Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 91. BREDHI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 91. BREDHI - PERRALLA
Prev
Next

                                                              “BREDHI”

Thelle ne mes te nje pylli,ne nje vend plote me diell dhe ajer te fresket,rritej nje bredh i vogel dhe i lezetshem. Por ai nuk ishte i lumtur sepse i qante zemra te ishte i gjate si bredhat e tjere. Aty prane tij vinin femijet e fshatit,luanin prane tij dhe thoshin:

        • Sa bredh i vogel dhe i lezetshem qe qenka.

Por ne vend qe te gezohej nga keto fjale,bredhi ndihej keq se donte te ishte i madh. kur vinte dimri,aty prane tij kalonte nje lepurush dhe dhe bredhin e kapercente,bredhit nuk i vinte mire se i dukej vetja shume i vogel kur ai e kapercente.

Nje dite,erdhen disa burra dhe filluan te prisnin bredhat me te medhenj edhe i vune ne nje makine te madhe. Bredhi po mendonte: “Sa mire,kushedi cfare i pret ata tani!” ai pyeste gjithmone se ku po i conin njerezit ata bredhat deri sa aty prane tij erdhen disa dallendyshe dhe i thane se i kishin hipur ne nje anije dhe po kalonin detin. Bredhi nuk e dinte cfare ishte deti dhe dallendyshet ia shjeguan. Dhe pastaj mendonte me vete: “Ah sikur te isha dhe une i madh,te kaloja oqeanin dhe te shikoja gjera te bukura!” ndersa ajri dhe dielli i thoshin:

        • Gezohu me ne sa je i ri,shijoje shendetin qe ke.

U afruan krishtlindjet dhe njerezit erdhen prene bredha te tjere qe ishin edhe me te vegjel se ai. Bredhi shikonte i habitur dhe mendonte: “Ata jane me te vegjel se une,pse nuk me marrin dhe mua?!” Pastaj pyeti se ku i kishin cuar ata bredhat e vegjel dhe disa zogj i thane:

        • E dime ne ku i kane cuar. Ne pame ne dritare dhe ata i kishin vendosur ne mes te nje dhome te madhe dhe i kishin zbukuruar.

 

        • Oh,sikur te me ndodhte dhe mua ashtu, – mendonte bredhi. – Tani jam bere dhe une i gjate si ata qe moren vitin e kaluar. Sa mire do ishte te isha larte ne nje karroce ose ne anije dhe te shikoja shume gjera te reja!

Dielli dhe era i thoshin gjithmone te shijonte rinine por ai nuk ia vinte veshin. Dhe mendonte: “Pas zbukurimeve kushedi cfare i pret ata,sigurisht qe dicka me e mire e me e bukur!”

Bredhi vazhdonte te behej cdo dite e me i madh,dhe bredhi i binte ne sy kalimtareve qe thoshin: “Sa dru i bukur!”. Dhe kur arriten krishtlindjet,bredhi yne ishte i pari qe u pre. Dhe kur 

ate filloi ta godiste sepata,ai ndjeu dhimbje dhe u rrezua pertoke. Dhe te gjitha endrrat qe ai kishte po merrnin fund,e kuptoi se nuk do i shikonte me shoket e tij,zogjte,eren dhe diellin.

Njerezit e cuan ne nje oborr dhe aty tha nje burre: “Kete do e marrim se qenka i bukur.”

Pastaj erdhen dy sherbetore me disa uniforma te mrekullueshme,e moren dhe e futen ne nje sallon te madh. pastaj bredhin e futen ne nje vazo te madhe e cila ishte e mbushur me rere. 

Erdhen disa zonjusha dhe filluan ta zbukuronin bredhin,e mbushen plote me dhurata dhe me qirinj te bukur. Kurse ne maje i vune nje yll te bukur qe shndriste. Dhe pasi mbaruan thane te gjithe: “Sa bukur do te shkelqeje sonte ne mbremje!”.

Dhe bredhi mendonte sa i bukur do behej kur te ndizeshin dritat qe njerezit i kishin vene. Dhe duke menduar keto gjera filloi t’i dhembte levorja,dhe kur i dhemb levorja bredhit eshte si dhimbja e kokes se njerezve. 

Me ne fund erdhi mbremja dhe dritat e qirinjte u ndezen. Bredhi u be aq i bukur dhe e ndiente veten shume te lumtur,ajo ishte dita me e lumtur e jetes se tij. Dhe nga gezimi,bredhi i drodhi deget e tij edhe poshte ra nje qiri i cili i dogji pak deget. Por zonjushat shkuan me vrap dhe e fiken zjarrin. Bredhi nuk u drodh me se e kishte pak frike zjarrin.

Nuk kaloi shume kohe dhe dera u hap,hyne brenda nje tufe femijesh te cilet i shkuan aq me vrap bredhit sa desh e rrezuan. Femijet moren te gjitha dhuratat qe ishin varur ne bredh dhe po te mos kishte qene i lidhur,do kishte rene ne dysheme. Te gjitha zbukurimet ia moren dhe vetem ylli qe kishte ne maje i ngeli. Femijet i thane nje burri t’i tregonte nje perralle dhe ai u ul prane bredhit dhe i tregoi perrallen e Hampi-Dampit,i cili rrezohet nga shkallet por ngrihet perseri dhe ne fund martohet me nje princeshe. Edhe bredhi mendonte me vete: “Neser do me zbukurojne perseri dhe une do shndrit prape si sonte!”

Te nesermen bredhin e moren dhe e hodhen ne papafingo,ne nje vend te erret ku nuk e shikonte asnjeri. Dhe bredhi filloi te mendonte per naten e gezuar qe kishte kaluar dhe si e kishin zbukuruar,dhe mendonte se do vinte nje dite qe do zbukurohej perseri ashtu. 

Por kaluan dite e kaluan nete dhe per bredhin nuk kujtohej njeri. Kur nje nate dolen nja tre miushe te vegjel dhe e pyeten se cfare dinte,dhe bredhi filloi t’i tregonte per kohet e bukura qe kishte kaluar kur ishte ne pyll,se si zogjte i vinin mbi koke dhe femijet luanin rreth tij. Dhe duke treguar keto kujtime,bredhit i erdhi ndermend se ne ato kohe ishte me te vertete i lumtur dhe po behej pishman qe nuk e kishte shijuar rinine e tij. 

Miushet vinin cdo nate per te degjuar historite e bredhit dhe cdo nate shtoheshin e vinin gjithmone e me shume miushe. Deri sa nje nate erdhen dy minj te zinj,dhe pasi e degjuan historine e bredhit i thane: 

        • Vetem kete histori di te tregosh ti?

Bredhi i tha se vetem ate dinte dhe ata i thane se nuk ishte dhe aq histori e bukur. Pastaj edhe miushet e tjere e kuptuan qe historia e tij nuk po i pelqente me aq shume sa ne fillim. Dhe keshtu,as minjte nuk po vinin me qe te benin muhabet me te dhe bredhi ngali vetem.

Bredhi kaloi shume nete i vetmuar dhe kishte shume kohe te mendonte per te kaluaren e tij. Dhe kur i vinte ndermend ai lepur qe e kapercente kur ishte i vogel,ndjente mall. Atehere nuk i vinte mire kur ai e kapercente se i dukej vetja i vogel,por tani do donte te ishte perseri atje dhe lepurushi ta kapercente si dikur. 

Nje dite,nje burre e mori bredhin dhe e hodhi ne kopesht. Aty po luanin dy femije,ishin te njejtet femije qe i vinin rrotull naten e krishtlindjeve. Njeri prej tyre iu afrua bredhit dhe pa qe i kishte mbetur ne maje ylli qe i kishin vendosur. Ai ia mori yllin dhe shkoi t’ia tregonte femijes tjeter. Kur bredhi shikon veten,gjethet i ishin thare dhe ishin bere te verdha,nuk kishte me ate gjelberim qe kishte dikur.

Pasi kaluan disa ore,vjen burri e merr dhe e ndan ne shume copa. Pastaj e hedh ne zjarr dhe e djeg,femijet shkonin e shikonin dhe benin: “Paf! Paf!”. Benin ashtu sepse bredhi kerciste nga zjarri kur digjej. Dhe sa here qe kerciste i vinte ndermend nga nje kujtim,nga kujtimet e bukura qe kishte kaluar ne mes te pyllit me zogjte,lepurushin,eren dhe diellin. Por ato kujtime nuk do ktheheshin kurre me sepse jeta e tij tashme po merrte fund!

Prev
Next

Comments for chapter "91. BREDHI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved