PERRALLA - 41. DJALI QE I BINTE TAMBURASE
“DJALI QE I BINTE TAMBURASE”
Na ishte nje djale shume i varfer,i cili nuk kishte as nene as baba,por dilte ne fshat dhe i jepnin njerezit nga nje cope buke. Ai mbante dhe nje tambura me vete qe i binte aq mire sa asnje nuk krahasohej me te.
Nje dite shkoi ne bregun e detit dhe i binte tamburase duke pare qytetin qe ndodhej ne anen tjeter. Aty prane ndodhej nje varke qe po e mbushnin ushtaret me dru. Kur ata degjuan tamburane qe binte aq embel,u shtangen te gjithe dhe ndaluan duke mbajtur drute ne krahe. E degjoi edhe komandanti dhe i tha nje ushtari qe te shkonte ta merrte djalin dhe t’i binte tamburase deri sa ata te ngarkonin varken. Kur ushtari i tha keto fjale djalit dhe do e paguanin sa te donte,ai pranoi menjehere. Komandanti e pyet djalin sa para donte dhe ai u pergjigj:
-
- Nuk dua asgje,vetem me merrni ne qytetin ku do shkoni ju.
Komandanti pranoi dhe djali filloi t’i binte tamburase,per dy ore u mbush varka dhe u nisen.
Ne qytetin ku arriten ishte nje mbret qe kishte nje vajze te vetme. Ate e kishin kerkuar shume mbreter per grua por ajo nuk pranonte sepse donte te merrte ate qe do pelqente vete. Edhe mbreti e kishte lene qe te merrte ate qe t’i donte zemra. Ate kohe djali i bie tamburase,dhe pasi vajza e degjon i thote te atit se ate do per burre.
Kur ushtaret e mbretit shkuan per ta marre,komandanti i tha mbretit qe djali nuk ka bere gje te keqe,por mbreti e qeteson dhe i thote se po e merr per mire e jo per t’i bere keq.
Mbreti e merr djalin dhe e ul prane vetes,pastaj i thote te gjitheve te dalin jashte e t’i lene vetem. Kur te gjithe dolen jashte dhe ata ngelen vetem,mbreti i thote djalit:
-
- Une nuk kam djale,kam nje vajze te vetme dhe ty dua te te bej djalin tim dhe te jap vajzen per grua,nese e dhe ti do.
Djali i thote se eshte shume i varfer dhe nuk eshte ne lartesine per te marre nje princeshe,por ne ate kohe hyn vajza qe sjell pijet edhe i thote:
-
- Une ty te dua per burre,ti me do apo jo?
Djali i shkrete e humbi mendjen dhe nuk dinte cfare pergjigje t’i kthente,pastaj u thote:
-
- Epo kur ju me besoni une s’kam cfare te bej tjeter vetem te pranoj,por dua te vish edhe ne shtepine time ndonjehere.
-
- Une jam gati te vij ku te duash ti. – i thote vajza.
Edhe pasi e rregulluan muhabetin,djali vuri kurore me vajzen e mbretit.
Pasi kaluan nja dy muaj djalin e mori malli per vendin e tij dhe i tha vajzes nese donte te vinte me te edhe ajo pranoi. Mbreti donte t’i jepte ushtare qe ta shoqeronin edhe shume florinj por djali nuk pranoi asgje,u nis vetem me nusen e tij sepse ushtaret nuk kishte ku t’i fuste se nuk
kishte shtepi dhe florinjte s’kishte ku t’i mbante.
Kur po kalonin anes detit,ata hyne ne nje kasolle per te kaluar naten. Kur vajzen e zuri gjumi,djali i mori celesin e arkes dhe kur e hapi gjeti nje kuti. E mori kutine dhe shkoi ta hapte jashte se mos zgjohej vajza dhe e shikonte. Kur hapi kutine kishte tre xhavahire brenda,dhe kur po i shikonte i kaloi nje shqiponje dhe ia mori nga dora. Dhe keshtu shqiponja ikte para djali e ndiqte nga pas,deri sa arriti ne nje vend ku dilnin hajdute nga deti dhe rrembenin njerez,te cilet i shisnin per skllever. Keshtu moren edhe djalin e cuan ne nje vend shume te larget dhe ia shiten nje cifuti. Ai e ngarkoi me hekura e kazma dhe e coi ne nje vend qe ishte i mbushur plote me gure,dhe i thote:
-
- Kur ta pastarosh aren e ta besh vreshte,atehere do te leshoj.
Kur pa djali qe tokes nuk i dukej fundi e kuptoi qe aty do te rrinte per gjithe jeten,por prap mori kazmen dhe filloi. Kur nguli kazmen i kapi ne nje derrase,dhe kur e ngriti derrasen pa nje grope te mbushur me florinj.
Ndersa vajza e mbretit,kur u zgjua ne mengjes dhe nuk pa burrin e saj,u kthye ne shtepi dhe i tregoi te gjithe historine te atit dhe i kerkoi para qe te shkonte ta gjente. Ai i dha para se deshi dhe ajo hapi nje pijetore ne portin ku vinin te gjitha anijet e botes dhe tha se te gjithe te huajt mund te shkonin dhe te hanin falas.
Nderkohe djali po mendohej cfare te bente me florinjte dhe filloi t’i binte tamburase. Aty prane kalon nje anije dhe kur e degjon komandanti ate melodi aq te embel i thote ushtareve te tij ta merrnin djalin dhe t’ia sillnin ne anije. Komandanti e pyet se cfare bente ne ate vend dhe djali i tregoi te gjithe historine,qe e kishin rrembyer dhe e shiten skllav. Atehere ai i tha qe te shkonte me ata dhe te shpetonte nga ai vend,por djali i tha se nuk mund te largohej pa mbaruar punen aty. Komandantit i erdhi keq per djalin dhe futi te gjithe ushtaret e tij ne pune,ne pak kohe ata i hoqen te gjithe guret qe ndodheshin ne toke,pastaj moren hardhi i mbollen dhe ne pak kohe aty u be nje vend i bukur me vreshte.
Kur cifuti erdhi nje dite u habit dhe nuk e njohu vendin kur e pa,edhe i tha djalit:
-
- Une do ta mbaj fjalen qe te dhashe dhe qe nga ky moment je i lire te shkosh ku te duash. Nese ke nevoje per ndonje gje me thuaj.
Edhe djali i kerkon nje varke me kripe,dhe pasi e mori,hodhi te gjithe florinjte atje brenda. Kur djali po kthehej te vendi ku e priste anija e komandantit,pa nje fole zogu,dhe kur shkoi per te veshtruar pa tre xhevahiret. Pasi e lidhi varken pas anijes u nisen ne vendin ku e bija e mbretit kishte hapur pijetore. Kur arriten,komandanti dergoi nje ushtar atje qe te merrte vere se do benin aheng gjithe naten dhe djali do i binte tamburase. Kur ushtari shkoi te blinte veren,vajza e pyeti se ke te huaj kishin ne anije dhe ushtari i thote se eshte nje djale qe gjeten ne nje vend te larget,atehere vajza i thote:
-
- Shko e thuaji komandantit dhe atij djalit te vijne neser per dreke te une.
Ushtari u kthye dhe i tha fjalet e vajzes komandatit,edhe te nesermen ai bashke me djalin shkuan ne pijetore. Vajza e njohu dhe pasi hengren dreke,ajo i thote komandantit:
-
- Do te lutesha sikur ta lije kete djale sonte ketu qe t’i binte tamburase te kenaqe njerezit.
Komandanti i tha se djali mund te rrinte sa te donte. Dhe pasi hengren darken,djali mori tamburane e nisi t’i bjere edhe nje cast renkon pak,vajza e pyet cfare kishte dhe ai i thote:
-
- Eh,cfare te kem! Dikur kam patur nje grua qe e humba dhe ti i ngjan shume.
-
- Qe nga ishte gruaja jote dhe me thuaj ku e humbe? – i thote vajza.
Edhe djali fillon i tregon te gjithe historine,qe gruaja ishte e bija e mbretit,qe e rrembyen hajdutet e detit e deri tani. E degjoi sa e degjoi vajza dhe i thote:
-
- Une jam gruaja jote,te kam kerkuar gjate gjithe kohes.
Te dy u perqafuan me njeri-tjetrin,pastaj moren varken me florinj dhe u kthyen ne pallatin e mbretit ku jetuan te lumtur.
