PERRALLA - 114. KLLOCKA MENDJEHOLLE
“KLLOCKA MENDJEHOLLE”
Zonja e shtepise i perdridhte gjithmone koken zogjve te vegjel dhe kllocka vendosi qe te shkonte diku tjeter per te ngrohur vezet. Dhe keshtu kerkoi rreth e qark shtepise deri sa gjeti nje ferre te madhe ne rrezen e nje gardhi te larte.
Dhe aty hapi nje shteg te ngushte midis lastareve te mbushur me gjemba te mprehte. Pastaj solli disa fije bari dhe ndertoi furrikun e saj te ri,dhe kur furriku u mbush me veze,kllocka u ul mbi to per t’i ngrohur me trupin e saj.
Pas pak kohesh vezet u cane dhe dolen zogjte e vegjel. Kllockes u be zemra mal nga gezimi sepse tashme ishte larg nga shtepia e zonjes dhe ajo nuk do ia perdridhte me koken.
Per fat te keq,aty prane kaloi nje dhelper,e cila i vuri re zogjte qe po rriteshin. Dhe nje dite i ngriti kurth dhe priste sa ata te dilnin nga furriku qe ishte i rrethuar me ferra me gjemba. Zogjte dolen dhe dhelpra i perlau te gjithe.
Kur erdhi te ferra ku kishte vendin dhe vuri re puplat e shperndara pertoke,kllocka e kuptoi se kete gje ia kishte bere dhelpra. Duke kakarisur me hidherim,ajo nuk qante vetem per humbjen e tyre qe ia kishte ngrene egersira,po edhe per fatin qe i priste zogjte te cilet do bente ne te ardhem.
Megjithate kllocka e dinte shume mire qe nuk mund te matej dot me dhelpren,por ajo nuk hoqi dore nga mendimi per te ndeshkuar vrasesen e zogjve te saj. Duke bredhur sa andej-kendej per te gjetur nje mik ta ndihmonte,pula takoi ne rruge nje qen te semure. Ajo e pershendeti dhe i tha se kishte nevoje per ndihmen e tij. Filloi t’i shpjegonte te gjithe historine dhe qeni pasi e degjoi,i tha:
-
-
-
- Do te doja te ndihmoja me gjithe zemer por ti e shikon si jam katandisur. Po te m’i plotesoje tre kerkesa,une do ia tregoja vendin dhelpres lakmitare dhe ajo nuk do t’i hante me zogjte e tu.
-
-
Kllocka i tha se cila ishte kerkesa e pare dhe qeni i semure i tha:
-
-
-
- Duhet te me gjesh vaj te mire per te lyer lekuren time te semure.
-
-
-
-
-
- Kete ta plotesoj une,- i tha kllocka. – Eja pas meje.
-
-
Edhe u nisen menjehere te qilari ku i zoti mbante disa fuci me vaj ulliri. Kllocka hapi nje vrime
te vogel me sqep dhe vaji filloi te rridhte pak. Por i zoti i shtepise degjoi zhurmen dhe kur pa qe po rridhte vaji,ai mori pushken dhe qelloi drejte kllockes. Por ne vend te saj i ra fucise dhe filloi te rridhte me shume vaj. Kllocka u largua dhe qeni u shtri ne pellgun me vaj edhe rrotullohej sa majtas,djathtas per te lyer lekuren e tij. Pasi e leu lekuren me plage te perthara,ai eci permes gardhit dhe doli jashte,atje takoi kllocken e cila i tha:
-
-
-
- Kerkesen e pare ta plotesova. Cila eshte kerkesa jote e dyte?
-
-
-
-
-
- Kerkesa ime e dyte eshte te me ngopesh me mish, – i tha qeni.
-
-
-
-
-
- Eja pas meje, – i tha kllocka.
-
-
Duke i rene cep me cep fshatit,ajo pa te zonjen e shtepise qe po i conte dreken punetoreve qe po kositnin barin. Ajo kishte nje tepsi te madhe plote me mish sepse ishin shume punetore.
Kllocka filloi te sillej rreth kembeve te gruas dhe e cukiste me sqep.
-
-
-
- Largohu moj e mallkuar,se po te kapa do ta perdredh qafen, – i tha zonja.
-
-
Por kllocka nuk u tremb nga kercenimi i saj dhe vazhdonte ta cukiste perseri. Atehere e zonja e shtepise e uli tepsine me buken ne toke pastaj vrapoi te kapte fajtoren. Duke perfituar nga largimi i zonjes,qeni doli nga vendi ku ishte fshehur,e kollofiti te gjithe mishin qe ndodhej ne tepsi pastaj filloi te hante edhe buken.
Kur pa gruan qe po afrohej,qeni shkoi perseri te vendi ku ishte fshehur pa i rene fare ne sy. Ai u takua me kllocken qe po e priste dhe ajo i tha:
-
-
-
- Kerkesen e dyte ta plotesova. Cila eshte kerkesa jote e trete?
-
-
-
-
-
- Kerkesa e trete eshte qe te me besh te shkrihem se qeshuri.
-
-
-
-
-
- Do ta plotesoj edhe kete, – i tha kllocka. – Eja pas meje.
-
-
Ata arriten te nje livadh ku nje burre dhe nje grua po benin mullarin. Kllocka u ngjit fluturimthi ne mullar dhe burri po perpiqej ta kapte,por ishte e kote sepse ajo kercente nje here nga krahu i majte dhe nje here nga krahu i djathte i tij. Gruaja mori sfurkun dhe tha:
-
-
-
- Mos leviz se tani ia rregulloj une qejfin kesaj mendjemadhes!
-
-
Duke u perpjekur te kapte pulen,gruaja qelloi te shoqin ne koke. Kur degjoi burrin qe uleriti nga dhimbja,qeni qeshi aq shume sa i dolen lot nga syte.
Kllocka zbriti nga mullari fluturimthi dhe shkoi te qeni qe po mbante barkun me putra.
-
-
-
- A ta plotesova dhe kerkesen e trete? – e pyeti ajo mikun e saj.
-
-
-
-
-
- Te lumte, – u pergjigj qeni. – Ti u tregove shume e zonja dhe m’i plotesove te treja kerkesat. Tani eshte radha ime qe te mbaj fjalen e dhen…
-
-
Aty nga mbremja,dhelpra e uritur mendoi se kllocka do kishte nxjerre zogj te tjere dhe kishte ardhur perseri qe te mbushte barkun. Por qeni i kishte ngritur nje kurth dhe ishte fshehur mes shkurreve prane furrikut. Sapo dhelpra nxorri koken,qeni iu hodh,e kafshoi ne qafe dhe ia keputi koken.
Duke pare trupin e pajete te dhelpres,kllocka u ndje e lehtesuar nga hidherimi qe kishte ne zemer. Ajo e falenderoi me gjithe shpirt mikun e saj besnik,i cili e ndihmoi te ndeshkonte keqberesen e te vegjelve te saj…
