Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 119. RINGJALLJA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 119. RINGJALLJA - PERRALLA
Prev
Next

                                                          “RINGJALLJA”

 

Na ishin nje here nje burre dhe nje grua,te cilet kishin nje djale qe e donin si driten e syve. Prandaj djalin e quajten Dritan. 

Meqenese ishte violinist shume i njohur,babai ia mesoi Dritanit violinen qe kur ishte i vogel. Por ai nuk e mbaroi dot punen sepse vdiq kur Dritani ishte vetem dhjete vjec. 

E ema e Dritanit u fut si sherbetore ne shtepine e nje te pasuri sepse nuk kishin me te ardhura,i cili kishte nje vajze te bukur me sy te kalter me emrin Besa.

Per te mos e lene vetem ne shtepi,e ema e merrte Dritanin me vete,atje ai u njoh me Besen dhe luanin bashke cdo dite. Pasi kaloi pak kohe ata u miqesuan te dy. Dritani merrte me vete violinen dhe i binte gjithmone per shoqen e tij me te mire qe kishte.

E ema e Dritanit pranoi te kursente edhe nga buka e gojes ,vetem qe ta conte te birin ne te njejten shkolle ku mesonte vajza e pasanikut. Miqesia e Dritanit dhe Beses erdhi duke u shtuar me shume,tani ata nuk rrinin me vetem ne shkolle bashke,po edhe jashte shkolle.

Por Dritani ishte i varfer dhe mbaroi vetem shkollen e mesme,nuk mundi te vazhdonte me tej. 

Dhe keshtu,vendosi te shkonte ne emigrim si shumica e djemve te varfer. Kur i tha te emes,ajo filloi me te qare dhe nuk donte ta lejonte por Dritani i tha:

    • Mjaft je copetuar duke punuar per mua! Une tani u rrita dhe duhet te punoj vete per te fituar buken e gojes. Edhe ty te ka ardhur koha te qetesohesh pak!

E ema vazhdonte te qante dhe me gjysem zeri ia dha lejen te largohej.

Pastaj shkoi te takohej me shoqen e tij Besen. Edhe ajo spertheu ne te qara dhe i tha:

    • S’ke pse iken,rri ketu te martohemi bashke!

 

    • Si mund te martohemi bashke?! – e kundershtoi Dritani. – Ti e di se familja ime eshte e varfer dhe prinderit e tu nuk do lejonin qe te martoheshe me djalin e sherbetores.

Vajza uli koken sepse fjalet qe i tha i dashuri i saj ishin te verteta. Dritani i tha se do kthehej 

per tre vjet dhe ajo i dha fjalen se do e priste. Pastaj i dha nje shami dhe i tha:

    • Kete shami po ta jap si kujtim. Ne qofte se ajo nje dite do te prishet pa nje arsye,dije se mua me ka ndodhur dicka e keqe dhe duhet te kthehesh.

Dritani e fshehu shamine magjike ne gji dhe u pershendet me te dashuren e tij.

Kur u kthye ne shtepi,i la porosi te emes qe mos t’ia jepte njeriu violinen sepse ai do kthehej perseri dhe violina te ishte ne vendin e saj. 

Pasi u perqafua me nenen qe i kishte syte e perlotur,Dritani u largua nga vendi i tij.

Per te kerkuar doren e Beses erdhen ne shtepine e saj shume djem pasanikesh. Vajza nuk pranoi te fejohej,duke thene se nuk e kishte mbushur akoma moshen per t’u martuar. Me kete arsye ajo arriti t’i mbante larg per dy vjet te gjitha kerkesat qe i vinin per martese. 

Por ne vitin e trete gjendja u be me e veshtire. Dhenderrit qe lakmonin pasurine qe ajo do te trashegonte beheshin me kerkues dhe trokisnin vazhdimisht ne deres e saj. 

Pa marre pelqimin e vajzes,aty prane duke mbaruar viti i trete,prinderit e fejuan Besen me djalin e pasanikut me te madh te qytetit. Kur e mori vesh kete lajm,ajo qau papushim por prinderit nuk ia vune veshin sepse ne ate kohe vajzat e kishin zakon te qanin kur martoheshin.

Nga kjo gjendje pa rrugedalje,Besa futi ne gji disa florinj dhe shkoi te nje magjistare qe t’i bente gati nje ilac qe ta bente te dukej si e vdekur,por nuk do te vdiste fare. Veprimi i ketij ilaci duhej te zgjaste disa jave.

Magjistarja perzjeu shume ilace dhe me ne fund e beri gati ate qe kerkonte vajza.

Diten qe e veshen si nuse per ta cuar te dhendrri,Besa piu ilacin dhe u rrezua pertoke si e vdekur. Prinderit qane me ulerima dhe krushqit u kthyen ne shtepi pa nusen.

Pasi ajo u rrezua pertoke si e vdekur,Dritani nxorri shamine qe e shikonte here pas here. Kur ai pa qe shamia ishte prishur e kuptoi se kishte ndodhur dicka e keqe.

Dritani i mori leje punedhenesit te tij duke i thene se i kishte ndodhur nje fatkeqesi ne familje dhe duhet te kthehej ne vendlindje. Ai kishte pranuar te bente cdolloj pune dhe gjate asaj kohe kishte mbledhur nje shume te madhe parash.

Pasi terhoqi parate nga banka,djali preu bileten e avionit,mblodhi plackat,u pershendet me te gjithe shoket qe kishte aty dhe u nis per udhetim.Udhetimi zgjati disa jave. 

Me ne fund arriti ne shtepi dhe aty pasi perqafoi nenen,i tha t’i tregonte cfare kishte ndodhur. Po te mos tregonte ajo,Dritani do e merrte vesh nga dikush tjeter,prandaj i tregoi se e dashura e tij kishte vdekur. 

Atehere ai i tha qe ta conte te varri i saj qe t’i vinte nje lule mbi koke.

Pasi mesoi se ku ishte Besa,djali mori nje kazme dhe nje lopate edhe e nxorri vajzes nga dheu,e cila e kishte trupin te paster dhe ishte e bukur sic kishte qene.

E mori dhe e coi ne dhomen e tij. Vajzen e mbeshteti ne krevat,hapi dollapin,nxorri violinen dhe filloi te luante muziken qe asaj i pelqente me shume. 

Pas disa minutash Besa levizi dhe duke ferkuar syte,tha:

    • O,sa shume paskam fjetur!

Dritani la violinen,e perqafoi Besen dhe i tha

    • Ja ku jemi perseri bashke! Tani nuk do ndahemi me kurre nga njeri-tjetri.

Ata u perqafuan te lumtur dhe qendruan ashtu per minuta te tera. Kur erdhi ne shtepi dhe pa qe Besa ishte gjalle,e ema e Dritanit sa nuk fluturoi nga gezimi. Ajo vrapoi qe t’i conte lajmin e mire edhe prinderve te Beses.

Ne dasmen qe bene dy te dashuruarit,erdhen te gjithe pasaniket e qytetit dhe i uruan.

Prev
Next

Comments for chapter "119. RINGJALLJA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved