Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 118. NDESHKIMI I URITHEVE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 118. NDESHKIMI I URITHEVE - PERRALLA
Prev
Next

                                                “NDESHKIMI I URITHEVE”

 

Babai dhe i biri shkuan ne nje koder te vogel me lisa te rralle,e cila quhej Livadhi i Sutes. I Galani pyeti te birin nese i pelqente kjo fushe dhe biri i tha se ishte livadhi me i bukur qe kishte pare ndonjehere. Atehere i ati i tha se ky livadh do behej se shpejti trashegimi e tija.

Qokut u duk e pabesueshme,sepse ai livadh nuk i shte i askujt. Aty shkonte i gjithe fshati te conte bagetine dhe asnje nuk ishte te drejte te perzinte te tjeret. Por Galani i tha:

    • Edhe kete e kam menduar,nese me ndihmon dhe ti,ky livadh do behet i joni.

 

    • Qoku i tha se do e ndihmonte sepse ishte trim si ai.

I kenaqur nga fjalet e te birit,Galani e afroi prane vetes dhe mendonte se pronat dhe pasurite e familjes do t’i linte ne duar te sigurta.

Ne mesin e nates,babe e bir dolen nga shtepia. E ema e Qokut ishte e shqetesuar sepse e dinte qe Galani do bente dicka te keqe dhe i ndiqte me sy derisa nuk u duken me.

Sapo mberriten ne Livadhin e Sutes,Galani uli thesin dhe nxorri nje kazme e nje lopate. 

    • Tani do te bejme nje grope te madhe dhe do fshihesh ti, – tha Galani.

 

    • Cfare do bej ne ate grope une? – tha Qoku i habitur.

 

    • Do ta marresh vesh kur te vije koha, – tha Galani duke qeshur.

Pastaj nisen punen per te hapur gropen. Dheun qe nxirrte nga gropa,Galani e fuste ne thes dhe shkonte e hidhte ne nje gremine aty prane. Pasi hapen gropen,brenda u fut Qoku dhe Galani e mbuloi gropen me disa dege pemesh dhe larte i vuri pak dhe qe mos te binte ne sy. 

Pastaj shkoi prane pyllit dhe dhe preu disa hunj per te rrethuar livadhin. Kur e pane barinjte,njoftuan te afermit dhe te livadhi u mblodhen disa burra me pushke e me sepata,te cilet i thane Galanit t’i shkulte menjehere hunjte. Por Galani i tha se po rrethonte token e tij. Nje burre i tha se ajo fushe nuk i perkiste asnjerit,por Galani ia ktheu:

    • Mbreme pashe gjyshin ne enderr dhe ai me tha ta rrethoj me gardh Livadhin e Sutes sepse eshte prone e familjes sone. Une do ta coj ne vend porosine e gjyshit. 

Ata kundershtuan te gjithe por Galani tha se do therriste pleqte per ta ndare kete pune.

Pleqte u mblodhen per te gjykuar ankesen e Galanit. Ata ishin me te vjeterit dhe me te zgjuarit e vendit,edhe askush nuk e kundershtonte fjalen e tyre. 

Galani i tha se kishte pare ne enderr gjyshin dhe kjo toke i perkiste atij. Nje nga pleqte tha:

    • Ne dime gjithcka qe ka ndodhur ne fshat,por asnjeri nuk mban mend qe Livadhi i Sutes te kete qene ndonjehere prone e familjes tende ose te ndonje familjeje tjeter.

 

    • Gjyshi me tha se e di edhe toka kete gje,pyeteni, – tha Galani.

Pleqte shikonin njeri-tjetrin ne sy te habitur. Me i madhi e pyeti token dy here por ajo nuk foli.

    • E kujt je o toke? – i tha per te treten here.

 

    • Jam fusha e Galanit, – erdhi nje ze nga poshte tokes.

Te gjithe mbeten te habitur dhe te tmerruar nga ai ze. Dhe keshtu deshen apo nuk deshen,asnjeri nuk e kundershtoi zerin qe erdhi nga nje vend i panjohur. 

Pastaj Galani i ftoi te gjithe pleqte ne shtepi dhe i dha mish e vere,me ate rast i ktheu edhe vete disa gota. E ema e Qokut nuk e hiqte mendjen nga i biri,por Galani e qetesoi duke  i thene se e kishte cuar te nje mik per te marre dicka.

Mbi livadhin e gjelber sundonte erresira dhe heshtja. Urithet leviznin ne brendesi te tokes dhe duke germuar arriten te gropa ku rrinte djali dhe gerhiste ne gjume.

Urithet u tremben nga kjo gje dhe shkuan me vrap te kryeurithi per t’i thene se nen toke ishte nje njeri i gjalle. Kryeurithi nuk i besoi keto fjale por ngaqe ishte shume kurioz u ngrit dhe shkoi te vendi qe i thane urithet e tjere. Sepse ai e dinte qe njerezit futeshin ne dhe por jo te gjalle.

Dhe keshtu,ata u nisen per te gropa ku ndoshta ishte nje armik i rrezikshem per ta…

Kur arriten,kryeurithi e pyeti se kush ishte dhe Qoku i tha se ishte djali i Galanit. Dhe kur e pyeti se cfare bente aty brenda,ai u pergjigj:

    • Me futi im ate qe te marrim Livadhin e Sutes.

Kryeurithi tha se i ati i tij dhe ai jane mashtrues dhe si ndeshkim vendosi ta kthente ne urith. Djali filloi te qante por ishte teper vone. Kryeurithi e ferkoi me nje dege te vogel magjike qe vetem ai e dinte,dhe djali pak nga pak u kthye ne urith.

Para se te zbardhte dita,pleqte i zuri gjumi dhe Galani shkoi te hapte gropen dhe te nxirrte djalin. Kur arriti thirri dy-tre here por nuk u pergjigj asnje dhe ai mendoi se djalin do e kishte zene gjumi. Duke futur doren brenda ne erresire,ai kapi trasten qe djali kishte buken dhe ujin. 

Qoku nuk ishte ne asnje vend dhe Galanit iu prene gjunjet. Pastaj filloi te hapte gropen me thonj e duke bertitur e uleritur emrin e tij.

Aty prane po kalonin barinjte dhe degjuan ulerimat e Galanit,te cilet kur e pane cfare po bente,e kuptuan menjehere kurthin qe ai i kishte ngritur. 

Ata u munduan ta ngrinin Galanin por ai vazhdonte te germonte dheun me thonj dhe duart po i rridhnin gjak. 

Pas disa ditesh,Galani qe ishte bere si i marre,doli nga gropa dhe humbi ne pyje. Nuk u duk me as ne fshat,as ne livadh. Barinjte nuk gjeten asnje gjurme te tij…

Po ato dite,ne pemet e fshatit njerezit pane nje zog me pende te zeza. Ai zog fluturonte vetem naten. Shkonte dru me dru,duke thirrur nga mbremja deri ne agim. “Qoook!”,”Qoook…!”

Pleqte thoshin se ai zog nate ishte Galani qe kerkonte te birin.

Prev
Next

Comments for chapter "118. NDESHKIMI I URITHEVE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved