Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 66. HALLVAXHIU I HIJSHEM

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 66. HALLVAXHIU I HIJSHEM
Prev
Next

                                              “HALLVAXHIU I HIJSHEM”

 

Na ishte nje here nje here nje burre i varfer qe shkonte cdo dite ne pazar te shiste ndonje send qe t’i sillte buke femijeve ne darke. Nje dite mori nje traste ta shiste. Kur shkoi prane nje livadhi,pa dhjete cobane te vegjel qe kishin kapur nje gjarper te vogel edhe kishin ndezur nje zjarr e donin ta digjnin. Por burri i varfer i tha qe mos ta digjnin dhe t’ia jepnin atij. Ata i thane se do ia jepnin po t’i jepte trasten,edhe burri i tha:

    • Une ua fal trasten,por po shkoj ta shes qe te blej buke per femijet.

Burri ua dha trasten dhe ata i dhane gjarprin,por ata nderruan mendje dhe ia kthyen trasten.

Sapo u nis per te ikur,gjarpri i shkoi mbrapa dhe ai iku me vrap. Por gjarpri i thirri dhe i tha:

    • Ti me shpetove shpirtin dhe une do te kem mik pergjithmone. Shko shite trasten dhe kur te kthehesh eja me merr dhe mua se do vij ne shtepine tende,po te pres ketu. 

Shkoi burri shiti trasten dhe bleu buke,e kur u kthye e gjeti gjarprin po ne ate vend.

    • Tani me fut ne xhep dhe shkojme ne shtepi, – i tha gjarpri.

Burri kishte frike dhe nuk i besonte por gjarpri ia mbushi mendjen qe nuk do i bente gje. Burri e futi ne xhep dhe qe nga ajo dite gjerat filluan t’i shkonin mbare. Edhe gjarpri u rrit e u be i madh. por gjarpri vetem me burrin fliste,nuk hapte goje me njeri-tjeter.

Ne ate fshat ishte nje bej e kishte tre vajza te mira. Nje dite gjarpri shkon dhe i thote burrit:

    • Shko te beu dhe thuaji te me jape vajzen e madhe per grua.

Burri u cudit se s’kishte di t’i thoshte,por gjarpri i tha qe t’i thoshte te verteten. Edhe burri shkoi e i kerkoi vejzen e madhe dhe i tha qe e donte per gjarprin. Beu u mendua nje cope here dhe kuptoi se ketu fshihej dicka,edhe ia dha vajzen. 

Te nesermen krushqit shkuan moren vajzen e madhe te beut dhe e sollen ne shtepine e gjarprit. Ne mbremje gjarpri hyn ne dhome dhe po rrinte prane oxhakut,ndersa vajza qendroi gjate gjithe nates ne kembe. Kur erdhi mengjesi,gjarpri i tha burrit:

    • Merre vajzen e madhe dhe thuaji beut se dua te shikoj vajzen e mesme.

Burri shkoi i tha fjalet e gjarprit edhe beu i dha vajzen e mesme. 

Po keshtu ndodhi dhe me vajzen e mesme edhe ne mengjes ia ktheu dhe kerkoi te voglen.

Beu ia dha edhe te voglen e ia coi qe ate dite. Kur erdhi mbremja dhendrri gjarper hyri ne dhome dhe shkoi prane oxhakut,kurse nusja po rrinte ne kembe. Ne mesnate ajo i tha:

    • Meqenese di te flasesh dhe me ke kerkuar per grua,fol edhe tani qe kemi ngelur vetem ne te dy. Me jep leje te ulem se u mpiva ne kembe.

Ate cast gjarpri hoqi lekuren dhe u shfaq nje djale shume i bukur. Dhe e pranoi te voglen per grua. Por ne mengjes ai e veshi perseri lekuren dhe i tha vajzes:

    • Kur te vije koha nuk do e vesh me,por tani per tani me duhet ta mbaj kete lekure.

Pasi kaloi nje muaj vajza u kthye ne shtepi sipas zakonit dhe dy motrat e saj u bene shume ziliqare kur e pane qe ishte aq e lumtur. Kur ajo do ikte perseri te gjarpri,ato e ndoqen dhe shkuan u fshehen ne dhomen e gjarprit. Kur ai hoqi lekuren,ato e moren dhe e dogjen. Ne ate cast,djali u zhduk pa lene gjurme. Vajza u pikellua nga kjo gje dhe u kthye tek i ati.

Pasi kaloi pak kohe,beu i thoshte vajzes qe te martohej prape e te merrte nje burre tjeter,por ajo nuk donte edhe i tha:

    • Une nuk marr burre tjeter,por me jep disa florinj se do shkoj ta kerkoj.

E pasi i mori florinjte,ajo u vesh si burre dhe shkoi ne nje vend ku punonin nje grup i madh burrash. Aty hapi nje restorant dhe hotel edhe ia vuri emrin Hallvaxhiu Hijshem. Nje dite vajza shkoi te punetoret qe po germonin dhe i tha:

    • Kush do te haje dhe te flere pa paguar te vije ne hotelin tim. Vetem se do me tregoni se cfare shikoni ne toke dhe nen toke,vetem kaq dua nga ju.

Edhe punetoret ate donin,hanin pa para dhe shkonin te flinin te Hallvaxhiu Hijshem. Dikush shkonte i tregonte ndonje fjale te vertete e dikush nje genjeshter qe te flinin atje pa paguar.

Pas disa ditesh vajza takoi nje njeri qe shkonte i conte uje me mushke punetoreve,e ai i tha:

    • Kur mbush uje te kroi,shikoj nje send qe mbushet dhe iken vete.

 

    • Neser do te vij edhe une me ty. – I thote vajza.

Te nesermen qe ne mengjes,vajza u nis dhe shkoi me ujetarin. Kur shkuan te kroi,erdhi bidoni u mbush dhe u largua pa e mbajtur njeri. Atehere vajza e ndoqi nga mbrapa dhe e pa kur hyri ne nje shpelle te fshehte. Pas bidonit shkoi hyri dhe vajza.

Brenda ne shpelle pa burrin e saj te lidhur. Rreth e rrotull tij ishin njeqind gjarperinj dhe ne mes tyre rrinte nje njeri,i cili ishte mbreti i gjarperinjve.

Shkoi vajza iu ul ne gjunje mbretit te gjarperinjve dhe iu lut qe t’i lironte te shoqin. Mbreti i gjarperinjve rrinte i qete dhe i tha:

    • Ky ka bere nje te keqe te madhe,ai i ka besuar gruas sektretin me te madh.

 

    • Nuk e ka ai fajin o mbret,fajin e kam une. – I tha vajza. – Prandaj me merr mua ne vendin e tij dhe ate liroje. 

Mbreti i gjarperinjve u prek nga fjalet e vajzes dhe dha urdher ta lironin djalin.

Atehere gjarperinjte e zgjidhen shokun e tyre dhe vajza mori burrin e u nis ne shtepi. Pastaj bene nje dasem te madhe dhe te gjithe u cuditen nga bukuria e djalit.

Prev
Next

Comments for chapter "66. HALLVAXHIU I HIJSHEM"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved