Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 59. VUR TOPUZ! DUR TOPUZ!

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 59. VUR TOPUZ! DUR TOPUZ!
Prev
Next

                                                     “VUR TOPUZ! DUR TOPUZ!”

 

Na ishte nje djale i varfer qe nuk kishte asgje ne kete bote,vec nenen e babane e moshuar. Qe t’i mbante prinderit me nder ai shkoi per te punuar te nje zoteri,i cili e vuri te priste disa peme dhe te mbante dru gjithe diten. Puna ishte e mundimshme por djali ishte i drejte dhe nuk kursehej,prandaj dhe zoti po ia sillte mbare.

Nje dite kur po cante dru,u shfaq Shen Kolli me nje gomar ne dore dhe i tha:

    • Kam ardhur te te bej nje nder se shoh qe po e ben punen me te drejte. Merre kete gomar e mbaje ne shtepi se ka per te bere cdo dite para. Vetem bej kujdes mos t’ia lesh njeriu ne dore,as edhe per nje dite te vetme.

Djali u gezua sa s’thuhet dhe iku nga zoteria ku punonte. Dhe me te vertete cdo dite gomari i bente para. Nje dite i erdhi kumbarja dhe ia kerkoi gomarin te shkonte ne mulli,po djali i tha se e donte per vete dhe nuk ia jepte dot. Ajo i premtoi qe do ia kthente brenda dites,dhe pas shume lutjesh dhe betimesh,djali ia dha gomarin. Ne mbremje kur ajo u kthye ne shtepi tha me vete: “aty ka bar sa te doje per te ngrene,po ia coj neser.” Dhe kur u ngrit ne mengjes,pa tek bajgat e gomarit para serma. Dhe keshtu nuk ia ktheu me gomarin. 

Djali u merzit dhe shkoi te merrte gomarin por kumbarja qe ishte dredharake si nje dhelper,e beri per budalla dhe i tha qe nuk i ka marre gje gomar. Djali u be aq keq sa nuk donte veten dhe u kthye ne shtepi duarbosh. 

Per ca kohe djali jetoi me parate qe kishte kursyer,por nuk vonoi shume dhe i harxhoi te gjitha. Pastaj u detyrua te shkonte te punonte perseri te zoteria i meparshem.

Nje dite kur po bente dru ne mal,iu shfaq prape Shen Kolli,e merr menjane dhe i thote:

    • Po me dhimbsesh or djale! Merre kete tepsi dhe cfaredo qe t’i kerkosh zotit ka per te ta dhene.

Djali u nda nga zoteria dhe me te vertete cfare  kerkonte i mbushej tepsia plote,para,mall etj.

Nje dite prej ditesh,mbreti kishte dale per te gjuajtur dhe kaloi neper fshat. Djali i doli perpara,e priti me ndere te medha dhe iu lut te qendronte per dreke. Mbreti e pa qe ai e kishte me perzemer qe te qendronte dhe ia beri qejfin. Po kur u ulen per te ngrene,ne tavoline nuk kishte asgje pervec tepsise. Sapo djali filloi te lutej,tavolina u mbush plote e perplote me 

buke dhe me fruta nga me te mirat. Mbreti u habit shume dhe i kerkoi djalit t’i tregonte me doemos se kush ia bente kete pune. Donte apo nuk donte,djali u shtrengua dhe ia tregoi mbretit te fshehten e tepsise. Atehere mbreti dha urdher dhe ia mori tepsine edhe nuk iu zbut zemra nga lutjet dhe lotet qe derdhi djali.

Pas ca kohesh,djali u be perseri i varfer dhe shkoi perseri te punonte te zoteria per te nxjerre kafshaten e gojes,per vete dhe per dy pleqte.

Sa here qe shkonte ne mal per te bere dru,i lutej Shen Kollit qe ta ndihmonte. Shenjti e degjon dhe i shfaqet per te treten here me nje pule ne dore dhe i thote:

    • Po si nuk vure mend nje here! Merre kete pule dhe hap syte mos e humbasesh! Sa here qe te beje veze ke per te gjetur florinj dhe gure te cmuar.

Djali e mori pulen dhe filloi te rregullonte shtepine,token dhe cdo gje qe kishte.

Por ate vit u afrua nje dimer i veshtire dhye djalit iu ngulit ne koke se pula mund te ngrinte nga ftohti i madh qe do bente. Pasi u mendua gjate,e ndau mendjen ta conte pulen te nje rrobaqepes ne qytet qe t’i bente nje pale rroba.

    • Kam nje pule qe nuk gjendet ne bote, – i thote djali rrobaqepesit. – Per cdo dite me ben nga nje veze por jo veze dosido. Veze qe ka brenda florinj e gure te cmuar. Por kam frike mos me ngrin me kete ftohte te madh qe po ben,prandaj e solla ketu qe t’i besh nje pale rroba te mira. Per para mos e ke problem,te kushtoje sa te kushtoje.

Pasi e degjon rrobaqepsi,i cuditur hidhet dhe i thote:

    • Nuk kam degjuar kurre te behen rroba per nje pule,por meqenese ty te eshte mbushur mendja,lere pulen ketu dhe eja ta merresh neser.

Djalit nuk i shkonte ndermend qe ai mund t’i bente ndonje hile dhe ia la pulen. Rrobaqepsi ia mori pulen dhe e nderroi me nje tjeter,me te njejten ngjyre dhe mase,pastak i preu nje pale rroba dhe e beri gati. Djali erdhi te nesermen dhe pasi mori pulen,i dha nje grusht para.

Por u cudit se pula nuk po bente me veze. Te shkonte te ankohej nuk e bente dot se nuk ishte pare ndonjehere pule e veshur me rroba. I ra kokes dy-tre here me grushta dhe tha:

    • Isha i mjere e u bera i lume,isha i lume e u bera i mjere,po mend nuk vura snjehere!

U be per te vrare veten por u kujtua per familjen dhe e mblodhi veten. Tani nuk kishte me sy e faqe qe t’i luteh Shen Kollit por ai iu shfaq perseri. Ne fillim e qortoi se nuk ia kishte degjuar fjalet pastaj i la ne dore nje topuz dhe i tha:

    • Degjo o bir! Ky topuz ta heq merzine dhe te jep ate qe meriton,mjafton qe t’i thuash: “ver topuz!” atehere fillon kercen dhe luan deri sa t’i thuash: “dur topuz!”

Djali e mori dhe e vari ne nje tra. Nje dite kur ishte i merzitur e mori nga trari,dhe i thote: “vur topuz”,dhe topuzi filloi t’i binte mbi shpine sa po tundej dheu nen kembe dhe nuk kishte njeri ta ndalonte. Pastaj u kujtua dhe tha: “dur topuz”,edhe topuzi ndaloi menjehere. 

Pastaj djali e mori topuzin dhe shkoi te rrobaqepsi edhe i thote:

    • Kam ardhur te tregoj dicka dicka te bukur. E sheh kete topuz? Mjafton t’i thuash: “vur 

 

    • topuz” dhe ai kercen e te heq merzine.

Rrobaqepsi kujtoi se do ia hidhte si me pulen dhe donte ta provonte menjehere,edhe i tha me ze te larte: “vur topuz”. Edhe topuzi i kerceu mbi shpine e nisi ta rrahe pa pushim. 

Ai filloi te kerkonte ndihme dhe te lutej,por djali i tha:

    • Pa me kthyer pulen nuk e ndaloj topuzin.

Ai u betua se do ia kthente dhe pasi mori pulen,djali e ndaloi topuzin. 

Pasi mori pulen shkoi te mberti dhe ia punoi ne te njejten menyre. Edhe mbreti u detyrua t’i kthente tepsine qe i kishte marre.

Pastaj shkoi te kumbarja dhe ajo u ndje ne siklet se mos i kujtonte punen e gomarit dhe i tha se ishte shume e merzitur. Atehere djali i thote qe ka kete topuzin qe ta heq menjehere merzine. Sapo ajo tha “vur topuz”,ai nisi ta rrihte sa ia nxorri brinjte nga vendi. 

    • Ndaloje mor djale se me mori shpirtin! – i thote kumbarja.

 

    • Pa me kthyer gomarin nuk shpeton e gjalle. – ia kthen djali.

Dhe keshtu djali i hipi gomarit e ne njeren dore mbante pulen dhe ne tjetren tepsine. Vuri dhe topuzin larte gomarit dhe u kthye ne shtepi. 

Qe nga ajo dite vuri mend dhe beri nje jete te lumtur.

Prev
Next

Comments for chapter "59. VUR TOPUZ! DUR TOPUZ!"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved