Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 58. TRI DREDHA SHPINES

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 58. TRI DREDHA SHPINES
Prev
Next

                                                  “TRI DREDHA SHPINES”

 

Na ishin nje here tre vellezer,me i vogli ishte shume i zgjuar dhe qeros. 

Nje dite u mblodhen sebashku per te biseduar dhe thane:

    • Keshtu nuk mund te jetojme me se jemi te varfer,dy do te rrine ne shtepi kurse njeri do shkoje te punoje qe te marre nje rroge.

 

    • Po shkoj une, – tha me i madhi.

Dhe u ngrit edhe shkoi te nje zoteri i pasur e i tha nese kishte nevoje per nje punetor.

    • Nevoje kam tha zoteria, – i tha zoteria, – po nuk e di a do te biem dakort bashke.

 

    • Cfaredo qe te thuash une do te rri, – ia ktheu vellai i madh.

 

    • Epo mire,do te rrime bashke deri sa te kendoje qyqja e kuqe. Ti do te besh cfare te them une,dhe ai qe do merzitet i pari,tjetri do i jape tri dredha shpines.

Vellai i madh nuk e zgjati shume por pranoi,dhe zoteria i tha:

    • Eja ketu se do fillojme qe sot. Ke per te shkuar ne aren rreze kodres,atje ka gjashtembedhjete dite pune. Do te marresh qerren e parmenden dhe ke per t’i ardhur rreth e qark deri ne mbremje. Pasi te mbarosh punen,qerren ke per ta ngarkuar me dru e te kthehesh ne shtepi,por nuk do e fusesh brenda nga porta e oborrit,por do i kalosh larte avllise.

U nis vellai i madh ne pune dhe u mendua gjithe diten e dites,por nuk mundi te bente dot gje dhe u merzit dhe sipas fjales se dhene,zoteria i dha tri dredha shpines.

Pas tij shkoi vellai i dyte po edhe ai nuk ia doli dhe hengri tri dredha shpines.

    • Po shkoj ta provoj edhe une, – tha vellai i vogel qe ishte qeros.

Edhe mori rrugen per te zoteria ku kishin qene edhe dy vellezerit e medhenj. Zoteria ia tha te gjitha ato qe i kishte thene edhe vellezerve te tij. 

Atehere qerosi mori qerren,qete dhe parmenden dhe beri nje vrime ne mes te malit edhe i ra tokes kryq e terthor. Madje i doli koha te ulej edhe ne hijen e nje peme dhe te hante e te flinte pak gjume. Ne mbremje beri gati drute,i ngarkoi ne qerre dhe u kthye. Kur arriti ne shtepi copetoi parmenden dhe qerren edhe i hodhi nga larte avllise,vrau edhe qete i beri copa-copa e 

i hodhi siper avllise,pastaj kerceu edhe vete dhe u fut ne oborr. E zoteria edhe e pyeti se cfare po bente,edhe ai iu pergjigj:

    • Sic me the zoteri,por nese je merzitur me thuaj dhe te heq tri dredha shpines.

Zoteria hengri buzen me dhembe dhe nuk beri ze. Nje dite tjeter,zoteria i tha qerosit te merrte delet dhe te shkonte ne kenete t’i ngopte me uje. 

Atehere qerosi i mori delet,i preu bishtat dhe ia coi vellezerve qe t’i shisnin. Pastaj shkoi te zoteria dhe i tha qe delet u mbyten ne kenete dhe nuk mundi t’i shpetonte dot. Zoteria u be si i cmendur dhe shkoi me vrap te keneta. Aty gjeti bishtat dhe po i kapte nje nga nje,por ata te gjithe i ngelnin ne dore. Zoteria u be helm dhe i tha qerosit:

    • Po delet ku jane qe nuk po dalin?

 

    • Aty jane, – i tha qerosi, – por kane ndenjur aq shume ne balte sa do jene kalbur. Por nese je merzitur me thuaj,qe te heq tri dredha shpines.

 

    • Jo,jo akoma nuk jam merzitur, – ia kthen zoteria. 

Nje dite tjeter zoteria i thote qerosit qe te marre dhite dhe t’i coje per te kullotur,dhe kur te kthehet dhite te vijne duke qeshur e duke kercyer.

Qerosi i mori dhite e i coi per te kullotur. Ne mbremje i preu buzen e siperme dhe u theu nga nje kembe,edhe kur u kthye ne shtepi ato u vinin duke kercyer dhe duke qeshur. Kur i pa zoteria nuk donte veten,dhite ngordhen te gjitha qe ate nate dhe nuk ngeli asnjera gjalle. 

Zoteria ishte i martuar dhe kishte nje djale te vogel. Nje nate i kishin ardhur disa miq dhe femija po qante dhe po bente zhurme shume. Zoteria i tha qe ta nxirrte djalin jashte,dhe qerosi e kapi femijen nga leckat dhe e hodhi nga dritarja. Zoteria u merzit shume nga kjo gje por qerosi i kujtoi tri dredhat ne shpine dhe ai nuk hapi me goje. 

Nje dite tjeter zoterine e kishin thirrur ne nje dasem dhe ai i tha qerosit qe t’i ruante deren e shtepise. Zoteria shkoi ne dasem me zonjen,kur pas pak shkon dhe qerosi me deren ne krahe. 

Zoteria u be si i cmendur dhe kur shkoi ne shtepi e gjeti bosh fare,ia kishin vjedhur te gjitha. 

Atehere per ta hequr qafe,ai i tha nenes te hipte ne nje peme dhe te kendonte si qyqja e kuqe.

U ngjit plaka ne peme ne mengjes dhe filloi te bente si qyqe “kuk-ku,kuk-ku”.

    • E degjon qyqen qe po kendon? Tani duhet te ndahemi. – i tha zoteria.

 

    • Cfare thua more,ku kendon qyqja kaq shpejte! – dhe mori pushken e i gjuajti,plaka ra nga maja e pemes dhe vdiq ne vend.

Zoteria nuk e zgjati muhabetin se qerosi i kujtoi perseri tri dredhat shpines. 

Dhe nje dite,zoteria bisedoi me zonjen dhe vendosen te largoheshin nga shtepia. Kur ata po benin gati rrobat,qerosi u fut ne thes dhe iku me ata. Rruges e sulmuan disa qen karrocen dhe qerosi doli nga thesi dhe e shpetoi zoterine nga thesi. Kur zoteria e pyeti se c’bente aty,ai ia ktheu se po ruante rrobat dhe e zuri gjumi brenda ne thes.

Zoteria u shtrengua fort se nuk dinte cfare t’i bente. Ne keto fjale e siper ata arriten mbi nje ure. Zoteria e ndaloi karrocen dhe tha se do flinin aty.

Hengren buke dhe rane per te fjetur. Zoteria e vuri qerosin nga njera ane,gruan nga ana tjeter 

dhe vete u fut ne mes. Pas pak i thote gruas me ze te ulet:

    • Kur te bej shenje une,cohu ta kapim nga kembet e nga duart dhe ta hedhim ne uje. 

Qerosi e degjoi por nuk beri ze. Kur e zuri gjumi zoterine dhe gruan,qerosi u ngrit dhe hyri mes tyre. Nga mesnata zoterise i doli gjumi dhe i tha zonjes me ze te ulet:

    • Ngrihu se erdhi koha ta heshim ne uje.

Qerosi qe kishte qe po priste,u ngrit ne kembe dhe bashke me zoterine e kapen gruan njeri nga duart e tjetri nga kembet dhe e hodhen ne uje.

Kur zbardhi drita,zoteria pa qerosin qe ishte shendoshe e mire dhe atehere e kuptoi se kishte hedhur te shoqen ne uje. Dhe keshtu nuk dinte cfare te bente me dhe i tha qerosit:

    • Me hiq tri dredha shpines dhe udhe e mbare te qofte!

Edhe qeroi i hoqi tri dredha shpines zpterise,pa iu dridhur dora e u kthye ne shtepi te vellezerit.

Prev
Next

Comments for chapter "58. TRI DREDHA SHPINES"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved