Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 93. LULESHQERRA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 93. LULESHQERRA - PERRALLA
Prev
Next

                                                      “LULESHQERRA”

Ne fushe,prane rruges se madhe,ndodhej nje shtepize e kendshme. Ne oborr kishte nje kopesht te vogel me lule ne gardh. Jo larg prej andej,ne mes te barit te dendur lulezonte nje luleshqerre e vogel. Dhe si lulet e tjera te medha te kopeshtit,edhe ajo rritej cdo ore e me shume. Nje mengjes te bukur ajo kishte celur me lulet e saj dhe ngjante si dielli. Nuk behej merak kur e shihnin si nje lule te parendesishme,ajo ishte e kenaqur,thithte me deshire ngrohtesine e diellit. 

Keshtu,luleshqerra ishte e gezuar si ne nje dite feste. Ne kohen kur femijet ishin ulur ne bankat e shkolles dhe mesonin,ajo sodiste bukurite e natyres,shikonte zogun qe kendonte por nuk i erdhi aspak keq qe nuk bente dot si ai sepse edhe aty ishte e lumtur. 

“Une shoh dhe degjoj, – mendoi ajo. – Dielli me ngroh dhe era me perqafon,s’kam pse te ankohem!”. Brenda gardhit gjendeshin nje tufe lule qe sa me pam mbanin ere aq me shume krekoseshin. Brozhuret fryheshin per t’u dukur me te trasha se trendafilat,por trendafilin nuk e zbukuron madhesia. Tulipanet shkelqenin nga bukuria e tyre dhe fryheshin,e nuk i hidhnin asnje shikim luleshqerres se vogel,ndersa ajo i shikonte me adhurim duke thene: “Sa te pasur dhe te bukur qe jane! Padyshim qe zogu i madherishem do vije t’i vizitoje dhe une jam shume e lumtur qe do te marr pjese ne kete shfaqje. ” Dhe po ne ate cast,zogu kengetar fluturoi,jo te tulipanet por ne bar prane luleshqerres se vogel,e cila nuk dinte cfare te mendonte. 

Zogu filloi te kercente rreth saj dhe te kendonte. Nuk e merr dot me mend sa e lumtur ishte lulja e vogel. Zogu kendoi rreth saj,se puthi dhe nje here me sqepin e tij dhe u ngrit lart ne qiell. Pak e turperuar por shume e gezuar,veshtroi lulet e tjera te kopeshtit.

Ato qe ishin deshmitare te nderit qe u be luleshqerres,e dinin mire cfare gezimi ndiente ajo ne ate cast. Por tulipanet e mbanin koken larte dhe nga fytyra e tyre e kuqe dukej qarte qe ishin ziliqare. Lulja e vogel e vuri re kete gje dhe nuk i erdhi mire qe ato nuk e kishin me qejf. 

Pas pak,nje vajze me thike ne dore hyri ne kopesht,iu afrua tulipaneve dhe i preu te gjithe. Luleshqerres u futen dritherimat nga frika dhe i erdhi keq per tulipanet.

Te nesermen ne mengjes, luleshqerra i hapi fletet e saj ajrit dhe rrezeve te diellit. Ajo e njohu perseri kengen e zogut por kete here kishte kenge te trishtuar sepse e kishin mbyllur ne kafaz. 

Zogu i kendonte lumturise se jetes se lire,bukurise se arave me gjelberim  dhe udhetimeve te tij te meparshme ne ajer.

Luleshqerra kishte shume deshire ta ndihmonte por s’kishte cfare te bente. Ngaqe i vinte keq per zogun e shkrete qe e kishin roberuar,ajo i harroi te gjitha bukurite qe kishte rreth e rrotull,ngrohtesine e kendshme te diellit dhe fletet e saj te bardha te shkelqyeshme.

Pas pak hyne ne kopesht dy djem te vegjel: me i madhi mbante nje thike te gjate e te mprehte ne dore,si ajo qe kishte vajza kur preu tulipanet. Ata shkuan drejte luleshqerres,e cila nuk mund te kuptonte se cfare donin ata. 

        • Ketu ne mund te shkulim nje cope te mire lendine per zogun, – tha njeri prej djemve dhe filloi te bente nje katrore te madh rreth e qark lules se vogel.

 

        • Shkule lulen, – tha tjetri.

Nga keto fjale luleshqerra u drodh nga frika. Nese ata do e shkulnin do te thoshte qe ajo te humbiste jeten! Dhe kurre nuk e kishte dashur jeten aq shume sa ne ate cast.

        • Jo,le ta leme, – u pergjigj me i madhi, – eshte ne vend shume te mire.

Nuk e luajten dhe luleshqerra hyri ne kafazin e zogut. 

Zogu i vogel qe vajtonte se ishte i roberuar,godiste telat e kafazit me krahet e tij. Luleshqerra e vogel,me gjithe deshiren e saj te madhe,nuk mund ta ndihmonte dot me asnje fjale.

Dhe keshtu kaloi mengjesi.

        • Ketu eshte mbaruar uji, – tha zogu, – te gjithe kane dale dhe s’me kane lene asnje pike uje. Gurmazi me eshte thare dhe me pervelon,me kane zene ethe te tmerrshme,po me zihet fryma! Me sa duket do vdes larg diellit qe shndrit,larg gjelberimit te fresket dhe gjithe bukurive qe jane krijuar ne bote! 

Pastaj nguli sqepin ne copen e lendines se laget per t’u freskuar pak. Hodhi veshtrimin te luleshqerra e vogel; i beri me koke ne shenje miqesie dhe i tha duke e perqafuar:

        • Edhe ti e gjora lule e vogel,do humbasesh jeten ketu! Ne vend te botes qe zoteroja me dhane fije bari dhe si shoqe vetem ty. Cdo fije bari per mua duhet te jete nje peme: secila nga fletet e tua te bardha,nje lule plote ere te mire. Ah,ti me sjell ndermend te gjitha gjerat e bukura qe kam humbur!

“Sikur te mundja ta ngushelloja” – mendonte luleshqerra,qe s’e ndiente veten te zonjen te bente as levizjen me te vogel. 

Megjithate,ajo perhapi me shume se zakonisht eren e saj te mire;zogu e ndjeu kete gje,dhe megjithese vuante nga etja perveluese qe e shtynte te cukiste cdo fije bari,ai pati kujdes te mos e prekte fare lulen. 

Erdhi mbremja,aty s’kishte njeri qe t’i sillte nje pike uje zogut te shkrete. Atehere ai shtriu krahet e tij te bukur duke u perpelitur dhe ia mori nje kenge te trishtuar. Vari koken e tij nga lulja e vogel dhe zemra e tij e vrare nga dhembja dhe deshire pushoi se rrahuri. Perpara kesaj pamje te trishtuar, luleshqerra nuk mundi te mbyllte fletet e saj per te fjetur,por u ul pertoke nga hidherimi.

Djemte e vegjel erdhen te nesermen. Kur pane zogun qe kishte dhene shpirt,derdhen lote dhe i hapen nje grope. Trupin e mbyllen ne nje kuti te bukur te kuqe,e varrosen dhe madheshti dhe mbi vendin ku e groposen hodhen flete trendafili.

Kur jetonte dhe kendonte e harruan ne kafazin e tij dhe e lane te vdiste ne mjerim; kur vdiq,e qane dhe i bene gjithe ato nderime. 

Copen e lendines me luleshqerren e hodhen ne rruge,ne pluhur,askush nuk mendoi per ate qe e deshi me aq dhembshuri zogun e vogel.

Prev
Next

Comments for chapter "93. LULESHQERRA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved