PERRALLA - 82. MBRETI DHE BUJKU QE U BE MJEK NGA HALLI
“MBRETI DHE BUJKU QE U BE MJEK NGA HALLI”
Na ishte nje here nje mbret qe kishte nje sherbetore te martuar. Sherbetorja nuk e donte burrin e saj dhe mundohej qe te gjente nje menyre per t’i bere keq.
Kur mbreteresha ishte shtatzene,mreti mori te gjithe mjeket me te mire qe kishte dhe i tha te gjenin se cfare do bente,djale apo vajze. Sado qe mbreti i detyroi ta gjenin ata nuk e gjeten dot dhe mbreti i futi te gjithe ne burg. Atehere sherbetorja qe kete rast po priste i thote mbretit:
-
- Burri im eshte shume i ditur por nuk do te duket shume. Thirre dhe pyete se vetem ai mund te tregoj se cfare do te linde mbreteresha.
Burri i shkrete nuk dinte asgje nga pune,nuk merrte vesh. Dinte vetem te punonte token dhe ishte nje njeri shpirtmire qe nuk i bente keq askujt.
Ai e kuptoi shume mire qe ate kurth ia kishte bere e shoqja por s’kishte cfare te bente,prandaj u ngrit dhe shkoi ne pallatin e mbretit.
Mbreti i nxori mbretereshen qe ta shikonte por ai i shkreti nga frika se mos vriste femijen nuk dinte cfare te bente. Pasi e pa pak,i thote mbretit:
-
- Madheri,sipas mendimit tim,kur e pashe te vinte e kishte djale,tani qe po iken shikoj qe ka vajze. Une mendoj se do beje dy femije.
Njeriun e drejte me te vertete qe e ndihmon zoti. Pas dhjete ditesh mbretereshes i erdhi koha per te lindur dhe beri dy femije,djale dhe vajze.
Mbreti u gezua shume qe ai e gjeti dhe thirri burrin e sherbetores dhe i tha:
-
- Cfare do per shperblim? Kerko cfare te duash.
Bujku i pergjigjet mbretit:
-
- Nuk dua asgje per vete,kerkoj vetem qe te lirohen mjeket nga burgu.
Mbreti rri mendohet pak dhe ia kthen:
-
- Kjo eshte gje qe nuk behet,por kerko para sa te duash dhe do t’i jap.
Por bujku nuk i pranoi parate dhe i thote mbretit:
-
- Bisedo nje here edhe me mbretereshen se une po te pres ketu.
Edhe mbreteresha ishte dakort me kerkesen e bujkut dhe e detyroi te shoqin t’ia plotesonte deshiren. Dhe keshtu,donte apo nuk donte,mbreti nuk ia prishi te shoqes dhe i liroi te gjithe mjeket nga burgu. Sherbetorja kur pa se i shoqi e gjeti se cfare do lindte mbreteresha sa nuk plasi nga inati,donte t’i bente keq burrit dhe i beri mire.
Pak me vone,mbretit iu mbush spitali plote me te semure dhe nuk po gjente zgjidhje per t’i sheruar. Sherbetorja,si shtrige dhe dinake qe ishte,shkoi dhe i tha mbretit:
-
- Madheri,vetem burri in mund t’i sheroje te gjithe ata te semure. Nese do ta zgjidhesh kete pune te keshilloj te shkosh ta marresh.
Mbreti i besoi gruas se edhe per femijet vetem ai e gjeti,edhe ata qe ishin mjeke nuk e gjeten.
Dhe keshtu,mbreti mori bujkun dhe shkuan te dy ne spital.
Ky i shkreti gjate gjithe rruges luste zotin ta shpetonte dhe mermeriste me vete: “Ah moj grua qe po me merr ne qafe,zoti ta shperblefte per te gjitha keto qe po me ben!”
Kur hyne ne spital dhe ndodheshin para te semureve,hidhet mbreti dhe e pyet bujkun:
-
- Pa me thuaj,cfare duhet t’i bej gjithe ketyre te semureve qe te sherohen?
Burri qe ishte veshur mire per t’u dukur si doktor,i tha mbretit:
-
- Per t’i sheruar te gjithe keta duhet te theresh njerez,ata qe jane me semure nga te tjeret dhe mishin e tyre t’ia japesh te tjereve qe te sherohen.
Atehere mbreti i tha bujkut:
-
- Shume mire,zgjidhi ti kush jane me semure dhe ata do te theren.
Atehere bujku filloi t’i shikonte te gjithe me radhe dhe thoshte:
-
- Ti qenke shume keq,prandaj duhesh therur qe te shpetojne te tjeret.
Dhe i semuri ngrihej ne kembe nga frika dhe thoshte:
-
- Jo,une nuk jam semure,jam shume mire. – Dhe pasi vishte rrobat ia mbathte me vrap ne shtepi.
Dhe keshtu bujku i mori te gjithe me radhe. Thuaj njerit e thuaj tjetrit,dhe nga frika te gjithe vishnin rrobat e iknin ne shtepi. Deri sa ne fund ngelen dhjete vete qe ishin shume keq dhe nuk kishin mundesi per te jetuar.
Mbreti mbeti aq shume i kenaqur nga ky njeri i ditur,sa e mori ne pallat dhe e mbante prane vetes si nje princ. Dhe bujku pasi u be i pasur dhe krahu i djathte i mbretit,e mbante gruan si sherbetoren e tij dhe e beri te paguante per te gjitha te ligat qe ajo i kishte bere.
