Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 38. PRINCESHA E KINES

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 38. PRINCESHA E KINES
Prev
Next

                                                     “PRINCESHA E KINES”

 

Na ishte nje mbret e nje mbretereshe dhe kishin nje djale te vetem. Nje dite djali doli per gjah me te birin e keshilltarit. Ata vrane nje laraske dhe gjaku i saj u shpernda ne debore. Aty prane kaloi nje murg dhe kur pa gjakun,tha:

    • Ky gjak qenka i kuq si faqet e vajzes se mbretit te Kines.

Pasi degjoi fjalet e murgut,djali ra ne dashuri menjehere me kete vajze dhe rrinte vetem shtrire. Mbreteresha ndihej keq kur shikonte djalin te vuante dhe kur e pyeti se cfare i kishte ndodhur ai iu pergjigj:

    • Ah moj nene,une jam semure dhe kam nje merak te madh,por nese me jep fjalen qe do me japesh cdo gje qe do te kerkoj do sherohem,perndryshe do vdes.

E ema e pyeti se cfare donte,dhe ai pasi foli me te birin e keshilltarit i thote te emes:

    • Dua tre torba me florinj dhe tre roje se do shkoj ne nje vend dhe do kthehem perseri.

Atehere mbreteresha shkoi te i shoqi dhe i tha:

    • Djali jone eshte semure dhe kerkon te shkoje ne kurbet qe te sherohet edhe do te kthehet dy-tre vjetesh,dhe i duhet tre torba me florinj dhe tre roje.

Mbreti dha urdher dhe i bene gati te gjitha ato qe kerkoi djali.

Pasi moren ato qe deshen,i biri i mbretit dhe djali i keshilltarit u nisen. Kur arriten ne Kine,i kthyen rojet mbrapsh dhe vete shkuan ne nje hotel dhe i thane te zotit sa fitonte per nje dite. Ata i dhane dy here me shume dhe i thane qe te mos lejonte njeri tjeter te hynte ne hotel. Dhe i zoti i hotelit i vendosi ne dhomen me te mire. Pastaj djemte dolen ne pazar dhe blene rroba per gra. Nje dite djali i keshilltarit shkoi te rruhej te berberi dhe pasi u rruajt i dha berberit nje flori,heren e dyte i dha pese ndersa heren e trete dhjete,dhe pastaj e pyeti:

    • Ku eshte shkolla e vajzave ketu se kam nje moter dhe dua ta coj atje?

Berberi i dha me vete nje djale te vogel qe t’i tregonte se ku ishte shkolla. Atehere djali i keshilltarit shkoi ne hotel dhe u vesh si zonje. Pasi djali i tregoi shkollen u largua. 

Kur arriti te shkolla,djali i keshilltarit i veshur si zonje,trokiti ne porte. Doli nje vajze e ai i tha:

    • Merri keta dhjete florinj,jepja mesueses dhe beji te fala nga une.

Vajza hyri brenda,i dha florinjte mesueses dhe i tha qe i bente te fala nje zonje. Mesuesja e pyeti se kush ishte por vajze nuk e njihte. 

Te nesermen po ne ate ore,shkoi perseri djali i keshilltarit i veshur si zonje. Djali i dha florinjte dhe i tha te njejtat fjale. Vajza shkoi te mesuesja,i dha florinjte dhe i tha fjalet e djalit. Mesuesja u cudit se nuk e dinte kush ishte ajo zonja,atehere i tha vajzes:

    • Nese vjen edhe neser ajo zonja dhe te jep florinj ti ftoje te hyje brenda,dhe nese nuk pranon mos ia merr florinjte.

Shkoi te pasnesermen djali,pasi trokiti vajza i hapi porten dhe i thote se mesuesja i tha te hynte brenda. Djali i tha se do vinte nje here tjeter por vajza nuk i mori florinjte. Djali hyri brenda dhe pasi i dha dhjete florinjte mesueses u ul prane saj. U ngriten te gjitha vajzat ne mesim dhe pasi erdhi e bija e mbretit,i tha fshehurazi mesueses:

    • Thuaji asaj zonjes te vije sonte per darke te une.

Mesuesja i thote djalit se e bija e mbretit e ka ftuar per darke dhe ai i pergjigjet:

    • Do te shkoj ne shtepi te marr leje dhe t’i them te mos me presin se sonte se do te fle tek e bija e mbretit.

Djali i keshilltarit kthehet ne hotel ku e priste princi dhe i thote te mos behet merak se ajo e ka ftuar per darke dhe ai do bej te pamunduren qe princi ta marre per grua.

Dhe keshtu djali shkoi per darke i veshur si grua,dhe pasi hengren shkuan per te fjetur. Kur po flinin,vajza e njohu se i kishte shkuar kemba tek ai dhe e zgjoi e i tha:

    • Do te me thuash te drejten,je vajze apo djale?

Vajza i dha fjalen se nuk do tregonte gje dhe ai i tha:

    • Eshte nje djale mbreti qe ka ardhur nga shume larg per te marre per grua sepse ka rene ne dashuri me ty. Dhe une u vesha si grua per te gjetur nje menyre qe te takoheni.

 

    • Edhe une dua ta shoh ate djale,po me pelqeu do e marr per burre. – i thote vajza.

Djali e pyeti nese e kishte nenen gjalle dhe ajo i tha “jo”,pastaj e pyeti se kur shkonte ta vizitonte te varrezat dhe vajza i tha se shkonte te premten. Atehere djali i tha:

    • Une po shkoj ne hotel dhe kur te shkosh te premten ne varreza per te takuar nenen tende do te shohesh edhe princin. 

Erdhi e premtja dhe vajza shkon te varrezat,po kur arriti ne vend pa qe djalin e kishte zene gjumi. Pasi e veshtroi mire e mire,pa qe djali ishte i bukur dhe i pelqeu,keputi tre gonxhe,ia hodhi ne kraharor dhe pastaj iku. Kur u zgjua djali dhe gjeti gonxhet ne kraharor,i erdhi inat me veten qe nuk e kishte pare vajzen. Djali i keshilltarit shkon dhe e pyet vajzen nese e pa djalin dhe ajo i pergjigjet:

    • Kur shkova une e gjeta duke fjetur,por dua ta shikoj perseri se me pelqeu shume dhe kam rene ne dashuri me te.

 

    • A mund te shkosh edhe neser ne varreza? – i thote djali i keshilltarit.

 

    • Mund te shkoj kur te dua,nuk me ndalon njeri. – i thote vajza.

Edhe ai i tha:

    • Atehere une do ta njoftoj princin qe te takoheni neser dhe do i them qe kete here te kete kujdes dhe mos ta zere gjumi.

Te nesermen vajza e gjeti zgjuar,dhe pasi e mbuloi me puthje,i tha:

    • Une dua te martohem me ty por jam e fejuar dhe kete jave vijne krushqit te me marrin.

 

    • Une nuk di cfare te them por shko pyet djalin e keshilltarit. – i thote princi.

Shkoi vajza e takoi dhe ai e pyeti nese donte qe ta merrte per burre dhe ajo i tha:

    • Mua me pelqeu dhe dua me gjithe zemer ta marr per burre,por jam e fejuar dhe keto dite vijne krushqit te me marrin. 

Edhe djali i keshilltarit i tha:

    • Kur te nisesh qe te cojne te burri,ndalo te varrezat dhe thuaji krushqeve te ndalojne pak e te zbresin nga karroca se “do shkoj te takoj nenen per te fundit here”. Kur te hysh brenda do te nderrosh rrobat me mua dhe une do shkoj me krushqit ne vendin tend,ndersa ti do te rrish me princin deri sa njerezit te largohen.

Erdhi dita qe do merrnin princeshen dhe ajo veproi ashtu si i tha djali i keshilltarit. Krushqit nuk ia prishen qejfin dhe e lane. Pasi nderroi rrobat me djalin,ai hipi ne karroce dhe ata nuk kuptuan gje. Princi shkoi ne vendin e tij bashke me princeshen dhe kur e pane prinderit qe ai kishte marre dhe nuse u gezuan shume,dhe u martuan.

Pasi krushqit e cuan ne pallat,filloi ahengu i dasmes. Por sipas zakonit qe kishin ne ate vend,nusja duhet te flinte tre netet e para me motrat e dhendrrit. 

Dhendrri kishte tre motra dhe mbreteresha e vuri te flinte me te voglen. Vajzes i pelqeu nusja dhe iu lut te emes qe ta linte te flinte me te edhe dy netet e tjera,edhe e ema ia beri qejfin. Kur shkuan te flinin vajza e kuptoi dhe e pyeti nese ishte vajze apo djale. Edhe djali e pa qe nuk fshihej dot me dhe i tregoi te gjithe historine,vajza pasi e pa aq te bukur dhe te zgjuar,i tha se donte ta merrte per burre nese edhe ai pranonte. Djali i tha se pranonte por duhet te largoheshin se po ta zbulonin do te merrte fund. Vajza i tha se cfare duhet te benin e ai i tha:

    • Shko te kujdestari i kuajve,kerko dy kuaj dhe thuaji: “Me duhen se do dal shetitje”. Por te portat e kalase do na ndalojne rojet,prandaj vidhi unazen babait qe kur te dalim t’ua tregojme,edhe ata do na lejojne te kalojme kur te shohin emblemen e mbretit. 

Vajza i beri te gjitha ato qe i tha djali dhe ne mesin e nates kur te gjithe po flinin ata u larguan nga vendi. Te nesermen,krushqit shkuan per te pare nusen por nuk ishte as nusja dhe as vajzen e vogel. Ata shkuan u bashkuan me djalin e mbretit dhe u martuan e jetuan te lumtur.

Prev
Next

Comments for chapter "38. PRINCESHA E KINES"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved