Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 120. BRESHKA QE U BE NUSE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 120. BRESHKA QE U BE NUSE - PERRALLA
Prev
Next

                                                   “BRESHKA QE U BE NUSE”

 

Nje djale i papune shkoi ne nje fshat te larget. Atje pranoi te ruante lopet e te gjithe fshatit me nje rroge te caktuar. Per te jetuar,bariut i dhane nje kasolle te vjeter.

Ditet e pare ai i coi lopet shendoshe e mire ne shtepi. Por diten e dyte,nje fshatar i tha se lopa e tij nuk bente shume qumesht si te tjerat. Djali u habit sepse ajo kulloste njelloj me lopet e tjera. Dhe keshtu,diten tjeter e ndoqi lopen kemba-kembes. Dhe kur ajo hyri ne pyll,bariu pa nje breshke e cila i thithte qumeshtin lopes. 

Ai i foli lopes qe te largohej por breshka e ndiqte nga pas. Dhe keshtu u detyrua te merrte breshken dhe e futi ne nje thes. Ne darke coi lopet ne shtepite e fshatareve dhe breshken e la ne nje qoshe te kasolles ku ai flinte.

Kur u kthye te nesermen nga puna,vuri re se dyshemeja ishte e fshire,rrobet dhe enet ishin ne vendet e tyre. Kasollja shkelqente nga pastertia. Por sado qe u mundua,bariu nuk mundi ta gjente se kush e kishte bere gjithe ate pune.

Te nesermen vendosi qe ta zbulonte me cdo kusht. Ai i tha bariut fqinj qe t’ia ruante pak lopet dhe do ia shperblente kur ai te kishte nevoje. Dhe keshtu mori disa ferra me gjemba,u ul ne cepin e shtepise dhe ferrat i vuri pas kurrizit. Kur djalin e zuri gjumi,nga guaska e breshkes doli nje vajze e bukur qe shkelqente si dielli. 

Ai e pa,sepse u mbeshtet ne mur,dhe nga dhimbja qe ndjeu ne kurriz i doli gjumi. Vajza vrapoi te futej ne guaske por djali i preu rrugen. E panjohura i tha:

    • Nuk bere mire qe me pe,sepse do te vuash shume per shkakun tim!

 

    • Tani qe te pashe jam gati te perballoj cdo vuajtje, – u pergjigj bariu.

Dhe keshtu u perqafuan dhe filluan te jetonin sebashku. Nuk bene dasem sepse bariu ishte shume u varfer,rroga nuk i dilte as per t’u ushqyer. Por e donin njeri-tjetrin dhe ishin te gezuar.

Mirepo lumturia e tyre nuk zgjati per shume kohe. Nje dite doli shtetitje mbreti me sherbetoret e tij dhe kur pa vajzen aq shume te bukur qe po ujiste lulet,e pershendeti me fjale te bukura dhe i tha qe te shkonte ne pallatin e tij. Por ajo u pergjigj:

    • Nuk mund te largohem nga kasollja pa lejen e burrit tim. Pa burrin tim,edhe pallati me i bukur ne bote do te me dukej si nje burg i erret!

Mbreti coi disa ushtare ta merrnin bariun,dhe per ta hequr qafe mendoi t’i ngarkonte disa pune te veshtira. Sapo erdhi bariu perpara kasolles,sundimtari i tha:

    • Nusja jote eshte e bukur si nje mbretereshe. Ne qofte se brenda njezete e kater oreve nuk nderton per te nje pallat me madheshtor se pallati im,do te te heq koken dhe nusen tende do ta marr une!

Bariu uli koken dhe po mendonte. Nusja e pyeti dhe bariu i tregoi si ishte puna. Ajo i tha:

    • Te lajmerova se do vuaje shume per shkakun tim. sidoqofte tani me degjo me kujdes. Do te shkosh te pylli ku me gjete mua. Aty afer ndodhet nje shpelle dhe te ajo do te trokasesh me nje gur. Nga shpella do te dale nje plak,i cili eshte babai im dhe do t’i thuash: vajza jote te ben te fala dhe te lutet te na japesh disa gure te latuar dhe cekicin e muratorit se do te ndertojme nje pallat.

Bariu beri si i tha vajza dhe pasi i mori ato qe kerkoi,erdhi aty prane kasolles dhe germoi nje katerkendesh me permasat e nje pallati te madh. Aty la guret dhe fjeti gjume.

Kur u zgjuan ne mengjes,perpara syve te ciftit ngrihej nje pallat madheshtor.

Kur erdhi mbreti dhe e pa,ngeli gojehapur dhe u erresuan syte nga inati. Edhe i tha:

    • Meqenese plotesove kerkesen e pare,duhet te plotesosh edhe te dyten. Neser une do te martohem me te bijen e mbretit fqinj. Ne kohen qe krushqit e mi te kalojne prane pallatit tend,pemet qe ndodhen rreth tij duhet te jene te mbushura me lule,ndersa kur te kthehen me nusen duhet te hane frutat e pjekura. Nese nuk e ploteson,do te heq koken dhe do te marr nusen bashke me pallatin e ri!

Bariu nuk e donte me veten kur i degjoi ato fjale,sepse asnje lloj fruti nuk leshon lule dhe te behet me kokrra per nje dite. Por kur i tregoi nuses per kete gje,ajo i tha:

    • Shko dhe thuaji babait tim perseri: vajza jote te ben te fala dhe te lutet te na japesh disa fidane frutash qe te rriten per njezete e kater ore.

Bariu veproi ashtu si i tha nusja. Kur kaluan krushqit pemet ishin me lule,dhe kur u kthyen me nusen,ato ishin mbushur plote me fruta. Kur krushqit shkuan ne pallat i treguan mbretit per cudine qe kishin pare gjate rruges qe kishin bere. 

Mbretit i doli tym nga koka dhe u nxi nga inati. Ai u takua perseri me bariun dhe i tha:

    • Po nuk gjete nje femije qe te beje nje dyluftim me mua,do te heq koken,do te marr nusen,pallatin e ri dhe pemet e tua te jashtezakonshme!

Kete here bariut nuk i mbeti asnje rruge shpetimi. Kerkesen e mbretit ia tha edhe gruas se tij,e cila u pergjigj:

    • Te paralajmerova qe do vuash shume per shkakun tim. po edhe kesaj radhe do shkosh te babai im dhe do i thuash: vajza jote te ben te fala dhe te lutet te na japesh nje femije qe te dale ne dyluftim me mbretin.

Bariu shkoi te plaku dhe ai nxorri nga thellesia e shpelles nje xhuxh qe mbante ne dore nje shpate te rende.                                               

Te nesermen mbreti erdhi para pallatin dhe kur pa xhuxhin e vogel filloi te qeshte.

    • Qesh madheri qesh,sepse sot do qeshesh per here te fundit, – i tha xhuxhi.

Shpata e mbretit u perplas me shpaten e xhuxhit dhe u thye ne dhjetera copash. Atehere kaloresi trupvogel e goditi mbretin ne zemer dhe e hodhi ne toke. 

Banoret e donin shume bariun sepse ishte njeri i thjeshte dhe i drejte,edhe per ta nderuar i kerkuan qe ai te behej mbreti i ri i atij vendi. 

Pasi pranoi kerkesen,bariu vazhdoi ta drejtonte vendin bashke me nusen e tij te bukur e te mencuar. Sa ishin ata te dy qe drejtonin,ne ate vend mbreteronin drejtesia dhe miresia.

Prev
Next

Comments for chapter "120. BRESHKA QE U BE NUSE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved