Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 53. SHTATE-PELLEMBE-MJEKRA-E-TRE-PELLEMBE-SHTATI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 53. SHTATE-PELLEMBE-MJEKRA-E-TRE-PELLEMBE-SHTATI
Prev
Next

                          “SHTATE-PELLEMBE-MJEKRA-E-TRE-PELLEMBE-SHTATI”

 

Na ishte nje here nje burre aq i fuqishem sa kur hidhte gurin larte,donte tre ore te binte ne toke. Ai kujtonte se ishte i vetmi ne gjithe boten dhe nuk kishte njeri qe te matej me te. Nje dite kur u shtrua me shoket,erdhi dhe nje shtegtar i larget dhe i tregoi per nje burre qe mbante ne krahe te gjithe fshatin e tij. Dhe keshtu,ai u vu ne rruge qe te shkonte ta takonte. Pas dhjete ditesh e dhjete netesh,pa nje bujk qe po punonte tokat me nje pende qe. Pasi u pershendeten,burri i forte e pyet bujkun:

    • A eshte e vertete se eshte nje njeri qe mban fshatin e tij ne krahe apo me kane genjyer?

 

    • E vertete eshte,nuk te kane genjyer. – ia kthen bujku.

 

    • A mund te me tregosh ku rri ky njeri? – e pyet udhetari.

 

    • Nuk eshte larg,i shikon ata dy lisa ne koder? Atje eshte.

E duke thene keto fjale,ngriti doren per t’ia treguar vendin,por bashke me doren ngriti edhe dy qete ne ajer. Burri qe hidhte gurin shume larte u habit shume dhe i tha qe te vinte edhe ai. Ai pranoi dhe me nje grusht i vrau qete,i poqen dhe pasi hengren mire e mire,u nisen per rruge. 

Shkuan te ai qe mbante fshatin ne krahe dhe e pyeten pse e bente kete gje,edhe ai i tha:

    • Cdo dite vjen nje bishe dhe eshte mesuar te haje te gjitha delet e cfare te gjeje ketu,dhe une nuk gjeta zgjidhje tjeter vetem ta mbaj fshatin ne krahe.

 

    • Leshoje fshatin mor burre dhe eja me ne te dalim neper bote. – i thone ata te dy.

Ai ia degjoi fjalen edhe e uli fshatin ne vendin e vet. 

U nisen te tre dhe pasi udhetuan disa dite,arriten ne nje fushe te larte ku kishte prane nje mal te larte. Cdo dite,dy vete dilnin te gjuanin kurse i treti ndizte zjarrin dhe gatuante. 

Nje dite e kishte radhen te gatuante ai qe hidhte gurin shume larte. Pasi ndezi nje zjarr te madh,copetoi mishin dhe e futi ne kazan. Nuk kaloi shume kohe dhe mali u hap,e qe aty doli nje burre i vogel shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati. Burri i vogel tha me ze te larte:  –  cfare ke aty ne kazan?

    • Mish, – i pergjigjet burri me ze edhe me te larte.

 

    • Ma mbush nje pjate mua, – i thote burri i vogel.

Edhe trimi nuk ia prishi dhe ia mbushi. Pasi e mbaroi menjehere kerkoi edhe nje pjate tjeter,dhe pasi mbaroi edhe ate i kerkoi perseri. Ai e pa me inat edhe i thote:

    • Per sot nuk te jap me,largohu qe ketej tani.

Dhe nga inati shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati e rrezon kazanin me shkelm dhe iken me vrap. Trimi iu vu mbrapa qe ta kapte por mali u hap dhe u mbyll shpejte e ai u zhduk. 

Kur u kthyen shoket ne mbremje dhe pane mishin te shperndare ne toke e pyeten cfare kishte ndodhur. Atij i erdhi zor te fliste por pastaj i tregoi te gjithe historine. Pastaj bujku tha:

    • Neser do rri vete dhe te ruaj mishin.

Te nesermen dy shoket dolen dhe ai qendroi te ruante. Pasi kaloi pak kohe, shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati doli nga mali dhe i kerkoi trimit nje pjate. Ai ia mbushi nje dhe burri i vogel e kthehu pernjehere,pastaj kerkoi nje tjeter. Dhe trimi u ngrit ne kembe e tha:

    • Tani nuk te jap me.

Shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati i ra kazanit me kembe dhe iku me vrap. Trimi e ndoqi me thike ne dore por nuk arriti ta kapte dot se u fsheh ne mal. 

Kur u kthyen dy shoket e tjere,ai qe e hidhte gurin shume larte e kuptoi cfare i kishte ndodhur shokut por nuk beri ze. Dhe keshtu i turperuar ai i tregoi shokeve cfare kishte ndodhur. 

Dhe diten tjeter qendroi te ruante ai qe ngrinte te gjithe fshatin. Dhe pasi shoket dolen per gjah,ai beri gati zjarrin dhe mishin. Nuk vonoi shume dhe u hap mali,nga i cili doli shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati dhe sikur te mos kishte ndodhyr asgje ditet e tjera,shkon drejte trimit dhe i thote:

    • Ma mbysh shpejte nje pjate me mish.

Dhe doli para kazanit me topuz ne dore. Filluan te haheshin me fjale deri sa shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati e rrezoi kazanin me shkelm dhe iku me vrap. Trimi e ndoqi me vrap me topuz ne dore por nuk arriti ta kapte dot. Kur u kthyen shoket ai i doli para e i tha:

    • Edhe mua me ndodhi e njejta gje,por nuk do do gjej paqe deri sa te gjej qe nga i vjen gjithe ajo fuqi atij burrit te vogel. 

Dhe pasi tha keto fjale,u nis per rruge dhe pas disa ditesh arriti ne nje liqen te vogel. Aty ishte nje bari dhe pasi u pershendeten u ulen te bisedonin,bariu filloi te qahej se fshati kishte ngelur pa kullota per bagetite sepse i kishte marre shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati dhe i ruante per derrin e tij te eger,tek i cili kishte te fshehur te gjithe forcen e tij. Trimi nuk e zgjati me muhabetin por shkoi te nje pasanik dhe i tha qe te ruante bagetine e tij dhe nuk donte para por vetem t’i siguronte nje vend per te fjetur dhe per te ngrene. Ai pranoi dhe filloi te qahej si bariu,se nuk kishte ku te kulloste bagetine e tij. Te nesermen trimi doli per te cuar bagetine dhe i zoti i shtepise e porositi njeqind here qe mos t’i conte atje ku ishte derri i eger. Por ai atje shkoi dhe delet u kenaqen me te ngrene. Kur e pa derri i eger,i shkoi drejte ta mbyste por vuri re qe ishte i ri ne fshat dhe ia fali kete here. 

I zoti i bagetive u kenaq kur i pa ashtu dhe diten tjeter shkoi pas trimit te shikonte se ku i conte delet. Kur pa derri i eger qe ai i kishte sjelle prap aty delet e sulmoi per ta vrare. Ata u mberthyen te dy deri sa filloi te errej dhe asnje nuk mundi te fitonte. Aty derri thote:

    • Ah sikur te kisha nje rrenje molle,do te kisha shqyer shpejte e shpejte.

 

    • Ah sikur te kisha nje kove me djathe,do te kisha shqyer menjehere, – ia kthen trimi. 

I zoti i shtepise degjoi cdo gje dhe te nesermen e ndoqi perseri duke marre dhe koven me djathe me vete. Pasi u mberthyen perseri per disa ore,derri i eger tha:

    • Ah sikur te kisha nje rrenje molle,do te kisha shqyer shpejte e shpejte.

 

    • Ah sikur te kisha nje kove me djathe,do te kisha shqyer menjehere, – ia kthen trimi.

Kur degjoi ato fjale,i zoti i bagetive doli nga shkurret edhe i tha:

    • Ja ku e ke koven me djathe dhe shqyeje ate perbindesh. 

Trimi e hengri me nje kafshate dhe ia preu menjehere koken derrit te eger. Qe nga ajo dite fushat me bar u liruan dhe te gjithe mund te conin bagetite te kullosnin. 

Fshati u gezua aq shume sa donin t’i jepnin shume florinj edhe te bijen e mbretit per grua por ai nuk pranoi,mori vetem dy trasta me para per shoket e tij. Te cilet,ne ate cast kur ai vrau derrin e eger kishin pare malit te hapej dhe shtate-pellembe-mjekra-e-tre-pellembe-shtati kishte dale i pafuqishem dhe vdiq para kembeve te tyre. 

Prev
Next

Comments for chapter "53. SHTATE-PELLEMBE-MJEKRA-E-TRE-PELLEMBE-SHTATI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved