Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 52. E BUKURA E DHEUT DHE SHTRIGA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 52. E BUKURA E DHEUT DHE SHTRIGA
Prev
Next

                                        “E BUKURA E DHEUT DHE SHTRIGA”

 

Na ishte nje here nje plak qe kishte tre djem. Nje dite,ai thirri djemte dhe i tha:

    • Ju jeni rritur e jeni bere burra,por mbani mend keto fjale dhe se nuk keni per t’u penduar. Cdo njeri ka oren e vet dhe zoti s’ka lene njeri pa te. Kur te gjendeni ne veshtiresi thirreni oren dhe ajo do iu ndihmoj.

Nje dite djali i vogel u ngrit dhe i tha njerezve te shtepise se do shkonte te kerkonte fatin e tij. Rruges takoi nje plake,e cila po lante rrobat ne nje liqen. Ajo e pyeti se ku po shkonte dhe iu pergjigj se po kerkonte fatin. Aty ishin tre rruge dhe ai pyeti plaken nese e dinte ku te conin. Dhe pasi degjoi plaken,ai mori rrugen me te rrezikshme e cila ishte e larte si shkemb. Pasi humbi rrugen dhe ngeli ne nje shkemb,mendoi te hidhej dhe te vritej por iu kujtuan fjalet e babit dhe thirri oren,e cila u shfaq menjehere dhe e zbriti djalin poshte. Pastaj ora i tha:

    • Po ti c’doje te beje? Nuk e di qe ke lindur nen nje yll te mbare? E shikon ate pallat atje? Aty jeton e Bukura e Dheut dhe ne lemi vendosur qe do e marresh per grua. Shko e mundohu ta shpetosh por kujdes se ruhet nga njezete e nje xhinde.

Djali shkoi ne pallat dhe kishte shume frike,por mori zemer nga fjalet e ores,dhe kur pa ne dritare edhe vajzen mori zemer akoma me shume. 

Hipi ne katin e pare dhe aty pa shtate xhinde qe po flinin,ai nxori thiken dhe i vrau te gjithe. Ne katin e dyte vrau shtate te tjere dhe ne katin e trete shtate te fundit. 

Pastaj arriten ne nje dhome te madhe dhe ora i tha se aty,ajo me shoqet caktonin fatet e njerezve. Pastaj djali takoi te Bukuren e Dheut dhe ajo u lirua nga mallkimi i xhindive e u martuan qe ate dite. 

Ne nje ane te kulles,ishte nje dhome me tre kyce dhe e Bukura e Dheut i tha djalit:

    • Ate dere mos e hap asnjehere se ka per te na kapur nje rrezik i madh.

Por djali sado u mundua,nuk e mbajti dot fjalen dhe sa e hapi deren doli nje hije e bardhe dhe u zhduk si tym. Ai tym ishte fati i te Bukures se Dheut. Kur e pa mbreti e njohu qe ishte fati dhe tha se kush do e gjente i kujt ishte ai fat,do i jepte cfare te donte. 

Atehere plaka qe i kishte treguar djalit se ku te conin rruget na kishte qene shtrige,dhe shkoi ne pallatin kur ai dhe e Bukura e Dheut po flinin. I nguli gjilperen ne zemer dhe pastaj mori te 

Bukuren e Dheut e lidhi me penj te zinj dhe ia mbylli gojen me thengjij. E coi te mbreti dhe ai e ngujoi ne nje kulle e ajo nuk hapi goje per nente vjet. 

Kishin kaluar tre vjet qe djali kishte ikur nga shtepia dhe dy vellezerit e tij shkojne per ta shpetuar. Duke ecur rruges takuan plaken qe po lante rroba dhe e pyeten nese e kishte pare vellane e tyre te vogel. Ajo donte te humbte gjurmet e djalit dhe i tha te ktheheshin nga kishin ardhur por ata nuke degjuan dhe vazhduan rrugen. 

Pasi humben rrugen e nuk dinin ku te shkonin,ata thirren oren e tyre e cila i pyeti sa cfare benin aty. Ata i thane se po kerkonin vellane e vogel dhe ora i tha:

    • Vellane e keni duke dhene shpirt,e ka therur plaka qe takuat pak me pare. Por mire qe me thirret mua se vetem une mund ta shpetoj. 

Dhe i dha gjak dragoi qe ta pinte vellai i vogel per t’u sheruar. 

Te dy vellezerit arriten ne pallat e thirren me te madhe,pasi nuk u pergjigj njeri ata shperthyen porten dhe hyne brenda. I dhane gjakun e dragoit dhe ai u zgjua menjehere. Ai i tha se ku ishte gruaja por ata nuk e dinin qe ai ishte martuar dhe i thane qe nuk kishte grua aty.

Vellai i vogel mendoi se ata e kishin marre per vete se ishte shume bukur. Ata iu betuan qe nuk dinin gje por ai nuk i besoi,pastaj dy vellezerit e medhenj u kthyen perseri ne shtepi.

Pasi mbeti vetem,ai e kerkoi per nente vjet gruan por nuk e gjeti dot. Nje dite i ra rruga nga pallati i mbretit dhe atje pa gruan e tij,e cila kur e pa edhe ajo me ne fund pas nente vjetesh foli. Kur e mori vesh mbreti qe ajo foli shkoi me vrap ne dhomen e saj por ajo doli nga dritarja dhe u arratis me burrin e saj. 

Duke ecur,u erresua dhe u be nate. Djali me vajzen ndaluan per te gjetur nje shtepi ku te kalonin naten. Ec e ec trokiten ne nje dere dhe e hapi nje plake. Ishte shtriga por ata nuk e njohen. Plaka ndezi nje zjarr te mire dhe mendoi t’i kurdiste nje kurth. Keshtu mori disa eshtra dhe ia leu djalit krahun e djathte edhe ate e zuri nje gjume i rende. Pastaj doli dhe thirri shtate djemte e saj qe ishin ne nje dhome tjeter,dhe nga gezimi qe kishin te Bukuren e Dheut ne shtepi filluan me te ngrene e me te pire.

Vajza nuk u tremb por festoi bashke me ta deri sa u dehen,dhe kur e pa qe nuk ishin ne vete,mori thiken dhe i vrau qe te gjithe. Pastaj hipi ne nje kal dhe u largua qe aty.

E Bukura e Dheut shkoi ne nje vend ku nuk kishte mbret dhe te gjithe ishin mbledhur per te zgjedhur dike qe t’i udhehiqte. Atehere vajza preu floket,dhe u vesh si burre. Atyre i pelqeu shume trimi,qe ishte vajza e veshur si burre dhe e zgjodhen mbretin e tyre. 

Kur e Bukura e Dheut u vu te sundonte ate vend,beri nje portret te vetin dhe e vuri ku kryqezoheshin rruget. Aty la edhe nje roje dhe i tha qe kush ta shikonte ate portret dhe te thoshte ndonje fjale,ta kapte dhe ta sillte ne pallat. 

Pas disa ditesh i ra rruga burrit te saj dhe kur po shikonte portretin e saj tha:

    • Me tha qe mos ta hapja ate dere por une nuk e degjova!

Roja i vuri prangat dhe e arrestoi. Pas disa ditesh i ra rruga edhe shtriges dhe kur e pa,tha:

    • E mjera une e mjera! Ashtu si doja t’ia beja une kesaj ma beri ajo mua me djemte!

Roja e kapi edhe ate dhe i tha te Bukures se Dheut se kishte kapur dy njerez. Ajo i urdheroi qe t’ia sillnin nje e nga nje dhe ne fillim erdhi plaka. Ajo e pyeti se cfare donte te thoshte me ato fjale dhe plaka iu pergjigj:

    • Nuk e kisha me ty madheri,por me nje vajze qe me vrau te shtate djemte.

 

    • Djemve ua ke bere vete te keqen me sjelljen tende si shtrige, – ia kthen vajza.

Ajo i tha se nuk ishte shtrige por e Bukura e Dheut e pa me nje shikim te rrepte dhe plaka e njohu se kush ishte,pastaj u betua se nuk do bente me keq. Atehere vajza i thote shtriges:

    • Zgjidh e merr cfare te duash nga keto dy sende: do te marresh dy kuaj hamshore apo dy thika shume te mprehta?

Plaka mendoi se po te merrte dy kuajt mund t’i shiste dhe te fitonte para,edhe keshtu zgjodhi kuajt. Por sa iu afrua,kuajt e shqyen me gjithe lecka plaken. 

Pastaj i sollen burrin dhe ai e njohu sapo e pa edhe i tha:

    • Kam vuajtur shume dhe jam penduar qe nuk ta degjova fjalen,prandaj qe tani bej cfare te duash ti dhe une do te ndjek.

Atehere e Bukura e Dheut u ngrit nga froni dhe e perqafoi. Pastaj hoqi rrobat dhe vuri te shoqin te sundonte si mbret dhe ajo u be mbretereshe. 

Prev
Next

Comments for chapter "52. E BUKURA E DHEUT DHE SHTRIGA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved