PERRALLA - 40. BILBIL GJYSMARI
“BILBIL GJYSMARI”
Na ishte nje here nje mbret qe kishte tre djem. Mbreti ishte shume besimtar dhe rrinte pothuajse gjithe diten ne xhami duke u falur. Dhe nje here thirri ushtaret me te mire nga te gjitha anet e botes dhe ndertoi xhamine me te madhe dhe me te bukur qe ekzistonte. Por kur shkonte te falej,kalonte nje murg aty afer dhe i thoshte:
-
- Shume e bukur eshte xhamia o mbret,por nuk ka vlere te falesh.
Pasi kjo ndodhi disa dite radhe,mbreti u merzit shume dhe kur e pane djemte e pyeten se cfare kishte dhe ai u tregoi te gjithe historine. Atehere ata shkuan diten tjeter me te atin,ai po falej kurse ata e prisnin jashte. Murgu shkoi perseri i tha mbretit ato fjale dhe kur doli jashte e prisnin djemte dhe e pyeten perse i thoshte ato fjale,edhe ai i pergjigjet:
-
- Kjo xhami eshte shume e bukur,por duhet te kishte brenda edhe Bilbil Gjysmarin qe te kendonte,atehere s’do te kishte xhami si kjo ne bote.
Ata e pyeten nese e dinte se ku ndodhej por ai i tha se me te degjuar e kishte dhe nuk e dinte ku ndodhej. Atehere djemte u kthyen ne pallat,i treguan mbretit si ishte puna dhe u nisen per te gjetur Bilbilin.
Pasi ecen rreth njezete dite,arriten ne nje vend ku rruga ndahej ne tresh. Dy te parat kishin nga nje gure ku shkruhej: “Kush iken ne kete rruge kthehet”,kurse ne gurin e te tretes ishin shkruar fjalet: “Kush iken ne kete rruge,nuk kthehet”. Atehere vellai i vogel tha qe te ndaheshin dhe te linin aty unazat,kush te kthehej i pari te shkonte te ndihmonte dhe te tjeret.
Lane unazat dhe vellai i vogel mori rrugen qe nuk kthehej mekurse dy te tjeret rruget qe ktheheshin. Vellai i madh arriti ne nje qytet dhe u be berber,ndersa i mesmi arriti ne nje qytet tjeter dhe hapi nje kafene. Te dy rrinin atje per te bere disa para. Vellai i vogel shkoi ne nje vend ku nuk kishte kembe njeriu por vec bisha dhe egersira. Duke ecur gjeti nje grua te eger qe po krihte koken me shpate,djali iu afrua dhe ia krehu koken me kreher. Per te miren qe i beri i tha djalit se si mund t’ia shperblente,por ai i tha se nuk donte asgje nga ajo,se donte vetem te dinte ku ndodhej Bilbil Gjysmari. Edhe ajo i thote:
-
- Ai zog qe kerkon nuk ndodhet ketu,por ti do beje mire te ktheheshe sepse edhe une qe jam njeri i eger nuk e kaloj dot malin se ka egersira me te medha se ketu.
Por djali nuk e degjoi,dhe pasi u nda me njeriun e eger,u ngjit ne mal dhe pa nje shtepi. Ne ate shtepi jetonte tigri por ne ate cast nuk ndodhej aty,ishte vetem e shoqja qe po gatuantebuken. Djali hyri brenda dhe kur e pa tigresha,i thote:
-
- Po ti c’kerkon ketu? Largohu se tani vjen im shoq dhe do te te haje.
Por djali nuk u largua. Kur erdhi koha qe do fuste buken ne furre,tigresha nuk dinte te shtronte prushin dhe digjej gjithmone. Por djali e pa dhe i tha qe ta linte ta hapte ai prushin,dhe mori
disa gjethe dhe e shperndau pa u djegur fare. Tigresha e mesoi dhe u gezua shume nga kjo gje por i vinte keq per djalin se do kthehej tigri dhe do e hante. Pasi i dha per te ngrene e fshehu ne dollap. Kur u kthye tigri ne shtepi,pa qe e shoqja nuk ishte djegur dhe i thote:
-
- Nuk ke bere per te ngrene sot?
-
- Kam bere si nuk kam bere. – i thote ajo.
-
- Po ti digjesh gjithmone,si ka mundesi qe sot je mire?! – i thote tigri.
Edhe ajo i thote:
-
- Mesova dicka te re qe te mos digjem. Pa me thuaj sikur ta kisha ketu ate njeri qe me mesoi te gatuaj e te mos digjem,cfare do i beje?
Tigri i tha se do e bente vellain e tij. Dhe pasi gruaja i degjoi keto fjale e nxorri djalin jashte,kur e pa tigri e perqafoi dhe u bene miq te mire. Djali i thote se per cfare ka ardhur deri aty dhe tigri i thote:
-
- Ky zog nuk gjendet ketu,po une kam nje vella qe eshte shume plak,i kane rene kapaket e syrit dhe nuk shikon. Ti do shkosh atje dhe do i thuash qe te kam derguar une.
Pasi u nda me tigrin shkoi ne shtepine e vellait te tij dhe kur e pyeti per Bilbilin ai i tha:
-
- Ai zog qe thua ti nuk gjendet gjekundi,prandaj ben mire te kthehesh sepse ketu do te gjesh vetem bisha te egra,andej nuk shkoj dot as une qe jam mbreti i kafsheve.
Djali nuk u tremb nga keto fjale por vazhdoi rrugen. Dhe para i dolen tre lubi te cilat iu hodhen per ta shqyer,por djali nxorri shpaten dhe njeres i preu krahun,njeres kemben dhe tjetres bishtin. Pasi u largua qe aty pa nje shtepi ne te cilen ishte nje plake dhe shkoi atje. Kur e pa plaka i tha te largohej se do e hanin vajzat e saj por ai nuk u largua. Plaka e mbylli djalin ne nje arke dhe i la nje vrime ku te shikonte,dhe kur u kthyen tre lubiat qe djali i kishte prere me shpate,pasi u lane u kthyen te treja ne njerez. I thane nenes qe ndjenin ere njeriu dhe kur ajo u sigurua qe ato nuk do i benin gje,e nxorri djalin nga arka. Kur ato e pane u gezuan shume qe ishte trimi i cili i plagosi,dhe pasi djali i tha se per cfare kishte ardhur deri aty,ato i thane:
-
- Ne e dime ku ndodhet Bilbil Gjysmari por nese do te cojme atje,duhet te rrish ketu me ne tre muaj dhe do flesh cdo muaj me nje nga ne.
Djali ishte i detyruar ta bente dhe pasi kaluan tre muaj,ato e moren dhe e cuan ne pallatin e te Bukures se Dheut sepse atje ndodhej Bilibil Gjysmari. Por pallatin e saj e ruanin peseqind ushtare,ne deren e jashtme rrinte ujku,ne deren e dyte tigri dhe ne deren e dhomes luani. Ato e futen djalin fshehurazi ne pallat kur te gjithe po flinin dhe djali e mori Bilbilin pa e pare njeri.
Kur djali po dilte u zgjuan te gjithe por lubite e rrembyen djalin dhe u larguan menjehere. Pastaj pasi ndejti edhe disa kohe me ato u kthye te vendi ku u nda me vellezerit dhe atje gjeti unazat qe kishin lene.
Ai shkoi takoi vellezerit dhe te tre u nisen per t’u kthyer ne shtepi. Kur po ktheheshin,i mori etja per uje dhe pane nje pus por nuk kishte kove dhe ata i thane vellait te vogel te hynte
brenda te merrte pak uje. Kur djali u var per te mbushur uje,ata ia prene litarin dhe shkuan me Bilbilin ne pallat te i ati. Kur ai i pyeti per vellane e vogel,ata i thane se ai po bente qejf neper bote dhe nuk u mundua fare qe te gjente Bilbil Gjysmarin.
Por e Bukura e Dheut na vjen dhe kerkonte te shihte njeriun qe i kishte marre Bilbilin. I del para vellai i madh dhe ajo e pyet se ku e kishte gjetur,dhe ai i tha nje vend qe i erdhi ndermend. Por e Bukura e Dheut e dinte qe ai po genjente dhe i vuri ushtaret ta rrihnin deri sa e lane pa fryme. Kur degjoi vellai i vogel qe e Bukura e Dheut kishte rrahur te vellane dhe donte te bombardonte pallatin,shkon me vrap dhe i tregon te verteten mbretit. Pasi e nxjerrin djalin nga pusi shkon e Bukura e Dheut dhe e pyet:
-
- Pa me thuaj o trim,ku e gjete Bilbil Gjysmarin?
Edhe djali i tregoi gjithe te verteten se si kishte shkuar me libiat ne pallatin e saj dhe kishte marre shpendin e rralle. Dhe keshtu xhamia u be me e bukura ne bote dhe djali u martua me te Bukuren e Dheut,te cilet jetojne te lumtur sot e kesaj dite.
