PERRALLA - 116. ZBULIMI I VRASESIT
“ZBULIMI I VRASESIT”
Hipur mbi nje kale te zi,nje kalores po zbriste nga nje fshat malor per te shkuar ne Shkoder. Rruges takoi nje kalores tjeter,i cili kishte hipur mbi nje kale te bardhe. Ata ishin shoke dhe kishin kohe pa u takuar bashke,dhe meqenese te dy ishin nisur per te shkuar ne Shkoder,e vazhduan rrugen bashke,duke folur per te afermit dhe te rejat e fundit.
Ndersa fliste me mikun e tij,kaloresi me kale te zi nuk ia ndante syte kalit te bardhe. Ishte nje kale madheshtor,me trup gjithe muskuj dhe i bukur. Hijeshine ia shtonte edhe shala e stolisur me argjend dhe freri qe ishte prej floriri.
Ndryshimi midis ketij kali dhe kalit te tij ishte shume i madh.
Kaloresin e kalit te zi e pushtoi nje lakmi e tmerrshme. Filloi te vriste mendjen si ta fuste ne dore ate kale,dhe pasi u mendua gjate,e vetmja menyre ishte te vriste shokun e tij.
Qe nga ai cast truri iu turbullua. Zhurma e patkonjve te kalit qe ecte para tij,i dukej sikur i thoshte: “Vrite!”. Thirrja e korbeve qe fluturonin,i dukej sikur thoshin: “Vrite!”…”Vrite!”.
Ai mundohej t’i hiqte nga mendja ato mendime te tmerrshme por tashme ishte teper vone,sepse syte shikonin vetem kalin e bardhe qe shndriste dhe truri mendonte vetem per te.
Ne fund te nje shkembi ishte lumi dhe ata ndaluan per t’i dhene uje kuajve dhe per te shuar etjen e tyre.
Kaloresi i kalit te bardhe e lau fytyren me disa grushta me uje dhe ne siperfaqen e ujit ai pa nje reflektim qe nuk i pelqeu. Kaloresi i kalit te zi nxorri shpaten,ai u kthye me shpejtesi dhe nuk i besohej qe miku i tij donte ta vriste pabesisht.
-
- Cfare do te besh me ate shpate?! – i tha kaloresi i kalit te bardhe.
-
- Do te pres koken tende, – u pergjigj ai.
-
- Po te ma presesh koken mua,sheh i madhi dhe paguan i vogli! – tha kaloresi i kalit te bardhe.
Ai ende nuk e kishte mbaruar fjalen kur ai ia preu koken menjehere me shpaten e tij te mprehte. Pastaj e terhoqi kufomen dhe e hodhi ne nje pjese te pjerret te kodres.
Kur po ngjitej larte,e kuptoi se veprimi qe po bente ishte shume i gabuar. Njerezit do ta shihnin kalin dhe do e kuptonin qe ai e kishte vrare te zotin. Te afermit e tij do te hakmerreshin ndaj tij. Ky arsyetim e detyroi te kthehej mbrapsht dhe te vazhdonte rrugen per ne Shkoder.
Sapo arriti ne treg e vuri ne shitje kalin e bardhe. Ngaqe donte ta hiqte qafe sa me shpejte,i caktoi nje cmim te ulet. Ata qe ishin ne treg nuk u cuditen vetem per cmimin e ulet,po edhe per faktin se ai po shiste kalin me te mire dhe po mbante nje te keq.
Megjithate askush nuk e mori vesh qe ai po e shiste sepse kishte vrare te zotin e kalit te bardhe. Kete gje nuk e moren vesh as te afermit e te vrarit,te cilet e kerkuan gjithandej por nuk gjeten asnje shenje.
Ne fillim vrasesi kishte pak frike,por me kalimin e viteve e fjeti mendjen dhe ishte i bindur se krimin e tij nuk do ta zbulonin kurre.
Nje dite prej ditesh,sundimtari i Shkodres thirri ne pallat kryetaret e te gjitha fshatrave qe ai komandonte. Nje nder keta ishte edhe kaloresi i kalit te zi,i cili tani ishte plakur. Koha ishte e ftohte sepse ishte fillimi i dimrit dhe bora kishte zbritur ne kodra.
Ndryshe nga heret e tjera,kaloresi i kalit te zi nuk mori te njejten rruge qe shkonte ne Shkoder,por kaloi nga rruga ku takoi mikun e tij,kaloresin e kalit te bardhe. Ashtu si shume vite me pare,ai ndaloi kalin per t’i dhene uje dhe vete zbriti ne malin e pjerret. Atje gjeti nje vend te pergjakur dhe u largua i tmerruar prej aty. Pak me larg pa nje njolle te kuqe.
Kur u afrua per te pare me mire,ajo ishte nje hardhi me rrush te kuq. Ai mendoi te merrte dhe t’i conte sundimtarit,atij do i behej qejfi shume dhe do e merrte me te mira sepse ne ate kohe ishte shume e veshtire te gjeje aq rrush te mire.
Por ai nuk e dinte se aty ishte vendi ku kishte hedhur kufomen e mikut te tij.
Kaloresi i kalit te zi bleu nje shporte dhe e mbushi plote me rrush dhe dergoi fjale ne pallat. Sundimtarit nuk i besohej qe te kishte rrush ne ate kohe,por ne fund dha urdher te hynte. Sundimtari e mori shporten dhe ngriti larte kapakun e saj: ne fund te enes ndodhej nje koke e prere dhe e pergjakur:
-
- Cfare eshte kjo koke e prere?! – i foli ashper sundimtari.
Kur pa se ne shporte ishte koka e mikut te tij,te cilin ai e kishte vrare pabesisht,kaloresit plak nuk i ngeli pike gjaku ne fytyre. Dhe keshtu ai u detyrua te tregonte fije e per pe per krimin qe kishte kryer dikur.
Me kete rast perseriti edhe fjalet qe i kishte thene kaloresi i kalit te bardhe:
“Po te me presesh koken mua,sheh i madhi dhe paguan i vogli.”
-
- Pra me takon mua te marr hakun e te vrarit, – tha sndimtari i Shkodres. – Zoti eshte i madh dhe e ka pare mekatin qe ke bere,duke vrare pabesisht mikun tend. Une qe ne
-
- krahasim me zotin jam i vogel,duhet te te bej te paguash…
Sundimtari dha urdher qe ta varnin ne nje peme te larte. Kufoma mbeti atje e varur deri sa e hengren korbat te gjithe mishin qe kishte ne trup. Dhe kur i kishte ngelur vetem skeleti,ata qe merreshin me ate pune ia moren kockat dhe e futen ne nje grope pa emer…
