Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 90. FIJA E KASHTES,THENGJILLI DHE BATHA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 90. FIJA E KASHTES,THENGJILLI DHE BATHA - PERRALLA
Prev
Next

 “FIJA E KASHTES,THENGJILLI DHE BATHA”

Shume kohe perpara,diku ne nje vend te larget,na ishte nje plake e moshuar,shume e moshuar. Nje dite ajo shkoi ne kopesht dhe mblodhi nje tas me bathe dhe po mendonte qe t’i ziente per dreke.

Ndezi zjarrin dhe qe ai te ndizej me mire,i hodhi nje dore kashte dhe pastaj vuri kusine. 

Ketu nis edhe perralla jone.

Kur plaka hodhi bathet ne kusi,nje kokerr ra ne dysheme. Ra dhe mbeti prane fijes se kashtes. 

Nga zjarri kerceu dhe ra ne dysheme nje thengjill i ndezur. Fija e kashtes i tha:

        • Miqte e mi,po ju nga dolet ketu?!

 

        • Une,- pergjigjet themgjilli, – kerceva nga zjarri. Po te kisha qendruar atje,tani do digjesha me shoket dhe do kthehesha ne hi. 

 

        • Edhe une isha me fat qe rashe ketu, – tha batha. – Do isha zier ne kusi me shoqet e mia.

 

        • Edhe une jam e gezuar qe nuk rashe ne zjarr, – tha kashta.

Po mendonin cfare te benin dhe ne fund rane dakort qe te dilnin nje shetitje neper bote.

Dhe keshtu u nisen te tre sebashku. Ecen sa ecen dhe arriten prane nje pellgu me uje. Pellgu ishte i vogel dhe i ngushte,por ure per te kaluar ne anen tjeter nuk kishte.

Vrau mendjen fija e kashtes dhe me ne fund tha:

        • Ja cdo te bejme! Une do te zgjatem nga njera ane ne tjetren dhe ju do kaloni lart meje.

Kashta u shtri nga njera ane ne tjetren dhe i pari kaloi thengjilli,dhe ecte sikur ishte ne ure. Arriti deri ne mes dhe pastaj ndaloi. Kur pa ujin poshte filloi te therriste me ze te larte:

        • Kam frike nga uji! Kam frike!

E ndersa qendroi aty dhe therriste,fija e kashtes u ndez edhe u nda ne dy pjese. Keshtu rane te dy ne uje,thengjilli dhe kashta. 

        • U mbyta! Ndihme! Me shpetoni! – uleriste thengjilli dhe shkoi ne fund.

Kokrra e bathes u tregua e kujdesshme. Qendroi ne breg dhe nisi te tallej me fijen e kashtes dhe thengjillin. Qeshi aq shume sa ne fund plasi.

Do ta kishte pesuar me keq,por per fatin e saj aty u ndodh nje rrobaqepes. Ai nxorri nje gjilpere dhe qepi dy gjysmat e kokrres se bathes. Por ngaqe nuk kishte me vete pe te bardhe,e qepi bathen me pe te zi. 

Dhe qe nga ajo kohe,te gjitha kokrrat e bathes kane nje njolle te zeze ne mes. 

Prev
Next

Comments for chapter "90. FIJA E KASHTES,THENGJILLI DHE BATHA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved