Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 112. PSE QENTE NUK I DUAN MACET

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 112. PSE QENTE NUK I DUAN MACET - PERRALLA
Prev
Next

                                      “PSE QENTE NUK I DUAN MACET”

Dikur jetonte nje njeri i varfer qe nuk kishte fat ne asgje. Cdo gje qe mbillte ia thante thatesira,kur shkonte te gjuante per peshk,i permbysej varka. Ja pra,sa fatkeq ishte ky njeri. Prandaj dhe fqinjet e therrisnin Fatzi.

Nje here Fatziu ecte neper fushe dhe gjeti nje unaze bakri. Ishte nje unaze e zakonshme bakri,vetem se ne rreth ishte gdhendur nje dragua. 

Ai u kthye ne shtepi,e vuri unazen ne dritare dhe u shtri per te fjetur. Ne oborr te Fatziut jetonte qeni dhe macja. Ata shkonin mire me njeri-tjetrin dhe asnjehere nuk grindeshin. 

Ne mbremje doli hena dhe ndricoi unazen prej bakri. Qeni pa dragoin tek unaza,lehu dhe filloi te luaje bishtin. Macja e pa qenin dhe e pyeti se pse ishte aq i gezuar,dhe ai i tha:

        • Vetem ty do ta tregoj sekretin e madh. zoteria yne ka gjetur nje unaze magjike: shiko,ne rrethin e sah eshte gdhendur dragoi. Kush e ka kete unaze e ndjek fati kudo.

Dhe me te vertete qe nga ajo dite,Fatziun e ndiqte fati gjithandej. Mbolli miser te cilin ia kishin zili te gjithe fqinjet. Shkonte per peshk,peshqit i hidheshin vete ne varke. 

Tani Fatziu jetonte mire. Bimet ne shtepine e tij nuk mbaronin. Fatziu e harroi fare unazen qe e vuri ne dritare dhe atje mbeti. 

Nje here prane shtepise se Fatziut,kaloi nje pasanik dhe degjoi qe macja i thoshte qenit:

        • Ne qofte se miu do ta marre unazen magjike nga dritarja,zoteria yne do te varferohet dhe ne do vuajme nga uria.

Pasaniku dinak hyri ne shtepine e Fatziut,iu perkul te zotit te shtepise dhe i tha:

        • Une pershkova njeqind kilometer per te pare nje njeri te mencur si ju!

 

        • Mua me vjen turp te pranoj ne shtepine time te varfer nje zoteri kaq te nderuar si ju, – ia ktheu Fatziu.

Ata folen duke i bere qejfin njeri-tjetrin deri ne mbremje,dhe para se te ndaheshin,pasaniku u afrua ne dritare dhe i tha Fatziut:

        • Sa qejf do kisha ta bleja nje unaze te tille! Sa me pelqeka!

 

        • Cfare po thoni keshtu,ajo eshte nje unaze e zakonshme, – i th Fatziu.

 

        • Une kam shume unaza floriri por do me pelqente nje bakri si kjo, – i thote pasaniku.

Atehere Fatziu,pa e ditur se cfare vlerash kishte ajo unaze,ia fal dhe ia vendos vete ne gisht.

Sapo pasaniku u zhduk ne kthese,Fatziut i filluan fatkeqesite. Bimet ne fushe po ia hanin zogjte,varken ia permbusnin stuhite dhe dritherat ia prishi bresheri. Ndersa naten ra ne dysheme nje thengjill dhe mori flake qilimi,mire qe Fatziun e zgjoi qeni duke lehur se do ishte djegur e gjithe shtepia.

Fatziu po jetonte keq e me keq. Nje here qeni i tha maces:

        • Duhet t’ia kthejme unazen magjike zoterise,perndryshe ai do vdese nga uria.

Qeni vrapoi duke ndjekur gjurmet e pasanikut. Pas qenit shkonte macja duke kenduar. Ata vrapuan sa vrapuan,pastaj ndaluan sepse rrugen ua pengonte nje lume i madh.

        • Hip mbi kurrizin tim,une do e kaloj lumin, – i tha qeni guximtar.

Macja hipi mbi kurrizin e qenit dhe u nisen. Lumi ishte i gjere,dallget te larta dhe uji i ftohte.

Qenit te gjore iu prene fuqite por nuk u dorezua: notonte vazhdimisht sepse donte shume qe te ndihmonte zoterine e tij. 

Me ne fund ata arriten ne breg dhe pasi u clodhen pak,u nisen perseri me varp.

Ne mbremje ata arriten ne shtepine e pasanikut dhe u fshehen nen dritare. Pasaniku u be gati te flinte,hoqi unazen dhe e futi ne nje kuti edhe e kyci.

Macja kapi nje mi qe te hapte nje vrime ne kuti dhe te merrte unazen. Edhe miu shkoi mori unazen dhe ia solli maces. 

Macja e rrembeu unazen,e mbeshteti ne faqe dhe vrapoi per ne shtepi. Perpara vraponte macja dhe nga pas i shkonte qeni. 

Ata arriten deri te lumi dhe perseri macja hipi ne kurrizin e qenit. Sa dallge te medha e te zemeruara qe kishte lumi! Qeni i gjore u rraskapit fare dhe filloi t’i merrej fryma,kurse macja qe rrinte mbi kurrizin e tij e nxiste:

        • Jepi! Noto edhe pak se arritem!

Qeni e kaloi lumin me shume mundim dhe kur doli ne breg,tha qe te clodheshin pak. Macja i tha qe te flinte se do e ruante ajo. Sapo qenin e zuri gjumi,macja ia krisi vrapit per ne shtepi. Zoteria qendronte ne pragun e deres duke qare sepse hajdutet i kishin vjedhur dhe ato pak gjera qe kishte. macja e vuri unazen ne vendin ku ishte dhe i tha:

        • Mos u trishto,ja ku eshte unaza jote. Ajo eshte magjike dhe te sjell lumturi. 

Fatziu u gezua,ledhatoi macen dhe i dha qumesht per te pire. 

Pasi macja u pastrua me putrat,u lepi mire e mire dhe tha:

        • Gjithe fajin e ka qeni! Ai i tha pasanikut qe unaza eshte magjike.

Fatziu u zemerua me qenin. Dhe sapo qeni mberriti ne shtepi,Fatziu rrembeu nje shkop dhe filloi t’i gjuante qenit te gjore,i cili e ndihmoi aq shume. Dhe i thoshte:

        • Pse i tregove pasanikut qe unaza ishte magjike?

Macja qe rrinte ne maje te oxhakut,tha me ze te larte:

        • Ai donte te me mbyste ne lume qe une te mos e sillja unazen!

Qeni nuk  duroi dot keto fjale. Ai shtrengoi dhembet dhe u hodh maces qe ta kafshonte,kurse macja nxorri thonjte dhe u hodh qenit nga turinjte. 

Por qeni ishte me i forte. E kapi macen me dhembe dhe per pak desh e shqeu genjeshtaren. Macja mezi sa shpetoi nga goja e qenit.

Qe nga ajo kohe,qente dhe macet jetojne ne armiqesi me njeri-tjetrin.

Qeni i leh gjithmone maces,kurse macja ben gati thonjte per t’i nxjerre syte qenit.

Prev
Next

Comments for chapter "112. PSE QENTE NUK I DUAN MACET"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved