Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 56. KURRKUND SHOKU PA SHOK NUK ESHTE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 56. KURRKUND SHOKU PA SHOK NUK ESHTE
Prev
Next

                                  “KURRKUND SHOKU I PA SHOK NUK ESHTE”

 

Na ishte nje here nje baba qe kishte nje djale. Nje dite djali po lavderoi dhe i thote te atit:

    • Ta dish ti or baba qe si une nuk ka,per trimeri,per bukuri. Prandaj do dal te kerkoj.

 

    • Jo mor bir,mos e thuaj ate fjale, – ia ktheu i ati. – Kurrkund shoku i pa shok nuk eshte,prandaj rri me mire ne shtepi.

Por djali nguli kembe dhe doli te kerkonte neper bote. 

Ne nje fare vendi sheh nje njeri duke nxjerre frymen nga hundet dhe rrotullonte dy mullinj,here mbyllte njeren vrime te hundes e here tjetren,por frymen nuk e ndalonte.

    • Eu,si nuk e ndaloka frymen fare ky?! – thote djali me vete.

Pastaj shkon e gjuan me topuz ne mesin e shpines “bam”,por ai nuk e ndaloi frymen. Djali i gjuan edhe nje here por ai prap nuk e ndaloi frymen. I gjuan per here te trete edhe pastaj ai kthehet nga djali dhe i thote:

    • Oh,c’me hengri nje plesht!

E shikon djalin por i dhimbset ta hante me nje kafshate dhe i thote:

    • Nese do te shpetosh ik e mos e ndalo vrapin per gjashte dite e gjashte nete,e ne qofte se pas gjashte ditesh e gjashte netesh do te kap,atehere kam per te ngrene. 

Iku djali dhe per gjashte dite e gjashte nete nuk e ndali vrapin,deri sa pa nje njeri qe po leronte token me dymbedhjete pende qe.

    • O njeri i mire,- i thote djali, – dikush eshte duke me ndjekur e do te me haje,ndaj te lutem me ndihmo qe te fshihem se nuk di ku te shkoj.

 

    • Eja ketu, – ia ktheu ai dhe e kapi e futi ne goje.

Vjen ai qe rrotullonte dy mullinj dhe dhe i thote ketij qe po leronte token:

    • A e ke pare nje djale te kalonte ketej?

 

    • Jo,sa kam qene une nuk ka kaluar njeri, – ia kthen ai.

Edhe ai qe rrotullonte dy mullinj u kthye mbrapsht me duart bosh. 

    • Dil se kete here shpetove, – i thote djalit ai qe e kishte futur ne goje.

Edhe djali u kthye ne shtepi dhe i thote atit:

    • Jo or babe,me ato qe me pane syte ishte e vertete fjala qe the ti: “kurrkund shoku i pa shok nuk eshte”,prandaj po rri ketu me ty te ndihmoj sa te mundem se te shkoj andej larg.

 

Prev
Next

Comments for chapter "56. KURRKUND SHOKU PA SHOK NUK ESHTE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved