Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 123. FORCA E DASHURISE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 123. FORCA E DASHURISE
Prev
Next
  1.                                                      “FORCA E DASHURISE”

     

    Kur vdiq mbreti i nje vendi,ne fron hipi djali i tij. Ne pallat kishte njeqind dhoma dhe ai i kerkoi celesat se emes,mbreteresha i dha vetem nentedhjete e nente celesa. Por mbretin e ri e bluante kureshtja se cfare kishte ne dhomen e njeqindte,dhe pas shume lutjesh,mbreteresha ia dha edhe ate celes.

    Kur e hapi dhomen e fundit,djali pa ne mur fotografine e nje vajze shume te bukur,ishte aq e bukur sa djalit i rane te fiket kur e pa. 

    Duke pare se i biri po vonohej,mbreteresha u ngjit larte dhe gjeti mbretin e ri ne toke. Ajo i hodhi pak uje te ftohte ne fytyre dhe ai u zgjua. U ngrit ne kembe dhe menjehere e pyeti te emen se kush ishte ajo vajze. Dhe e ema u pergjigj:

    • Per kete vajze qe e ka emrin Zilia,yt ate ka luftuar vite me radhe dhe nuk e ka marre dot.

Atehere mbreti i ri i dha te emes t’i bente gati disa trasta me florinj sepse do nisej ne vendin ku jetonte Zilia. Mbreteresha e pa qe nuk e ndalonte dot edhe i beri gati te gjitha ato qe i kerkoi,i tregoi dhe vendin ku jetonte vajza,edhe djali i hipi kalit dhe u nis.

Prane pallatit ku banonte Zilia,ishte kasollja e nje plake. Mbreti shkoi dhe i tha plakes nese mund te flinte aty vetem per nje nate. Plaka i tha se nuk kishte nje shtepi aq te mire sa te mirepriste nje kalores te madh e te pasur por ai ia mbushi mendjen. Pasi bisedoi pak me plaken,djali mori vesh qe plaka nuk kishte femije dhe i tha:

    • Meqenese nuk paske femije,me mbaj disa kohe si djalin tend.

 

    • Une dua ta plotesoj deshiren, – i tha plaka, – por kasollja ime eshte aq e vjeter sa ka rrezik te shembet nga nje stuhi.

Atehere mbreti thirri disa murator dhe brenda pak diteve ngriti nje pallat te bukur si ai ku banonte Zilia. 

Nje dite mbreti i tha plakes se po t’i tregonte per cfare kishte ardhur deri aty,ajo do cuditej.

Ai i tregoi se ishte shume i dashuruar me Ziline dhe vetem per te mendonte dite e nate. Plaka i dha fjalen qe do ta ndihmonte me vajzen.

Ajo ishte e vetmja qe hynte e dilte ne pallatin e vajzes pa asnje problem. Dhe ate dite i tha se do ikte pak me shpejte sepse i kishte ardhur mbesa ne shtepi. Zilise i erdhi keq qe plaka po largohej aq shpejte dhe i tha qe te nesermen te merrte dhe mbesen me vete.

Dhe keshtu plaka shkoi ne shtepi,e veshi mbretin si vajze dhe e mesoi si te sillej. Te nesermen e futi ne pallatin e vajzes. Kur mbreti u ngrit per te ikur,Zilia i tha plakes se i kishte pelqyer shume mbesa e saj dhe do donte qe te rrinte per darke. 

Mbreti i veshur si vajze hiqej sikur donte te ikte por plaka e urdheroi qe te rrinte.

Kur hengren darken,Zilia e ftoi vajzen qe te flinte ne nje dhome me te. Mbreti pranoi por kur ajo  tha te zhvishej ai nuk donte. Kur Zilia e pyeti pse nuk donte,mbreti i tha:

    • Do te tregoj por betohu per shpirtin e nenes qe nuk do me besh gje.

Zilia u betua se nuk do i bente gje dhe ai i tregoi se ishte djale. Ai i shprehu dashurine qe kishte per te,dhe vejzes i pelqeu edhe i tha:

    • Kete gje qe ke bere ti nuk e ka bere askush,prandaj une dua shume te behem nusja jote. Por une jam fejuar me Agushin,nje perbindesh shume i fuqishem qe fluturon ne ajer. 

Atehere mbreti beri nje karroce prej hekuri dhe ata dolen te nga pallati.

Por Agushi e goditi karrocen me shkelm dhe e beri copa. Pastaj mori Ziline dhe e coi ne nje pallat me mure shume te larte. 

Mbreti pasi mori veten,i tregoi plaka se ku ishte perbindeshi dhe ai shkoi atje. 

Kur arriti thirri me ze te larte dhe Zilia nxorri koken ne nje dritare te vogel. Ajo i tha se nuk zbriste dot dhe djali e pyeti qe te zbulonte se ku fshihej forca e Agushit.

Zilia i dha fjalen se do ta kryente porosine. Ajo e pyeste vazhdimisht Agushin qe nga i vinte forca,por ai e genjente cdo dite. Deri sa nje dite atij u mbush mendja se ajo ishte besnike dhe i tregoi se fuqia e tij fshihej ne nje mal shume te larte,dhe vazhdoi te tregonte:

    • Atje eshte nje kuceder qe ka dy vese,nje te madhe e nje te vogel. Nese thyen vezen e vogel mua do te me iknin fuqite,dhe nese thyen te madhen do te vdisja.

Dhe kur erdhi mbreti trim,ajo ia tregoi te gjitha ato qe i kishte Agushi.

Mbret i hipi kalit dhe shkoi ne malin e larte,ne te cilin nuk ishte e lehte te shkoje.

Por ai po mendohej si mund te mposhtte kucedren. Gjate rruges ai takoi nje plak te pasur,i cili kishte dhe nje vajze. Plaku e dinte se si mund ta vriste kucedren por nuk e bente dot vete sepse nuk ishte me i fuqishem si dikur.

Dhe pasi i tregoi te fshehten e kucedres,mbreti shkoi dhe e vrau pa u munduar fare. 

Pasi vrau kucedren,mori vezen e voegl dhe e perplasi ne toke. Sapo veza u thye,perbindeshi u semur dhe u shtri ne shtrat i pafuqishem.

Plaku per ta falenderuar djalin trim,i tha se do t’i jepte vajzen per grua dhe te gjithe pasurine qe kishte,por ai i tha se zemren e tij ia kishte dhene nje vajze tjeter.

Kur shkoi ne pallat te Zilia,ajo i tha perbindeshit t’i jepte celesat qe te hapte porten sepse kishte ardhur nje doktor dhe mbase e sheronte. Agushi ia dha celesin dhe kur mbreti u fut brenda perplasi dhe vezen e madhe. Dhe keshtu Agushi mori fund nje here  pergjithmone.

Mbreti dhe Zilia u perqafuan me njeri-tjetrin dhe u larguan te lumtur nga ai pallat.

Prev
Next

Comments for chapter "123. FORCA E DASHURISE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved