Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 94. VRAPUESIT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 94. VRAPUESIT - PERRALLA
Prev
Next

                                                           “VRAPUESIT”

Ishin caktuar dy cmime,nje i madh dhe nje i vogel,per ate qe do ishte me i shpejti,jo vetem ne nje gare por gjate gjithe vrapimeve te nje viti te tere.

Dhe per kete ishin mbledhur te gjithe po diskutonin per cmimet qe ishin caktuar.

        • Cmimin e pare e fitova une, – thoshte lepuri. – E drejta del ne shesh edhe kur ndonjeri i ka te afert ata te jurise,por ama t’i japesh cmimin e dyte kermillit ky eshte kulmi,une kete e quaj si nje fyerje qe me behet mua.

 

        • S’eshte ashtu, – foli shtylla e telegrafit,qe kishte qene deshmitare ne ndarjen e cmimeve. – Duhen marre parasysh edhe kembengulja. E thane kete gjithe ata burra te nderuar dhe une jam ne nje mendje me ata. Eshte e vertete qe kermillit iu deshen gjashte muaj per te kaluar pragun e deres,por nga nxitimi i madh ai theu kemben. Ai u dha me mish e me shpirt pas gares,dhe mos harroni qe mbante dhe shtepine ne kurriz kur vraponte…per kete meriton te lavderohet,prandaj mori dhe cmimin e dyte.

 

        • Megjithate,une nuk e kuptoj pse me lane pa cmim, – tha dallendyshja. – S’besoj qe te kete ndonje tjeter me te shpejte se une kur vjen puna per fluturim,une kam qene edhe shume shume larg!

 

        • Epo kjo eshte e keqja jote, – foli shtylla. – Je pak si bredharake,nuk ze dot nje here vend. Sa here qe ketu fillon te beje ftohte,ti ia mbath ne vend te huaj. Nuk je patriote! Prandaj,as qe behet fjale te jepet cmimi ty.

 

        • Po sikur ta kaloj dimrin ketu ne peme, – tha dallendyshja. – Sikur te rri gjithe dimrin duke fjetur,kane per ta marre parasysh qe te me japin cmimin?

 

        • Sill nje vertetim nga pema qe ti ke kaluar dimrin aty duke fjetur dhe do te merret parasysh edhe kerkesa jote.

 

        • Une meritoja cmimin e pare dhe jo te dytin, – po thoshte kermilli. – Une di qe lepuri ka 

vrapuar vetem nga frika,vraponte kur e ndiente veten ne rrezik. Kurse une e mora garen si nje detyre dhe ja ku u bera invalid. Une jam ai qe e meritoj cmimin e pare,por prape nuk bej zhurme se nuk me pelqejne fjalet.

Dhe kermilli peshtyu tere percmim per padrejtesine qe i kishin bere.

        • Une iu jap fjalen e nderit qe te gjitha cmimet u dhane me te drejte, – tha guri i sinorit te pyllit,i cili ishte anetar i jurise. – Une gjithmone veproj me mend,me rregull dhe duke i pare gjerat mire. Kam pasur nderin te marr shtate here pjese ne dhenien e cmimeve por sot doli ajo qe mendoja une. Cmimin e pare e kam caktuar gjithmone duke nisur leximin e alfabetit qe nga fillimi,kurse te dytin duke e nisur alfabetin nga fundi. Me degjoni dhe ua shpjegoj. Germa e tete,duke e nisur nga A-ja eshte H-ja,pra me H fillon Hare (Hare ne danisht do te thote lepur),prandaj une ia dhashe cmimin e pare lepurit. Germa e tete,po ta fillojme nga fundi i alfabetit eshte S-ja,prandaj dhe kermilli fiton cmimin e dyte (ne danisht i thone Sneglen). Vitin qe vjen e ka radhen per cmimin e pare germa L,kurse per te dytin germa R…gjithcka do bere me rregull!

 

        • Sikur te mos kisha qene anetar i jurise,une do te kisha votuar per veten, – tha gomari. – Nuk duhet te nisemi nga shpejtesia e ecjes,po dhe nga cilesi te tjera. Si per shembull,sa peshe mund te mbaje secili nga kandidatet; por sidoqofte une kete here nuk u nisa nga kjo,as edhe nga shpejtesia dhe dinakeria e lepurit per t’ia mbathur nga armiku. E kam fjalen per ate qe quhet “bukuri”. Dhe kete radhe une ate pashe,pashe ata goxha veshe te zhvilluar qe kishte lepuri dhe kenaqesha kur i shihja se sa te gjate qe ishin. Me dukej sikur po shihja veten edhe nje here te vogel dhe prandaj voten time ia dhashe atij.

 

        • Bezz, – ia beri miza, – une s’dua te mbaj ndonje fjalim te gjate,doja vetem te thoja dicka. Te them te verteten une ia kam kaluar me shume se nje lepuri ne gare. Kisha hipur nje here ne nje lokomotive dhe lepuri po vraponte per te shpetuar. Por lokomotiva i kaloi larte lepurit duke i shtypur kembet e prapme. Dhe kjo ndodhi vetem se ne lokomotive isha une. E shikoni si ia kam kaluar lepurit me vrap? Por te them te drejten cmimit nuk ia kam nevojen!

Trendafili i eger kishte ndermend nje mendim te bukur por atij nuk i pelqente te fliste shume dhe nuk tha gje. Ai po mendonte:

        • Mua me duket se cmimi i pare,madje dhe cmimi i dyte i takojne rrezes se diellit. Brenda nje casti ajo pershkon nje rruge te pallogaritshme qe nga dielli e deri ketu te ne. Dhe vjen me kaq furi,saqe e gjithe natyra zgjohet plote mrekulli dhe me kaq bukuri,sa te gjithe ne trendafilat skuqemi e mbushemi plote arome. Por me sa duket gjyqtareve tane te nderuar nuk i paska shkuar ne mendje kjo gje. Sikur te isha une nje rreze,do te kisha bere qe t’u binte pika e diellit ne koke secilit prej tyre,por kjo nuk do te bente gje tjeter vetem se do i marroste dhe ata te marrosur jane qe tani. Jo.nuk do flas, – vazhdoi trendafili, – se dua qe paqja te mbreteroje ne pyll. C’mrekulli eshte te jetosh e 

lulezosh,te leshosh arome e te jetosh; te jetosh ne legjenda e ne kenge. E megjithate rrezja e diellit ka per te qene edhe kur ne te gjithe nuk do te jemi me.

        • Cili eshte cmimi i pare? – pyeti krimbi,qe kishte qene ne gjume dhe atehere u duk. 

 

        • Cmimi i pare eshte leja per te hyre ne nje kopesht lakrash, – u pergjigj gomari. – Isha une qe e propozova. Lepuri e meriton kete cmim,dhe keshtu une,si nje anetar aktiv dhe i mencur i jurise,u perkujdesa qe te merrej parasysh leverdia e fituesit. Lepuri fitoi dhe kermilli ka leje te rrije mbi mur e te lepij myshkun dhe driten e diellit. Dhe per me teper,ne te ardhmen ai eshte caktuar te jete nje nga gjyqtaret kryesore te gares se shpejtesise. Sepse duhet nje specialist per garen e shpejtesise ne juri. Dhe duhet te them se me kete fillim te mbare,une jam plote shpresa per te ardhmen.

 

Prev
Next

Comments for chapter "94. VRAPUESIT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved