PERRALLA - 81. QEROSET DHE BUJKU
“QEROSET DHE BUJKU”
Ishin tre vellezer qe nuk kishin pune tjeter por vec talleshin me njerezit qe kalonin rruges.
Nje dite nje bujk dergoi gruan ne pazar te shiste nje ka. E mori gruaja dhe arriti ne nje ure ku takoi vellain e madh. Qerosi e pyeti ku po e conte kaun e ajo i tha per ta shitur. Qerosi i thote:
-
- Kau qenka i forte por po t’i presesh bishtin do e shesesh edhe me shume.
Dhe gruaja i pret bishtin e niset. Ne uren e dyte takon vellain e dyte qe i thote:
-
- Kau qenka i mire dhe ke bere mire qe i ke prere bishtin,por po t’i thyesh edhe brinjte do e shesesh akoma me shume.
Edhe gruaja i theu brinjte dhe vazhdoi rrugen. Pastaj takoi vellain e vogel qe i tha:
-
- Ke bere mire qe i ke prere bishtin dhe i ke thyer brinjte por do ishte me mire sikur t’i prisje edhe veshet.
Gruaja i pret edhe veshet dhe shkon ne pazar.
Atje rri gjithe diten e deri sa erret por te gjithe qeshnin me te dhe asnje nuk iu afrua per ta marre. Kur kthehet ne shtepi dhe pyet burri nese e kishte shitur kaun,ajo fillon me te qare dhe i tregon cfare i kishte ndodhur.
Diten tjeter,bujku mori pese florinj,ia vuri gomarit ne prapanice dhe u nis. Rruges takoi qerosin e madh dhe pasi u pershendeten,u ulen per te biseduar. Pasi kaloi pak kohe,gomari filloi te pallte dhe beri bajga. Bujku shkoi hapi bajgat me dore dhe mori pese florinjte e i futi ne xhep. Kur e pa qerosi i thote nese e shiste dhe ai i tha se e shiste vetem po t’i jepte peseqind florinj. Ata nuk rane dakort dhe bujku i hipi gomarit dhe iku. Por vellai i madh lajmeroi te dytin dhe i tha t’i jepte ma shume. Kur arriti tek i dyti,gomari beri perseri bajgen dhe nxorri pse florinjte. Atehere qerosi i tha qe t’ia blente dhe t’i jepte deri ne treqind e pesedhjete florinj. Por paran nuk rane dakort dhe u nis perseri per rruge. Me mbrapa takoi vellain e vogel e pasi edhe ai pa me syte e tij se cfare bente gomari,bene Pazar dhe ai i dha peseqind florinj. Qerosi i vogel e pyeti se cfare te bente qe ai te nxirrte me shume florinj dhe bujku i tha:
-
- Merre gomarin dhe coje drejte e ne shtepi. Aty do e fusesh ne nje depo plote me elb dhe do e lesh tre dite e tre nete,mos e shiko se trembet dhe nuk ben florinj.
Dhe keshtu ai e merr gomarin dhe bashke me tre vellezerit e cojne gomarin ne shtepi dhe e fusin ne depo. Diten e dyte vellai i vpgel shikon nga nje vrime dhe pa patkonjte e gomarit qe kishte ngritur kembet larte e kujtoi se ishin florinj. Shkoi i tha vellezerve se cfare kishte pare dhe ata mezi po prisnin te plotesoheshin oret.
Dhe kur u plotesuan tre dite,tre vellezerit shkuan me vrap dhe kur e pane qe gomari kishte vdekur,e kuptuan qe ai ishte tallur me ta dhe shkuan ta vrisnin bujku.
Kur shkuan atje e gjeten duke punuar token. Ne fillim thane ta vrisnin menjehere por pastaj nderruan mendje dhe vendosen ta mbysnin ne det. Dhe keshtu e moren e futen ne thes,i lidhen gryken dhe po shikonin te gjenin ndonje vend ku ta hidhnin. Pasi u larguan qeroset,bujku filloi te therrase me te madhe:
-
- Nuk e dua te Bukuren e Dheut se jam plak dhe nuk kam fuqi ta mbaj.
Ate cast po kalonte aty nje coban me dele dhe kur degjoi bujkun qe po thoshte ato fjale,u be kureshtar dhe u afrua thesit edhe e pyeti se kush ishte,dhe bujku i tha:
-
- Mua me ka derguar urdher mbreti qe te marr per grua te Bukuren e Dheut,por une nuk kam fuqi. Dhe meqe nuk doja me moren me zor e me futen ne thes per te me cuar ne pallatin e te Bukures se Dheut.
Pasi degjon te gjitha fjalet e bujkut,cobani i thote te nderrojne vendet dhe ai i thote:
-
- Zgjidhe sa me shpejte thesin se vijne ata te me marrin dhe na kapin,keshtu do shkosh ti te martohesh me te Bukuren e Dheut.
E zgjidhi cobani thesin,nxori bujkun dhe hyri vete,edhe bujku i lidhi gryken thesit. Pastaj mori dhente e cobanit dhe u fsheh pas nje kodre.
Pas pak u kthyen qeroset,noren thesin ne krahe dhe e hodhen thesin ne det. Keshtu ne vend te bujkut u mbyt cobani i gjore.
Qeroset moren rrugen te ktheheshin ne shtepi,por bujku i del para me tufen e deleve. Qeroset u habiten shume kur e pane dhe i thane:
-
- Po ti nga dole ketu,ne sikur te hodhem ne det?!
Edhe bujku ua kthen duke qeshur:
-
- Ashtu eshte,po shkuat e me hodhet anash. Po te me kishit hedhur edhe pak me thelle do kisha nxjerre me shume dele nga keto qe shikoni.
Edhe qeroset qe u hutuan fare,i thone bujkut:
-
- A ka me dele atje qe te shkojme te marrim edhe ne disa?
Bujku kaq donte te degjonte dhe ia kthen:
-
- Po si s’ka,vetem shikoni te hidheni sa me thelle se atje jane me te mirat.
-
- Eja me ne te na tregosh vendin ku te hidhemi, – i thone tre qeroset.
Edhe shkoi bujku i coi ne vendin me te larte qe ishte atje dhe i tha:
-
- Tani merrni vrull dhe kerceni sa me larg te mundeni.
I pari u hodh vellai i madh dhe pas disa sekondash doli mbi uje. E pane dy te tjeret qe po levizte duart e kembet dhe i thane bujkut:
-
- Cfare po thote se nuk po e kuptojme?
Dhe bujku ia kthen:
-
- Thote te kerceni dhe ju sa me pare se nuk po i mban dot te gjitha delet vetem.
Dhe keshtu u hodhen njeri pas tjerit edhe dy qeroset e tjere dhe u mbyten qe te tre. Atehere bujku mblodhi delet e cobanit dhe u kthye ne shtepi.
E keshtu per veshet,brinjte dhe bishtin e kaut,qeroset humben jeten.
