Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 111. MAJMUNIA DHE BRESHKA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 111. MAJMUNIA DHE BRESHKA - PERRALLA
Prev
Next

                                               “MAJMUNIA DHE BRESHKA”

Eshte nje breshke me emrin Lu qe jeton ne te caren e nje shkembi. Ajo eshte shume e moshuar dhe e nderuar,ka jetuar ne kete bote treqind vjet dhe ka cfare t’i tregoj miqve te saj. Por nje ngjarje breshka nuk ia ka treguar njeriu. Eshte fjala per miqesine qe kishte me majmunen. Dhe tani do e kuptoni pse nuk ka qejf ta tregoj kete histori.

Nje here breshka u nus per te shetitur gjate bregut te detin dhe takoi majmunen. Ato i pelqeyen njera-tjetres dhe breshka tha:

        • E nderuar majmune! Prej kohesh kam enderruar te kem miqesi me nje majmune.

Dhe majmunia u pergjigj:

        • Une bera rruge te gjate per t’u takuar me ju,te embelsohem me fjalet tuaja te mencura e te shoh nga afer bukurine dhe elegancen tuaj.

Dhe keshtu duke biseduar arriten te shkembi ku banonte breshka dhe e ftoi majmunen te hanin dreke bashke. Ajo e gostiti majmunen me shume gjera te mira. 

Pas drekes breshka u zvarrit per te percjelle miken e saj te shtrenjte. Majmunia jetonte ne pyllin aty prane. Dita ishte me diell dhe e bukur,prandaj ato nuk u lodhen duke ecur.

        • Erdhem, – tha majmunia dhe ndaloi prane nje palme te trashe dhe te larte. – Shtepia

ime ndodhet ne majen e kesaj peme. Ejani ne kasollen time te vjeter per vizite.

        • E dashur majmune, – i tha breshka e shqetesuar, – Une nuk mund te ngjitem dot neper peme. Mund te notoj ne uje dhe te zhytem ne fund te oqeanit por ne peme nuk mund te hipi dot.

 

        • Gjepura! – th majmunia. – Kapuni te bishti im dhe mbahuni forte.

Breshka ashtu beri dhe majmunia filloi te ngjitej me kujdes ne maje te pemes. Breshka nuk e kishte pare kurre boten nga ajo lartesi. Asaj sa nuk i pushoi zemra nga frika. Duke e terhequr me bisht breshken e nderuar Lu,ato arriten ne shtepine e majmunes. Por majmuni,burri i majmunes,nxorri koken ne dritare dhe thirri me ze te larte:

        • Sa i gezuar jam qe po shoh ne shtepine time nje mikeshe kaq te bukur!

Por breshka ishte shume e edukuar dhe nderit i pergjigjej me nder. Sa hapi gojen qe te pergjigjej,ne ate moment leshoi bishtin dhe ra ne toke. Breshka e gjore sa nuk theu qafen.

Majmunia zbriti poshte me shpejtesi dhe filloi te ngushelloje mikeshen duke i thene:

        • Iu lutem,mbahuni forte pas bishtit tim. dhe mos iu pergjigj me asnje fjale pershendetjeve te burrit tim.

 

        • Une do te perpiqem te hesht, – tha breshka me ze te mekur.

Majmunia filloi te ngjitej perseri ne maje te palmes,duke terhequr me bishtin e saj breshken. Prane shtepise ajo e takoi perseri burrin e majmunes,i cili i tha:

        • Shpresoj te mos jeni vrare shume gjate renies. Une jam aq i trishtuar nga kjo sa…

Breshka mendoi: “Sa zoteri i sjellshem!” dhe duke harruar cdo gje tha: – Falemin…

Ajo donte te thoshte “Faleminderit per simpatine”,por nuk arriti ta perfundonte fjalen sepse duke hapur gojen,leshoi bishtin dhe ra perseri ne toke.

Breshka per nje kohe te gjate nuk pranoi te ngjitej per here te trete,por majmunia e bindi duke i bere dhe lajka breshkes,dhe keshtu breshka Lu rrezikoi dhe nje here.

Ata mezi u ngjiten larte,kur burri i majmunes doli dhe i tha:

        • Cfare,perseri rate?!

 

        • Po,- tha breshka dhe ne ate moment ra poshte. 

Kesaj radhe, Lu u perplas aq keq sa humbi dhe ndienjat. Kur erdhi ne vete menjehere u zvarrit per ne shtepine e saj. Majmunia perpiqej kot ta bindte per te vizituar shtepine e saj sepse breshka nuk e provonte me qe te ngjitej. 

Te nesermen ne mengjes majmunia u nis te vizitonte mikeshen e saj. 

        • Sa mire qe erdhet, – i tha breshka. – Une po behem gati te nisem per nje shetitije ne vogel ne det. Iu ftoj qe te vini dhe ju.

 

        • Po une nuk di te notoj fare,e dashur Lu, – i tha majmunia. – une mund te ngjitem ne peme,te eci me tre ose kater kembe por ne uje nuk hyj dot.

 

        • Gjepura! – tha breshka. – Hip mbi shpinen time dhe mbahu forte.

Majmunia nuk u mendua gjate por hipi ne kurrizin e Lu-se dhe u larguan nga bregu. 

Ne fillim majmunia tha se kjo ishte nje shetitje e pazakonte. Megjithate jo cdo majmun ka fatin te notoje ne oqean mbi kurrizin e nje breshke. Shume shpejte majmunia u merzit. 

Sepse ngado qe hidhet koken shikonte vetem uje,s’kishte asgje interesante per te.

Papritur majmunia filloi te qeshte hi-hi-hi;asaj iu kujtua kur ra breshka nga pema. 

        • Mos leviz se do rreshkasesh nga guaska ime, – i tha breshka.

Por majmunia nuk po pushonte dhe qeshte me ze te larte. Kur u kujtua se si breshka kishte 

rene per here te dyte,ajo sa nuk u shqye se qeshuri. 

        • Rrini urte! Pse qeshni?! – bertiti breshka e merzitur.

Majmunia kete here kujtoi se sa per te qeshur ishte kur breshka u perplas per here te trete. Dhe duke u gajasur se qeshuri tha:

        • Mua m’u kujtua…m’u kujtua kur ju dje…hahahaha…

Majmunia e gezuar harroi se ku ndodhej dhe filloi aq shume me te qeshur,sa levizi dhe rreshkiti nga guaska dhe ra ne det. Aty iu zu fryma dhe u mbyt.

Qe nga ajo dite,breshka e moshuar dhe e nderuar nuk lidhi me miqesi me majmunet,qe levizin aq shume dhe nuk rrine dot ne nje vend.

Prev
Next

Comments for chapter "111. MAJMUNIA DHE BRESHKA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved