Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 57. TREQIND GROSH PER NJE UJK

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 57. TREQIND GROSH PER NJE UJK
Prev
Next

                                            “TREQIND GROSH PER NJE UJK”

 

Na ishin nje here tre vellezer qe nuk kishin as toke,as shtepi dhe as bageti. 

Nje dite,vellai me i vogel i thote dy te tjereve:

    • Une po dal per kismet se keshtu nuk po jetoj dot me.

 

    • E ku qenka ky kismeti yt? – ia pret vellai i madh, – ti s’di asgje,nuk vlen per asgje.

 

    • Prape se prape une do dal, – thote i vogli dhe mori rrugen e u nis.

Ec e ec dhe gjeti njeqind sepatare ne nje pyll qe po prisnin lisa dhe po benin dru. Djali i pershendeti dhe ata ia kthyen pershendetjen. Pastaj djali i tha:

    • A me pranoni edhe mua te caj dru me ju?

 

    • Ec more, – i thote njeri, – ti dukesh qe nuk vlen per asgje.

I luti edhe i sterluti djali edhe ata e pranuan por i dhane nje rroge te vogel dhe shume pune.

I hyri punes menjehere djali por e kuptoi qe merrte shume pak para dhe ato nuk i dilnin as per te ngrene buke thate. Dhe cfare beri atehere!

Veshtoi ku e linin buken shoket. Secili nga ata e vinte buken dhe veren mbi nje lis. Shkon djali i bie lisit me sepate,gjoja nuk dinte gje. Buka rrezohet ne toke dhe djali tha:

    • O i lumi une,i lumi! Me dha lisi buke.

Shkoi te nje lis tjeter dhe i bie me sepate,lisi kerciti dhe rrezohet ne toke nje shishe me vere.

    • O i lumi une,i lumi! – thote djali, – me dha lisi vere.

Kur u kujtua sepataret se kush ua kishte bere ate pune donin ta rrihnin keq,por djali u largua dhe i humbi gjurmet ne mal. Rruges e ndiqte nje ujk.

    • C’eshte ky qe me ndjek nga mbrapa? – thote djali me vete.

Kur ktheu koken pa qe ishte nje ujk i madh. I ngriti nje kurth,e kapi ujkun dhe e lidhi si te ishte nje qen. U nis me ujkun dhe e shkoi gjeti njeqind qethtare qe po qethnin dele dhe i tha:

    • A me falni nje tufe lesh se jam ne pike te hallit?

Edhe qethtaret i falen nga nje tufe lesh. Djali e mori leshin dhe ia veshi ujkut ne te gjithe trupin,ne shpine e ne koke gjoja sikur ishte dash. E mori ujkun dhe kur u erresua shkoi te shtepia e nje pasaniku te madh dhe bertiti:

    • A doni miq,o i zoti i shtepise?

 

    • Eja brenda, – u pergjigj i zoti i shtepise dhe shkoi hapi deren.

 

    • Kam nje dash me vete dhe kam frike mos te bezdis. – i tha djali te zotit te shtepise.

E shikon pasaniku dashin dhe i thote:

    • O sa dash i mire qe qenka! Po e fus tek delet se mbase me sjell mbaresi me to.

Kapi ujkun qe dukej si dash dhe e futi bashke me delet,pastaj shkoi te miku. I nxori duhan,kafe,raki dhe pasi mbaruan me te ngrene e me te pire,shkuan per te fjetur.

Aty nga mesnata,pasaniku ndjeu qe po trembeshin delte dhe thote me vete:

    • I lumi une,i lumi! C’po me sjell mbaresi ai dashi i mikut te delet.

Edhe e zuri gjumi me ate mendim.

Kur ngrihet ne mengjes e shkon te shikoj bagetine,i gjen te gjitha te mbytura e te pergjakura.

    • Paska hyre ujku dhe m’i paska mbytur te gjitha delet, – bertet pasaniku.

Dhe me te vertete ujku i kishte mbytur te gjitha delet dhe pastaj kishte gjetur nje vrime e kishte ikur qe aty. Pasaniku shkon te djali dhe i tregon djalit se cfare kishte ndodhur. 

    • Po une cfare te bej, – thote djali, – vetem ate dash kisha!

Te zotit te shtepise i vjen keq kur pa djalin qe u merzit shume per dashin dhe i tha:

    • Meqenese kjo te ndodhi ne shtepine time,nuk dua te le te ikesh duarbosh,fol dhe me thuaj sa do per dashin.

 

    • Treqind grosh, – i thote djali.

Atehere i zoti i shtepise nxjerr qesen e parave,se mkishte shume,dhe ia numeron treqind grosh ia jep ne dore edhe djali largohet gjithe gezim. 

Ec e ec,arrin ne nje vend ku po behej dasem. I afrohet te zotit te shtepise dhe i thote:

    • Me qejf je duke dhene vajzen?

 

    • Jo or mik, – i pergjigjet i zoti i shtepise, – nuk po e jap me qejf,por nuk kam nga t’ia mbaj se kam dhene fjalen para disa ditesh.

 

    • Sikur te me jepje mua treqind grosh do te shpetoja nga ky hall qe te ka zene, – i thote djali. – do vishem si nuse dhe shkoj atje ne vendin e vajzes tende. 

Ai pranoi dhe i numeroi ne dore treqind grosh.

U vesh mire e mire djali si nuse dhe shkoi me krushqit te dhendrri edhe asnje nuk e njohu. Kur erdhi mbremja dhe dhendrri me nusen shkuan te flene,djali mendoi ta genjente dhendrrin dhe mori leje te dilte pak jashte se duhet te kryente disa nevoja.

    • Jo,nuk te le se kam frike mos me iken. – i tha dhendrri.

 

    • E si mund te iki? – ia kthen djali. – nese ke frike me lish me litar dhe me lesho nga dritarja,ashtu nuk kam si te iki. 

Dhendrri u bind dhe e lidhi nusen me litar pastaj e leshoi nga dritarja. Kur djali ra ne oborr,sheh aty prane nje cjap te madh. e zgjidhi litarin nga kemba e tij dhe ia lidhi cjapit,pastaj iku dhe shkoi te vellezerit.

Dhendrri priti sa priti dhe pasi u merzit terhoqi litarin. Terhiq e terhiq e terhiq,kur sheh cjapin!

Atehere leshon nje britme aq te madhe sa mblidhen te gjithe njerezit e shtepise te dhoma e tij dhe ai i tregoi te gjithe historine cfare kishte ndodhur. 

Atehere u hap fjala qe nusja ishte kthyer ne cjap e u prish gjithe qejfi i dasmes.

Prev
Next

Comments for chapter "57. TREQIND GROSH PER NJE UJK"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved