PERRALLA - 115. KOPEJA E NGURTE
“KOPEJA E NGURTE”
Para shume kohesh,ndodhi qe ne ditet e fundit te kallnorit,moti ishte i bute.
Kallnori i thone muajit te janarit.
Plaka i tha plakut qe te merrnin dhite dhe te shkonin ne mal per t’i kullotur sepse do te ngordhnin per te ngrene dhe ata do ngelnin pa gje. Por plaku i tha se nuk i dukej nje mendim i mire te shkonin ne mes te dimrit ne mal sepse mund te ftohej koha menjehere dhe te ngrinin.
Plaka i tha se ai ashtu kishte qene gjithmone,nje burre frikacak qe nuk bente asgje te guximshme. Pastaj i tha:
-
-
-
- Ti bej cfare te duash por une do marr dhite dhe do te ngjitem ne mal.
-
-
Pa e zgjatur me tej,plaka mori nje lekure deleje dhe nxorri dhite per t’i cuar ne mal. Bagetite dolen jashte te sfilitura por duke kercyer sepse ishin te lumtura qe po i kapte dielli.
Duke pare plaken qe u nis drejte malit,plakut i erdhi rende ta linte vetem. Ata kishin nje jete qe jetonin bashke,ne te mire e ne te keq. Dhe ne fund te fundit,cfare do bente ai vetem ne nje shtepi te zbrazet? Po te shkonte dhe ai me kopene,nuk do ta linte te ngjitej shume larte. Madje edhe po te afrohej ndonje ujk,ai do ta qellonte me shigjeta per ta vrare ose per ta trembur. Keto mendime e shtyne qe te shkonte bashke me plaken.
Kur pane njerezit e fshatit qe ata po ngjiteshin ne mal,u cuditen shume sepse asnje nuk e kishte bere dicka te tille ne nje kohe te ftohte si ajo.
Sapo arriten ne mal,plaku preu me thike disa dege. Hengren buke pastaj ndezen nje zjarr te madh. Zjarri i bente dy pune: i ngrohte dhe i mbronte nga ujqerit ose kafshet e tjera te egra.
Nata kaloi e qete pa i ngacmuar asnje egersire. Edhe te nesermen,diten e pare te frorit qielli ishte i kthjellet si loti dhe dielli ndricoi me shume fuqi.
Fror i thoshin muajit shkurt.
Dhite hengren e u ngopen ndersa plaka i mburrej plakut:
-
-
-
- A e sheh sa mire bera qe erdha ketu? I shpetova dhite qe per pak na ngordhen. Po te kisha degjuar fjalet e tua do te kishim ngelur dhe ne pa qumesht,kos e djath.
-
-
Plaku i gjore nuk i ktheu asnje pergjigje. Ai e dinte qe sa me shume ta kundershtoje plaken,aq me shume i shtohej deshira per te folur. Ai rrinte kokeulur dhe i hidhte ndonje fjale qenit te tij,i cili kishte dhuntine e mrekullueshme te mos fliste dot.
-
-
-
- Na dalte per mire kjo pune, – peshperiste plaku, – por une nuk e marr me mend se si mund te jete pune e mire te ngjitesh ne mal ne mesin e dimrit…!
-
-
Plaka nuk ngopej me t’u mburrur e me te shitur mend,ajo nuk dinte me se cfare po nxirrte nga goja. Aq e pakujdesshme dhe e pacipe u tregua,sa filloi te tallej me dimrin,sidomos me kallnorin qe filloi duke e tallur me ze te larte,duke thene:
Terci-verci mor kallnor,lamtumire se dola n’fror!
Papritur ne cep te qiellit,nxorren koken disa re dhe filluan te zmadhoheshin sa me shume dhe te perhapeshin gjithandej.
Plaka vazhdonte te perseriste kengen e saj te marre. Sa me shume qe ajo kendonte,aq me shume qielli nxihej.
-
-
-
- Mos e kendo me ate kenge moj fatzeze,a nuk e sheh qe po na merr me qafe?!-tha plaku.
-
-
-
-
-
- Ende nuk te ka ikur frika ty,mor burracak? – ia ktheu plaka.
-
-
-
-
-
- Mua me shaj sa te duash por ate kenge mos e kendo me, – tha plaku i nevrikosur.
-
-
-
-
-
- Do ta perseris,deri sa te pelcash ti! – nguli kembe plaka.
-
-
Dhe si e shtyre nga nje force djallezore,ajo vazhdonte te thoshte me ze te larte:
Terci-verci mor kallnor,lamtumire se dola n’fror!
I xhindosur nga fjalet e plakes mburravece,kallnori shkoi mbrapa nje mali ku ishte nje shpelle e mbuluar me debore dhe me akull. Ne ate shpelle banonin stinet e vitit. Kallnori i thirri disa here vellait te tij frorit,i cili doli nga shpella duke ferkuar syte.
-
-
-
- Cfare te ka ndodhur qe qenke kaq i inatosur? – e pyeti ai kallnorin.
-
-
Dhe kallnori i tregoi se ne mal ishte nje plake qe tallej me te dhe donte ta ndeshkonte.
-
-
-
- Te mora vesh o vella,po cfare kerkon nga une? – i tha frori.
-
-
-
-
-
- Dicka te vogel…dua dy ose tre dite qe t’ia ftoh pak koken asaj plakes mendjemadhe.
-
-
-
-
-
- Meqe ti je vellai me i madh,u befte ashtu sic thua ti, – i tha frori dhe ia dha ditet.
-
-
Sapo mori borxh dy-tre ditet qe kerkoi,kallnori ia ndryshoi drejtimin eres. Mori u ftoh menjehere dhe filloi te binte debore.
Plaka e nderpreu kengen me te cilen po tallte kallnorin,mblodhi dhite dhe u nis per te zbritur poshte malit por ishte teper vone sepse i zuri nata rruges. Mali ishte mbushur me shtresa te trasha debore,ne te cilen u fundosen njerezit dhe kafshet. Diten tjeter kishin ngrire te gjithe. Edhe sot e kesaj dite ne mal ndodhet te gjithe te ngrire dhe duken si gura te medhenj. Duken plaka me plakun,qeni dhe te gjitha dhite qe jane te ngurta. Edhe sot barinjte ua tregojne te rinjve kete kope te ngurte,duke i thene qe mos t’u rritet mendja asnjehere.
Nga kjo ngjarje pesoi edhe vellai i kallnorit,frori.
Duke e bere fajtor per ngurtesimin e palkes,plakut,qenit dhe dhive,Keshilli i Stineve vendosi pergjithmone t’ia hiqte dy-tre dite ,te cilat i moren disa muaj qe ishin me nga tridhjete dite. Dhe ngaqe u shkurtua,frorit i ndryshoi edhe emri: nuk u quajt me fror por shkurt.
Dhe qe nga ajo ngjarje ditet e para te shkurtit moren emrin Ditet e Plakes ose Plakat.
Ne ate kohe moti eshte i paqendrueshem dhe ndodhin ndryshime te menjehereshme…
