Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 39. MURGU,DJALI PA EMER DHE MBRETI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 39. MURGU,DJALI PA EMER DHE MBRETI
Prev
Next

                                       “MURGU,DJALI PA EMER DHE MBRETI”

 

Na ishin nje here nje burre e nje grua,te cileve nuk u kishte falur zoti femije. Nje nate kur burri po kthehej nga toka,takoi nje murg,i cili i tha te rrinte ate nate tek ai se ishte per rruge te gjate. 

Pasi hengren darken,murgu e pyeti te zotin e shtepise nese kishte femije. Dhe burri iu pergjigj:

    • Une jam pesedhjete vjec e gruaja ime dyzete,dhe megjitheate zoti me madheshtine e tij nuk na ka dhene nje femije,edhe pse nuk jemi njerez te keqinj.

Atehere murgu i lexoi fatin dhe i tha se zoti do i falte nje djale por ata duhet ta linin pa emer deri diten qe do te vinte vete murgu.

Murgu u largua dhe punet rrodhen ashtu si tha ai,linden nje djale por nuk i vune emer. Djali u rrit e u be 15 a 16 vjec,por shoket e ngacmonin dhe i therrisnin: “O djale i paemer,o askushi.”

Por djali paemer u nxeh nje here keq dhe iu lut te atit t’i vinte nje emer por ai nuk i vuri emer sepse kishte ndermend fjalet e murgut dhe kishte frike mos e humbte djalin po t’i vinte emer.

Atehere djali shkoi ne pyll prane nje shkembi,brenda shkembit ishte nje shpelle dhe brenda shpelles ishte nje plak i verber. Plaku kishte nje tufe me dele,dhe nuk kishte femije. Djali donte te rrinte aty ate nate dhe plaku e pranoi,dhe meqenese nuk kishte femije e beri djalin e tij.

Te nesermen djali i tha te conte delet per te kullotur dhe plaku e la,por i tha:

    • O bir,aty ku do te shkosh ti eshte nje vend me portokalle dhe e rrethuar me mur,prandaj mos i co atje delet se do verbohesh si une.

Por djali atje shkoi,u ul ne mur dhe filloi t’i binte fyellit. Qe aty dolen xhindet dhe filluan te kercenin. Kur djali u kthye ne mbremje ne shpelle,plaku filloi te perkedhelte nje dash te zi. Dhe plaku e kuptoi qe ai i kishte cuar delet atje edhe e porositi perseri.

Por te nesermen,djali atje shkoi perseri. Nje dite,djalit i del mbreti i xhindeve dhe i thote:

    • Cfare do te te jap qe mos t’i biesh me fyellit se m’i lodhe ushtaret?

Djali i tha se donte nje ilac per te sheruar syte e te atit,dhe pasi mbreti i xhindeve e mori vesh kush ia kishte bere kete te atit te tij,i dha nje ilac djalit.

Pasi u sheruan syte plakut,e mori djalin dhe i tregoi shtate dhomat qe ndodheshin ne shpelle,por pasi i tregoi gjashte,tek e shtata i tha:

    • Edhe kjo e jotja eshte por nuk ka ardhur ende koha te ta tregoj.

…por djalit i ngeli fiksim dhe shkoi perseri t’i binte fyellit dhe xhindet dolen duke kercyer,ata i luteshin te mos i binte me por djali i tha se do pushonte vetem kur t’i tregonin se cfare ka te dhoma e shtate e shpelles. Edhe ata i thane se celesin e mban plaku ne mjeker dhe mund t’ia merrte kur ate ta zinte gjumi. Dhe keshtu kur e zuri gjumi plakun,djali i mori celesin nga mjekra dhe te nesermen nuk i coi delet sepse hiqej si i semure. Plaku doli per te cuar bagetine kurse djali shkoi te dhoma e shtate. Kur e hapi porten i doli

para nje kale qe fliste,dhe kur e pa djalin u miqesuan shume shpejte dhe u larguan bashke qe aty. 

Kur djali doli me kalin,e pa dashi i zi qe perkedhelte plaku kur ishte i verber dhe i tha te zotit:

    • Ta mori kalin djali!

Plaku i hipi dashit te zi dhe po e ndiqte djalin kemba kembes,pasi bene nje rruge te gjate djali kaloi lumin dhe doli ne nje toke tjeter ku plakut nuk i lejohej te shkelte. Por plaku i tha djalit te ndalonte se kishte per t’i thene nja dy fjale te fundit,edhe i tha:

    • Edhe kali i joti ishte por meqenese nuk durove dhe e more ta kam falur me gjithe shpirt. Po nje keshille do ta jap dhe dua te ma degjosh: “kur te shkosh rruges do te gjesh nje kale te ngordhur;merrja lekuren dhe ne vendin ku do te flesh sonte hidhe ne koke,perndryshe mbreti i atij vendi ka per te te vrare.”

Dhe djali e degjoi keshillen e plakut edhe ashtu veproi. Kur shkoi per te fjetur,i zoti i hotelit nuk e lejoi te hynte sepse kishte frike mos i ngjiste zgjeben edhe te tjereve,por pasi djali i dha disa florinj edhe ai i futi ne nje dhome te mire,djalin bashke me kalin.

Kur u zgjua ne mengjes djali donte te lahej por uje kishte vetem ne kopeshtin e mbretit dhe shkoi u la atje,por kur iku dikush trokiti ne xhamin e dritares. 

Po ate dite nje nga pleqte e vendit i coi mbretit tre pjepra. Njeri ishte pjekur aq shume sa ishte ndare ne gjysem,i dyti ishte shume i pjekur por pak i care dhe i treti sapo ishte pjekur mire. Mbreti nuk e dinte cfare kuptimi kishin dhe kur mblodhi keshilltaret ata i thane se kishte lidhje me tre vajzat e mbretit. Pjepri i care pergjysme ishte vajza e madhe qe i kishte kaluar koha e marteses,pjeri i care pak ishte vajza e dyte qe sapo i kishte kaluar koha,dhe i treti ishte vajza e vogel qe sapo kishte mbushur moshen per martese. 

Atehere mbreti dha urdher qe te mblidhej i gjithe populli para pallatit dhe vajzat te zgjidhnin burrin qe deshironin. Vajza e madhe zgjodhi djalin e nje pasaniku,vajza e dyte zgjodhi djalin e kryeministrit,kurse e vogla nuk zgjodhi asnje. Por kur pa djalin paemer i hodhi mollen atij,mbreti nuk donte nje dhenderr qe kishte zgjeben dhe i tha vajzes ta hidhte edhe nje here mollen. Ajo e hodhi tre here por prap atij i shkonte molla. Donte apo nuk donte mbreti pranoi,por qe nga ajo dite nuk donte ta shikonte me sy vajzen qe kishte zgjedhur ate per burre.

Por mbreti kishte edhe shume armiq,dhe kur shkonte ne lufte ai therriste dhendrrin e pare dhe te dytin kurse te tretit nuk ia hidhte syte fare. Por djali hiqte lekuren e kalit te ngordhur nga koka dhe shkonte me kalin e tij e ndihmonte. Nje dite ai preu doren ne lufte dhe mbreti ia mjekoi plagen vete dhe i dha nje shami dhe tre kokrra molle. Djali nuk i hengri mollet por i mbeshtolli me shami dhe i mbajti ne gji.

Ne nje lufte tjeter mbretit iu verbuan syte dhe qe te sherohej duhet t’i lyente me qumesht dallendyshe por gjendej ne nje mal te larte dhe shume te rrezikshem. Kur djali degjon per kete gje shkon me kalin e tij dhe merr qumeshtin e dallendyshes,edhe kur kthehet rruges takohet me dy dhenderrit e tjere por ata nuk e njohin sepse eshte pa lekuren e kalit ne koke. Ata i thone se cfare ka me vete dhe ai i thote se ka qumesht dallendyshe. Ata i japin djlait shume florinj per qumeshtin dhe ai ia shet. Kur kthehen takojne perseri djalin qe kishte vene lekuren 

dhe filluan te talleshin me te. 

Kur arriten ne pallat ia lyen syte mbretit por atij i dogjen me keq,sepse ai ishte qumesht pele.

Atehere vajza e vogel kerkoi te takonte te atin por ai nuk pranonte,pasi mbreteresha iu lut e iu pergjerua ai pranoi ta takonte. Vajza ia leu syte me qumeshtin e dallendyshes dhe atij iu sheruan syte menjehere. Pastaj e pyeti vajzen se ku e gjeti qumeshtin por ai nuk i tha asgje,i la tre mollet ne dore dhe iku. Pastaj mbreti u kujtua kujt ia kishte dhene ato molle dhe kuptoi qe syte ia sheroi dhendrri vogel. Atehere mbreti kerkoi qe ai te vinte ne pallat dhe e priti me nje feste aq te madhe sa nuk ishte pare ndonjehere. Pasi u ulen,mbreti hapi shamine qe i kishte dhene djalit dikur dhe ne mes te saj ishte shkruar nje emer,”Gjon”,qe do ishte emri i djalit.

Pasi kaluan disa vite mbreti u plak dhe ia la mbreterine djalit,i cili i mori dy dhenderrit e tjere dhe i beri sherbetore.

Prev
Next

Comments for chapter "39. MURGU,DJALI PA EMER DHE MBRETI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved