Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 117. LEGJENDA E TEBORUSHES

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 117. LEGJENDA E TEBORUSHES - PERRALLA
Prev
Next

                                            “LEGJENDA E TEBORUSHES”

 

Shume vite me pare jetonin ne nje fshat Gjoni dhe Mara. Derisa u plaken ata kaluan nje jete te qete,ne paqe dhe harmoni. Por nje brenge i mundoi ata gjate gjithe jetes: u plaken dhe nuk kishin asnje femije,prandaj per ta ngushelluar pak veten,perkedhelnin femijet e te tjereve. 

Nje here ne dimer,ra nje bore e madhe deri ne gju. Femijet dolen jashte per te luajtur me topa bore,ndersa Gjoni dhe Mara i shikonin nga dritarja te zhytur ne mendime.

    • Shkojme edhe ne bejme nje njeri prej debore?

 

    • Thuaj me mire nje femije prej debore, – ia ktheu Mara.

 

    • Ashtu e bejme, – tha Gjoni dhe dolen perjashta.

Dhe keshtu filluan te benin nje femije prej debore. I bene trupin,duart,kembet pastaj koken.

    • Pune e mbare, – i uroi njeri nga rruga.

 

    • Mbare pac o njeri i mire, – ia ktheu Gjoni me perzemersi.

 

    • Po cfare jeni duke bere keshtu?

 

    • Nuk e sheh? Po bejme nje Teborushe, – tha Mara duke qeshur.

Dhe keshtu vazhduan punen. I bene hunden,mjekren,dy vrima ne vend te syve,i bene dhe veshet,dhe kur Gjoni i beri gojen,ndjeu nje avull te ngrohte. E hoqi doren rrembimthi dhe i hodhi nje veshtrim plote habi,vuri re se nen ballin e tij leviznin dy sy te kalter e te shndritshem. Buzet si luleshtrydhe filluan te qeshnin.

    • C’eshte keshtu? C’eshte kjo?! – thirri Gjoni teper i habitur.

Dhe femija prej debore levizi duart,kembet,shkundi deboren dhe…tashme ne duart e Mareshidhej plote gezim nje femije i gjalle,gje femije i vertete. Mara mbante ne duar femijen qe aq shume e deshironte. Dhe bashke me te hyne ne shtepi. Gjoni mezi erdhi ne vete se ishte gezuar dhe hutuar shume.

Teborusha rritej jo me dite por me ore dhe behej gjithmone e me e bukur. Gjoni dhe Mara nuk ngopeshin asnjehere me te. Ne shtepi tashme kishte hyre gazi dhe hareja qe mungonte. Perdite vinin vajzat e fshatit dhe luanin me Teborushen ne shtepine e pleqve se ishte si kukull,i mesonin kenge,vjersha dhe lojra te shumta. Dhe gjate dimrit kur u rrit e u be nje vajze 

13-vjecare i dinte te gjitha,bisedonte dhe kendonte me ze te larte.

Kur shikonte Teborushen,Mara i thoshte shpesh burrit:

    • A e sheh Gjon,ky gezim na erdhi dhurate tani ne pleqeri.

 

    • Gezimi nuk eshte i perjetshem ne kete bote,po edhe hidherimi e ka nje fund, – tha Gjoni.

Doli dimri dhe ne fshat trokiti pranvera. Dielli nisi te ngrohte token dhe kudo pemet nisin te gjelberonin e zogjte te kendonin. 

Vajzat e fshatit kendonin gjithe hare,por Teborusha ishte shume e merzitur.

    • C’ke moj bija ime,mos je gje semure? – e pyeste Mara e shqetesuar.

 

    • S’kam gje moj nene,jam mire, – i pergjigjej Teborusha dhe futej perseri ne mendime.

Ditet e bukura shkrine dhe deboren e fundit. Lulezonin kopshtet dhe bilbilat ciceronin ne cdo peme. Te gjithe ishin te gezuar,vetem Teborusha rrinte e mbyllur ne vetvete. As me shoqet nuk luante me por rrinte e mbyllur mes kater mureve te shtepise. Vetem kur binte shi ose kur bente ftohte,Teborusha fillonte qeshte. Nje here kur qielli u nxi e u be sterre,ia plasi nje shi i rrembyeshem i shoqeruar me bresher,Teborusha u gezua aq shume sa nuk shpjegohet. 

Por sapo doli dielli dhe e shkriu bresherin,Teborusha u merzit dhe filloi te qante.

Erdhi edhe stina e veres dhe vajzat e fshatit qe donin te shetisnin ne pyll,i shkuan nene Mares ne shtepi dhe iu luten te lejonte Teborushen te shkonte me to. Nene Mara nuk pranoi po edhe Teborusha nuk donte te shkonte. Vajzat nuk dinin si t’ia mbushnin mendjen Teborushes. Por ne ate cast,nene Mara mendoi se kjo shetitje ne pyll do ia kthente buzeqeshjen Teborushes. Prandaj e veshi mire e mire dhe puthi ne te dyja faqet duke i thene:

    • Shko dhe ti bija ime te gezosh me shoqet. Dhe ju vajza ma kini kujdes,se e dini qe e kam si driten e syrit.

Vajzat i thane te mos kishte merak. E moren Teborushen per dore dhe shkuan te gjitha ne pyll.

Kur arriten filluan te benin kurora me lule dhe kendonin. Pastaj mblodhen disa ashkla dhe ndezen nje zjarr. Ato u vune ne radhe dhe Teborushen e lane ne fund. Vajzat do kalonin zjarrin me radhe dhe e porositen Teborushen qe te bente si ato. Vajzat e kaluan zjarrin me radhe dhe kur i erdhi radha Teborushes,u degjua nje klithme e thelle. Vajzat kthyen koken te trembura por nukpane asgje. Gjeten vetem kuroren me lule te Teborushes. 

Ato e kerkuan ate dite dhe te nesermen por nuk arriten ta gjenin. E kerkoi edhe nene Mara me Gjonin por ishte e kote. Nuk lane vend pa kerkuar ne pyll por Teborusha tashme ishte zhdukur.

Mara shkonte shpesh ne pyll dhe qante te vendi ku Teborusha u zhduk:

  Ku je o Teborushe,ku humbe o vogelushe! 

Nene Mares i dukej sikur ajo i pergjigjej dhe i thoshte: “Ketu”,”Ketu”.

Teborushen nuk e rrembeu as ndonje egersire,as ndonje shpend grabitqar. Kur Teborusha kerceu mbi zjarrin e madh,menjhehere ndjeu nje nxehtesi te madhe,nga e cila u shkri menjehere. Dhe keshtu Teborusha u zhduk dhe u kthye tek vendi nga erdhi.

Dhe keshtu Gjoni me Maren ngelen perseri vetem. Por te pakten per nje kohe te shkurter,e provuan kenaqesine e te qenit prind. 

Prev
Next

Comments for chapter "117. LEGJENDA E TEBORUSHES"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved