Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 92. ARKA FLUTURUESE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 92. ARKA FLUTURUESE - PERRALLA
Prev
Next

 “ARKA FLUTURUESE”

Na ishte nje here nje tregtar aq i pasur,sa mund te shtronte nje rruge te gjate me florinj. Por ai nuk i shpenzonte kot parate,nuk hidhter asnje kacidhe kot nese nuk ishte i sigurte qe do fitonte. Ishte nje tregtar shume i zoti dhe i tille vdiq.

Gjithe ate pasuri e trashegoi i biri i tij,i cili e kalonte jeten per bukuri,duke shkuar neper mbremje ne ballo me maska,zbavitej duke hedhur florinj ne uje ndersa te tjeret hidhnin gure,dhe keshtu per pak kohe e gjithe pasuria i mbaroi edhe ai ngeli i varfer. 

Te gjithe miqte e tij ngaqe e kishin per turp te dilnin ne rruge me te,u larguan dhe e lane te vetem. Vetem njeri prej tyre u tregua i mire dhe i dergoi nje arke te vjeter me keto fjale: “Perdore per te mbledhur plackat”. Por djali nuk kishte me as rroba per t’i futur ne arke. Dhe keshtu hyri vete brenda.

Kjo arke ishte shume e cuditshme: po t’i shtypje braven,ajo ngrihej larte si te ishte nje zog.

Pasi e mesoi mire ate veti te mrekullueshme,biri i tregtarit fluturoi drejte qiellit dhe arriti ne Turqi.  Pasi e fshehu arken ne pyll dhe e mbuloi me gjethe te thata,ai shkoi ne qytet. Duke ecur ne rruge ai takoi nje dado me nje femij ete vogel. 

        • Moj dado, – e pyeti ai, – C’eshte ky pallat i madh prane qytetit,qe i ka dritaret aq te larta?

 

        • Eshte banese e bijes se mbretit, – u pergjigj ajo, – I kane thene se i fejuari i saj do ta beje fatkeqe;per kete arsye askush nuk mund t’i afrohet pa qene mbreti dhe mbreteresha.

Djali e falenderoi dadon dhe u kthye ne pyll. Hyri ne arke dhe fluturoi drejte e tek dhoma e vajzes,e cila ishte duke fjetur ne nje divan. Ajo ishte aq shume e bukur sa djali nuk duroi dot dhe e puthi. Vajza u zgjua dhe u tremb shume,por ai i tha se e kishte derguar perendia e qiejve per ta ndihmuar. Edhe vajza u qetesua menjehere pas atyre fjaleve.

Macja:- Hihihi ai ishte nje djale i thjeshte!

Gjyshja:- Por ajo e besoi sepse asnje nuk fluturonte dot aq shume larte.

Macja:- Pastaj u martuan bashke?!

Gjyshja:- Nuk mund te maretoheshin dot aq shpejte…pastaj ata u ulen prane njeri-tjetrit dhe ai filloi t’i tregonte perralla per syte e saj,pastaj per ballin e saj,per faqet,e shume perralla te tjera 

te bukura. Dhe pasi i tregoi shume perralla i tha princeshes qe te martoheshin bashke.

        • Eja prap te shtunen tjeter,- i tha ajo. – Do te vijne mbreti me mbretereshen per caj,ata do te jene krenare te me martojne me perendine e turqeve. Por ki kujdes t’i tregosh perralla te bukura. Nena ime i ka qejf perrallat qe te jene me kuptim te thelle,kurse babait i pelqejne ato qe te bejne per te qeshur.

Djalit vetem perrallat i kish ngelur se pasuri nuk kishte me. Ata u ndane dhe vajza i dha djalit nje shpate te stolisur me florinj,dhe kjo ishte ne kohen e duhur sepse ai nuk kishte asnje grosh dhe me to shkoi bleu nje pale rroba te mira. Pastaj shkoi u ul diku ne pyll per te krijuar nje histori te mire. Ne fillim nuk e pati shume te veshtire se nuk eshte e lehte te krijosh nje perralle,por me ne fund ia doli dhe kur erdhi e shtuna ishte gati. 

Mbreti,mbreteresha dhe te gjithe njerezit e tyre kishin ardhur per caj te princesha;biri i tregtarit u prit me perzemersine me te madhe. 

        • Ju lutem,na tregoni ndonje perralle, – tha mbreteresha. – Ndonje me kuptim.

 

        • Ose dicka qe te na beje te qeshim, – shtoi mbreti.

 

        • Me gjithe qejf, – u pergjigj djaloshi.

Dhe djali filloi te tregonte perrallen qe kishte shpikur gjate gjithe nates qe ishte menduar.

Na ishte nje here nje kuti me shkrepese. Dhe hiqeshin si te medha se stergjyshi i tyre,domethene pisha e madhe,pati qene dikur pema me e madhe ne pyll…pas shkrepseve,u hodh tenxherja,pas tenxheres masha,pocja,pjatat…domethene te gjitha enet qe perdoren ne kuzhine,kush e kush te mburrej me shume. Por ne nje cast u hap dera,ishte sherbyesja. Askush nuk levizi me,askush nuk tha gjysem fjale. 

Sherbyesja mori shkrepeset per te ndezur zjarrin. Ato nisen dhe moren flake. 

“Tani, – thoshin me vete ato, – gjithe bota eshte e detyruar ta njohe shkelqimin tone!

Dhe aq sa te medha qe e mbanin veten ato,ne fund ngeli vetem hi.

        • Ja nje perralle e bukur, – tha mbreteresha, – une e mendoja veten sikur isha ne mes te kuzhines,prane shkrepseve. Keshtu pra,ju do te martoheni me bijen tone.

 

        • Po,po vertete, – shtoi mbreti, – ti do marresh per grua vajzen tone dhe dasmen do ta bejme te henen. 

Ne prag te dasmes gjithe qyteti u ndricua. Dhe te gjithe ishin ne feste.

        • Tani, – tha me vete djali i tregtarit, – duhet qe e dhe une te bej dicka nga ana ime. 

Bleu te gjithe materialin e nje fishekzjarri te bukur,pastaj e vuri ne arke dhe fluturoi ne ajer.

Pastaj i plase ne ajer dhe cfare shkelqimi qe u be. 

Nga kjo pamje,te gjithe njerezit po kercenin te gezuar. Kurre nuk kishin pare dicka te tille. Tani ishin te bindur se ishte zoti i tyre dora vete qe do martohej me princeshen.

Kur u kthye ne pyll,djali i tregtarit mendoi te shkonte te pyeste ne qytet se si e kishin pritur fishekzjarrin.                                                    

Atje i treguan gjera te cuditshme. Secili e kishte pare ne menyre te ndryshme por te gjithe ishin magjepsur nga ajo gje.

Pastaj u kthye ne pyll qe te hynte ne arken e tij,por nuk e gjeti ne asnje vend. Ajo ishte djegur nga nje shkendije e fishekzjarrit,kishte mbetur vetem hi prej saj. Dhe keshtu,djaloshi i gjore nuk mund te fluturonte dot me qe te shkonte te takonte te fejuaren e tij.

Ajo e priti gjithe diten ne cati,dhe vazhdon akoma ta prese. Ndersa ai bredh ne te gjithe boten duke treguar perralla; por asnjera prej tyre nuk eshte aq e gezueshme sa ajo e shkrepseve. 

Prev
Next

Comments for chapter "92. ARKA FLUTURUESE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved