Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 68. HALILI I VOGEL DHE GJIGANDI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 68. HALILI I VOGEL DHE GJIGANDI
Prev
Next

                                          “HALILI I VOGEL DHE GJIGANDI”

 

Na ishte nje here nje burre i madh e i cuditshem qe kishte degjuar te flitej per kreshniket e Glladushes. Nje dite vesh disa rroba qe te tjeret te mos e njihnin dhe shkoi t’i shikonte. 

Kreshniket kishin nje vend ku shkonin e diskutonin edhe gjigandi i shkonte mbrapa fshehurazi dhe i shikonte. Edhe duke i pare e duke i degjuar,iu mbush mendja qe pervec Mujit,te gjithe te tjeret t’i sfidonte ne shesh te burrave. 

Nje dite gjigandi i dergoi i dergoi Mujit te benin nje marreveshje dhe i thote:

    • Me jep besen qe as ti dhe asnje nga familja jote nuk do dale ne shesh me mua.

Muji kete po priste sepse ishte zemeruar me shoket se ata e shihnin Mujin qe ishte plakur dhe i lavderoheshin e i thoshin:

    • Ti je plakur dhe nuk vlen per asgje,ne jemi trima.

Edhe Muji i kthen pergjigje gjigandit e i thote:

    • Te jap besen qe nuk do dal,por duhet te me thuash diten kur do dalesh ne shesh.

Gjigandi i kerkoi kreshnikeve te dilnin ne shesh te burrave sepse kishte vendosur t’i sfidonte edhe dergoi nje njeri te lajmeronte Mujin per diten qe kishin lene sfiden.

Ate dite Muji u ngrit shpejte ne mengjes. Pasi hengri mbi dhjete pjata buke,mori pushken ne krahe dhe u ngjit ne maje te malit per te gjuajtur. Mirepo cfare kishte bere Muji! Halilit te vogel,djalit te vellait,nuk i kishte treguar gje per besen qe kishte lidhur me gjigandin. 

Doli gjigandi ne shesh te burrave dhe kishte marre me vete treqind kuaj. Secilit kale i kishte varur ne qafe njeqind zile dhe kur doli kreshniku i pare ne shesh,gjigandi i tundi te gjitha zilet njeheresh. Edhe kreshnikut i ra te fiket nga frika.

Atehere gjigandi shkoi me vrap dhe i preu koken. Kur e pane kreshniket se cfare ndodhi,nuk po ia mbante me asnjerit te dilte ne shesh ne burrave dhe te perballej me gjigandin. 

E mori vesh Ali Kreshniku qe kishte dy koka edhe u ngrit e doli ne shesh te sfidonte gjigandin.

Ali Kreshnikun e donte mbreti me shume nga te gjithe se ishte me te vertete nje trim i madh. 

Por vetem nje here i luajti zilet gjigandi edhe Ali Kreshnikut i ra te fiket,e pastaj gjigandi shkoi dha ia preu te dyja kokat. 

Kur pane qe edhe Ali Kreshniku nuk ishte ne gjendje ta mposhtte gjigandin,kreshniket e tjere u mblodhen per te biseduar dhe ne fund rane dakort qe te shkonin te kerkonin Mujin.

Por Muji i kishte dhene fjalen gjigandit  edhe tre dite e tre nete do te rrinte ne mal. 

Kreshniket shkuan ne shtepine e Mujit per te kerkuar ndihme,por perpara i doli Halili i vogel qe ishte nje djale shume i shkathet edhe i pyeti:

    • Perse keni ardhur o burra?

 

    • Nuk eshte pune per ty or djale, – pergjigjen kreshniket.

Por Halili ishte nje djale qe nuk dorezohej kollaj dhe iu thote:

    • Pa e marre vesh kete pune nuk iu le te dilni nga shtepia ime.

Atehere kreshniket iu kthyen dhe i thane:

    • Nje gjigand ka dale ne shesh te burrave dhe ka vrare dy nga burrat me te forte qe kishim. Prandaj na duhet ndihma e Mujit.

Halili i vogel hidhet edhe u thote kreshnikeve:

    • Xhaxha Muji nuk eshte ketu,por do te vij une ne vendin e tij. Nuk do lejoj qe familja jone te poshterohet keshtu.

Halili i vogel nuk kishte mbushur as dymbedhjete vjec. Por kreshniket nuk ia vune veshin Halilit se kishin frike mos e vriste gjigandi dhe nuk kishin guxim t’i dilnin para Mujit. Por Halili i vogel nuk u ndal,i hipi mushkes,mori pushken dhe shpaten e florinjte edhe u nis me i shpejte se era dhe i doli para gjigandit ne fushen e burrave. 

Kur e pa gjigandi tha me vete: “me kete nuk do lodhem fare.” Dhe ate cast tundi zilet dhe mushka u fundos ne toke deri ne gju nga frika. Halili i vogel i therret mushkes e i thote:

    • Hajde mushke mos u tremb,mos u tremb se vetem zile jane,nuk te bejne gje.

Edhe pastaj kthehet nga gjigandi dhe i thote:

    • Gjuaj ti i pari o gjigand!

Kreshniket e Glladushes nuk e kishin zakon qe asnjehere nuk gjuanin te paret. Gjigandi gjuajti me pistolete dhe Halili i vogel nxorri shpaten perpara. Plumbi i ra tehut te shpates dhe Halilit te vogel nuk i beri asgje. Pastaj i erdhi radha Halilit te vogel te gjuante,ai gjuajti dhe gjigandin e kapi ne gishtin e madh. Atehere Halilit iu sos durimi,i zbriti mushkes dhe shkoi u perlesh me gjigandin. Halili ishte me i forte dhe e vrau gjigandin,po kur ai u rrezua ne toke i vdekur,e zuri Halilin poshte dhe po i merrte frymen. Asnje nga kreshniket nuk guxonte te afrohej nga frika.

Atehere shkuan i treguan Mujit dhe ai erdhi me vrap ne shesh edhe i thote Halilit te vogel:

    • Fute doren ne xhepin tim dhe merr briskun,caji barkun gjigandit dhe shkuli zemren se mund te behet me e lehte qe te dalesh. Se une nuk mund ta prek me dore sepse i kam dhene fjalen.

Po edhe pse Halili e beri ate qe i tha xhaxhai i tij prape nuk mundi te dale jashte se ishte shume i lodhur. Atehere Muji e terhoqi nga krahet dhe e nxorri jashte Halilin shendoshe e mire. 

Qe nga ajo dite e mbrapa,asnje nga kreshniket nuk iu mburr me Mujit per trimeri.

Prev
Next

Comments for chapter "68. HALILI I VOGEL DHE GJIGANDI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved