PERRALLA - 57. TREQIND GROSH PER NJE UJK
“TREQIND GROSH PER NJE UJK”
Na ishin nje here tre vellezer qe nuk kishin as toke,as shtepi dhe as bageti.
Nje dite,vellai me i vogel i thote dy te tjereve:
-
- Une po dal per kismet se keshtu nuk po jetoj dot me.
-
- E ku qenka ky kismeti yt? – ia pret vellai i madh, – ti s’di asgje,nuk vlen per asgje.
-
- Prape se prape une do dal, – thote i vogli dhe mori rrugen e u nis.
Ec e ec dhe gjeti njeqind sepatare ne nje pyll qe po prisnin lisa dhe po benin dru. Djali i pershendeti dhe ata ia kthyen pershendetjen. Pastaj djali i tha:
-
- A me pranoni edhe mua te caj dru me ju?
-
- Ec more, – i thote njeri, – ti dukesh qe nuk vlen per asgje.
I luti edhe i sterluti djali edhe ata e pranuan por i dhane nje rroge te vogel dhe shume pune.
I hyri punes menjehere djali por e kuptoi qe merrte shume pak para dhe ato nuk i dilnin as per te ngrene buke thate. Dhe cfare beri atehere!
Veshtoi ku e linin buken shoket. Secili nga ata e vinte buken dhe veren mbi nje lis. Shkon djali i bie lisit me sepate,gjoja nuk dinte gje. Buka rrezohet ne toke dhe djali tha:
-
- O i lumi une,i lumi! Me dha lisi buke.
Shkoi te nje lis tjeter dhe i bie me sepate,lisi kerciti dhe rrezohet ne toke nje shishe me vere.
-
- O i lumi une,i lumi! – thote djali, – me dha lisi vere.
Kur u kujtua sepataret se kush ua kishte bere ate pune donin ta rrihnin keq,por djali u largua dhe i humbi gjurmet ne mal. Rruges e ndiqte nje ujk.
-
- C’eshte ky qe me ndjek nga mbrapa? – thote djali me vete.
Kur ktheu koken pa qe ishte nje ujk i madh. I ngriti nje kurth,e kapi ujkun dhe e lidhi si te ishte nje qen. U nis me ujkun dhe e shkoi gjeti njeqind qethtare qe po qethnin dele dhe i tha:
-
- A me falni nje tufe lesh se jam ne pike te hallit?
Edhe qethtaret i falen nga nje tufe lesh. Djali e mori leshin dhe ia veshi ujkut ne te gjithe trupin,ne shpine e ne koke gjoja sikur ishte dash. E mori ujkun dhe kur u erresua shkoi te shtepia e nje pasaniku te madh dhe bertiti:
-
- A doni miq,o i zoti i shtepise?
-
- Eja brenda, – u pergjigj i zoti i shtepise dhe shkoi hapi deren.
-
- Kam nje dash me vete dhe kam frike mos te bezdis. – i tha djali te zotit te shtepise.
E shikon pasaniku dashin dhe i thote:
-
- O sa dash i mire qe qenka! Po e fus tek delet se mbase me sjell mbaresi me to.
Kapi ujkun qe dukej si dash dhe e futi bashke me delet,pastaj shkoi te miku. I nxori duhan,kafe,raki dhe pasi mbaruan me te ngrene e me te pire,shkuan per te fjetur.
Aty nga mesnata,pasaniku ndjeu qe po trembeshin delte dhe thote me vete:
-
- I lumi une,i lumi! C’po me sjell mbaresi ai dashi i mikut te delet.
Edhe e zuri gjumi me ate mendim.
Kur ngrihet ne mengjes e shkon te shikoj bagetine,i gjen te gjitha te mbytura e te pergjakura.
-
- Paska hyre ujku dhe m’i paska mbytur te gjitha delet, – bertet pasaniku.
Dhe me te vertete ujku i kishte mbytur te gjitha delet dhe pastaj kishte gjetur nje vrime e kishte ikur qe aty. Pasaniku shkon te djali dhe i tregon djalit se cfare kishte ndodhur.
-
- Po une cfare te bej, – thote djali, – vetem ate dash kisha!
Te zotit te shtepise i vjen keq kur pa djalin qe u merzit shume per dashin dhe i tha:
-
- Meqenese kjo te ndodhi ne shtepine time,nuk dua te le te ikesh duarbosh,fol dhe me thuaj sa do per dashin.
-
- Treqind grosh, – i thote djali.
Atehere i zoti i shtepise nxjerr qesen e parave,se mkishte shume,dhe ia numeron treqind grosh ia jep ne dore edhe djali largohet gjithe gezim.
Ec e ec,arrin ne nje vend ku po behej dasem. I afrohet te zotit te shtepise dhe i thote:
-
- Me qejf je duke dhene vajzen?
-
- Jo or mik, – i pergjigjet i zoti i shtepise, – nuk po e jap me qejf,por nuk kam nga t’ia mbaj se kam dhene fjalen para disa ditesh.
-
- Sikur te me jepje mua treqind grosh do te shpetoja nga ky hall qe te ka zene, – i thote djali. – do vishem si nuse dhe shkoj atje ne vendin e vajzes tende.
Ai pranoi dhe i numeroi ne dore treqind grosh.
U vesh mire e mire djali si nuse dhe shkoi me krushqit te dhendrri edhe asnje nuk e njohu. Kur erdhi mbremja dhe dhendrri me nusen shkuan te flene,djali mendoi ta genjente dhendrrin dhe mori leje te dilte pak jashte se duhet te kryente disa nevoja.
-
- Jo,nuk te le se kam frike mos me iken. – i tha dhendrri.
-
- E si mund te iki? – ia kthen djali. – nese ke frike me lish me litar dhe me lesho nga dritarja,ashtu nuk kam si te iki.
Dhendrri u bind dhe e lidhi nusen me litar pastaj e leshoi nga dritarja. Kur djali ra ne oborr,sheh aty prane nje cjap te madh. e zgjidhi litarin nga kemba e tij dhe ia lidhi cjapit,pastaj iku dhe shkoi te vellezerit.
Dhendrri priti sa priti dhe pasi u merzit terhoqi litarin. Terhiq e terhiq e terhiq,kur sheh cjapin!
Atehere leshon nje britme aq te madhe sa mblidhen te gjithe njerezit e shtepise te dhoma e tij dhe ai i tregoi te gjithe historine cfare kishte ndodhur.
Atehere u hap fjala qe nusja ishte kthyer ne cjap e u prish gjithe qejfi i dasmes.
