u detyrua ta pyeste dhe i tha se do e ndihmonte per cdo gje. 

Bardhi i tha se nuk e ndihmonte dot sepse ai kishte rene ne dashuri,dhe e ema i tha:

        • Kjo eshte e lehte,do shkoj ne shtepine e te atit te vajzes dhe do i kerkoj doren e saj per ty. Do i jap edhe sa florinj te doje.

Por Bardhi i tha se nuk kishte rene ne dashuri me nje njeri por me nje vajze qe jetonte ne lume,dhe i shte shume e veshtire t’i afrohej. Atehere e ema u mendua dhe i tha se duhet t’i bente nje dhurate qe ajo ta pelqente. Dhe te nesermen ajo i dha nje kreher dhe pasqyren qe e mbante kur u martua dhe i perdorte dikur vete.

Bariu veproi sic i kishte thene e ema,i vuri ne nje shkemb prane liqenit dhe shkoi u fsheh te shkembi ku rrinte gjithmone. Gerzheteza nxorri koken nga liqeni dhe pasi u bind qe aty nuk kishte njeri,doli dhe hoqi fustanin e saj jeshil si ngjyra e barit dhe filloi te rregullonte floket. Kur hodhi syte dhe pa pasqyren me kreherin,i mori dhe duke u pare ne pasqyre dhe tani i krihte floket me kreher e jo me me dore. Pasi mbaroi pune,veshi fustanin,mori pasqyren me kreherin se i pelqyen shume dhe u fut ne uje perseri.

Kur i tregoi te emes se cfare kishte ndodhur,ajo i tha se tani qe Gerzheteza i pelqeu dhuratat do ta kishte me te lehte ta bente per vete. 

Pastaj ajo qepi nje fustan te bukur me fije ari dhe me rruaza te shndritshme. Kur e mbaroi ajo ia lidhi gryken dhe menget,edhe i tha djalit:

        • Vere kete fustan prane gurit ku ulet Gerzheteza dhe kur ajo te mundohet ta veshe,ti do dalesh nga vendi i fshehte dhe do e kapesh.

Te nesermen,Bardhi shkoi te bregu i lumit me nje kazme dhe nje lopate. Hapi nje grope prane shkembit qe ndodhej afer lumit,dhe pasi u fut vete brenda,u mbulua me bar te jeshil.

Gerzheteza doli dhe filloi te bente te njejtat gjera si cdo dite. Kur pa fustanin aq te bukur,e mori dhe u mundua menjehere ta vishte. Por meqenese fustani ishte i mbyllur nga gryka dhe nga menget,ajo ngeli brenda sikur ndodhej ne thes.

Bardhi doli nga gropa me shpejtesi dhe e mbertheu menjehere duke e shtrenguar forte.

Vazja u lut qe ta leshonte por ai i tha se e donte aq shume sa do te martohej me te. Ajo i tha:

        • Meqenese ti ngul kembe te martohesh me mua,une do te behem nusja jote. Por nuk do flas per nje kohe te caktuar. Nese me detyron te flas do jete keq per mua dhe per ty.

Ai i dha fjalen qe nuk do e detyronte te fliste dhe keshtu e coi ne shtepi. Nenes se tij u be qejfi edhe pse ajo nuk fliste. Fustanin e saj te jeshil e mori e ema e Bardhit dhe e futi ne nje arke,dhe celesin e saj e mbante vetem ajo.

Pas nje viti ata linden nje djale,te cilin e quajten Burim. Gjyshja i rrinte gjithmone prane dhe i kendonte ninulla qe i kishte kenduar edhe djalit te saj.

Por kete gezim e nderpreu nje fatkeqesi: gruas i pushoi zemra dhe vdiq.

Bardhi u hidherua shume nga kjo gje,ajo ishte i vetmi njeri qe ai qante hallet sepse gruja e tij nuk mund te fliste. Mbi te gjitha,grate e fshatit asaj nuk i therrisnin Gerzheta por memece,ngaqe ajo nuk fliste. 

Per t’i treguar te gjithe keqdashesve se nusja e tij nuk ishte memece por fliste si gjithe te tjeret,nje nate ai mblodhi disa njerez ne shtepi dhe e prishi betimin qe kishte bere. Mori sepaten dhe i tha Gerzhetes qe te fliste,perndryshe do e vriste djalin. Gerzheta u detyrua te fliste nga ai veprim i burrit dhe ai mburrej perpara njerezve qe kishte ftuar,duke treguar qe ajo nuk ishte memece por fliste si te gjitha grate e fshatit. Atehere Gerzheta i tha:

        • Bere gabim qe me detyrove te flisja tani,po te kishe pritur edhe disa muaj te tjere,familja ime do te ma kishte falur fajin qe bera duke u martuar me ty dhe do me lejonte te shkoja t’i takoja e te kthehesha perseri ketu. Por ti prishe gjithcka.

 

        • Harroje familjen qe ke lene ne thellesi te lumit, – i tha Bardhi. – Tani ke familjen te nde te re,me ke mua dhe djalin tone.

Gerzheta nuk tha me asnje fjale sepse lotet nuk e linin te fliste.

Pas vdekjes se vjehrres,Gerzheta ngelte vetem ne shtepi pothuajse gjithe diten. Ajo nuk la vend pa kerkuar deri sa e gjeti celesin e arkes per te marre fustanin qe mbante veshur kur jetonte ne lume.

Nje dite vere kur ne shtepi nuk kishte njeri,ajo mori fustanin me djalin edhe shkoi ne bregun e lumit. Atje veshi fustanin,mori djalin ne krahe dhe u fut dalengadale ne ujin e paster si kristal. Qe nga ajo dite ajo u zhduk dhe nuk doli me nga ai vend…!

Prev
Next

Comments for chapter "121. GERZHETEZA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved