Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 113. SI E NDERTOI UJKU SHTEPINE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 113. SI E NDERTOI UJKU SHTEPINE - PERRALLA
Prev
Next

                                       “SI E NDERTOI UJKU SHTEPINE…”

        • Vdi-qa! – belbezoi ujku,duke u dridhur nga ftohti i madh. Atij i kercisnin dhembet sikur po pertypte kocka qengji.

 

        • Edhe une! – mermeriti gushekuqi. I strukur ne nje cep te menjanuar,ai ishte bere sa nje kokerr lajthie nga ftohti.

 

        • Mos u harrofte kjo nate! – renkoi ujku. – Plote dhjete kile kam rene nga pesha.

 

        • Edhe une! – peshperiti gushekuqi.

 

        • Cfare thua keshtu mor bu-da-lla! Ti nuk peshon as sa veshi im!

 

        • Une i mat gjerat me peshoren time o ujk! – ia ktheu gushekuqi.

 

        • Ohuuu,kot lodh gojen me ty…!

Bisha shtrengoi forte dhembet qe i kercisnin. Shkembinjte te hyrja e shpelles ku vareshin akuj te gjate e te mprehte,i ngjanin nofullave te nje egersire te panjohur. Duke fishkellyer si e marre,era e forte hidhte brenda topa te vegjel debore. Ujkut dhe gushekuqit i dukej sikur ajo 

nate nuk do te mbaronte kurre…

        • Vdi-qa! – u ankua perseri ujku.

 

        • Edhe une! – thirri dhe gushekuqi me ze te larte e te holle.

 

        • Hesht! – u pergjigj ujku.

 

        • Pse me bertet?! – tha gushekuqi. – Cfare ke me mua?!

 

        • Kur ankohesh ti,kam fto-hte me shume…!

Si per inat te ujkut,era e forte i hodhi ujkut ne fytyre nje top bore. Bishes iu ngriten qimet perpjete si te iriqit. 

Pak nga inati dhe pak nga e keqja,ujku tha:

        • Sa te vije vera do te ndertoj nje shtepi te ngroh-te qe ta kem per-gjith-mo-ne. Dhe kur te fishkelleje era si po ben tani,do i them: Plac ne vend…!

Nga cepi i vogel ku ndodhej gushekuqi,u degjua nje e qeshur.

        • Si te qe-shet ne kete ftohte,more budalla?! – u xhindos ujku.

 

        • Ti me bere te qesh, – i tha gushekuqi.  – Kur te vije koha e veres,as qe do te vije ndermend per te bere shtepi,do e kesh harruar.

 

        • Per ko-ken e kelysheve te mi,do te ndertoj nje shte-pi qe nuk do ta kete asnje ketu mbi mal! Te gjitha ka-fshet do te pelcasin nga inati…

 

        • Posi,posi me ate mendje ec ti! – tha me ze te ulet zogu,duke futur koken nen flatra.

Edhe bisha ne ate moment mbylli syte. Sapo e zuri gjumi,pa ne enderr nje tufe qengjash qe blegerinin dhe kullosnin ne kodrat e jeshile. 

Dimri kaloi dhe bari i ri u rrit. Livadhet u mbushen perseri me tufa qengjash. Rrezet e ngrohta te diellit e shkrine deboren edhe nga majat me te larta te maleve. Dhe keshtu,kafshet e harruan ngricen e dimrit dhe urine.

Ditet iknin pa u ndier sepse kur kalon mire nuk mendon per te keqen. Rrezet e ngrohta te diellit dhe kerkimi i ushqimit nuk e linin ujkun te vriste mendjen qe koha po kalonte dhe per shume gjera te tjera. Ajo ngrice e vitit te shkuar ishte harruar prej tij…

Ndersa rrinte shtrire mbi bar gjithe kenaqesi dhe shijonte rrezet e ngrohta te diellit,mbi degen 

e nje peme ndaloi nje zog i vogel dhe i thote:

        • O ujk,po nxihen manaferrat!

 

        • Te nxihen sa te duan, – tha ujku. – Une nuk i ha manaferrat!

 

        • U nxi ngjyra e manaferres dhe po vjen dimri te pragu i deres, – i tha zogu. – Ku e ke shtepine se kam shume deshire ta shikoj si e ke bere?

 

        • Per cfare shtepie e ke fjalen? – u pergjigj ujku,pa kthyer as koken.

 

        • Per shtepine qe premtove se do ndertoje pra… A te kujtohet ajo nata e dimrit qe kaluam bashke,ne te cilen per pak ngrime nga i ftohti?

 

        • Aha,ti qenke gushekuqi! – i tha ujku. – Me kujtohet ajo nate.

 

        • Atehere ti u betove se do te ndertoje nje shtepi qe do e kishin zili te gjithe.

 

        • Ja shtepia ime, – tha ujku duke imituar muret me putrat e ngritura larte. Futi bishtin ne mesin e tyre,e mbante larte vetes dhe tha: – Ja,tani i vura catine!

 

Prev
Next

Comments for chapter "113. SI E NDERTOI UJKU SHTEPINE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved