Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 42. I VDEKURI DHE I GJALLI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 42. I VDEKURI DHE I GJALLI
Prev
Next

                                                 “I VDEKURI DHE I GJALLI”

 

Na ishin nje here nje burre e nje grua dhe keta kishin tre djem. Djali i pare i tha te atit:

    • Dua te shkoj ne kurbet per te fituar para.

I ati ishte dakort dhe i dha 100 napolona,shkoi djali dhe qendroi tre vjet. Pas tre vjetesh u kthye por nuk solli asgje ne shtepi. Kur u kthye i pari,i kerkoi leje i dyti per te shkuar ne kurbet. I ati ia dha lejen dhe 100 napolona. Shkoi djali i dyte ne kurbet,qendroi tre vjet dhe u kthye duarbosh ne shtepi. Pastaj u be gati i treti dhe shkoi i kerkoi leje te atit. Ai ia dha lejen dhe 50 napolona. 

U nis vellai i vogel dhe kur u erresua qendroi ne nje hotel dhe i tha te zotit per nje dhome.

    • S’kam dhoma te lira,dhe nje qe kisha kam futur nje kufome. – ia kthen ai.

Djali e pyeti se sa dite kishte qe ka vdekur dhe ai i tha se kishte kater dite. Djali ishte shume kurioz dhe e pyeti se perse nuk e varrosnin,dhe i zoti i hotelit iu pergjigj:

    • Nuk e kemi varrosur se duhen 50 napolona.

 

    • Varroseni se ua jap une parate. – i tha djali.

Ai beri sic i tha djali,dhe pasi kaloi naten aty,ne mengjes u nis perseri por rruges takoi nje burre,i cili e pyet se per ku ishte nisur dhe ai i thote:

    • Dua te shkoj ne kurbet te fitoj para.

 

    • Edhe une per ne kurbet jam nisur. Hajt behemi vellezer dhe te shkojme bashke. Cfare te fitojme e ndajme pergjysme. – i thote burri.

Djalit u mbush mendja dhe u nisen te dy bashke. Arriten ne Stamboll dhe aty ishte nje mbret qe kishte nje vajze te ciles donte t’i gjente nje burre dhe ta martonte. Dite per dite mbreti nxirrte nje lajmetar neper rruge dhe ne emer te tij therriste:

    • Kush e merr time bije per grua,do t’i jap pasuri sa te doje.

E degjuan vellezerit dhe burri i tha djalit:

    • Thuaji lajmetarit qe do e marresh ti.

Edhe djali shkon i thote qe ai pranon te martohet me bijen e mbretit. Atehere lajmetari shkoi me vrap dhe ne pallat. Mbreti thirri te dy vellezerit dhe i tha:

    • Kush nga ju do te martohet me vajzen time?

 

    • Une dua te martohem me vajzen tende,por dua dy dhoma ngjitur me njera-tjetren qe vellai im te flere afer meje. – i tha djali.

 

    • Kjo eshte pune qe rregullohet. – i tha mbreti.

Edhe urdheroi qe te rregullonin nje dhome ngjitur me ate te bijes. 

Kur u erresua,djali hyri ne dhomen e nuses dhe vellai hyri ne dhomen ngjitur qe ishte me ate te djalit. Pasi kaloi pak kohe,vellai shkoi u fut fshehurazi ne dhomen e djalit pa e pare njeri. Kur hyri,u ul menjane dhe priti. Nuk kaloi shume kohe dhe nga goja e nuses doli nje gjarper. Vellai sapo e pa gjarperin,u leshua me vrap dhe i preu koken. Pas atij dolen edhe disa gjarperinj te tjere,por vellai i vrau dhe nuk la asnje te gjalle. Dhe ne mengjes e zgjoi dhendrrin dhe i tha:

    • Ngrihu se zbardhi. Shikoi gjarperinjte qe kishte e bija e mbretit ne bark. Naten kur ajo flinte,ata i dilnin nga goja por une i vrava te gjithe. 

Pasi i tregoi te gjitha keto,shkoi ne dhomen e tij dhe beri sikur po flinte gjume.

Kur u ngrit mbreti ne mengjes dhe pa qe djali ishte akoma gjalle dhe kishte vrare gjithe ata gjarperinj u gezua shume. Atehere dha urdher qe t’i jepnin dhjete mushka me florinj. Djali i mori mushkat me florinj dhe u nis per ne shtepi bashke me nusen dhe vellain. Kur arriten ne vendin ku ishin takuar,burri i thote:

    • Une do marr nje rruge tjeter,prandaj eja te ndajme fitimet tona.

Pasi ndane mushkat me florinj,pese njeri e pese tjetri,erdhi radha e gruas dhe ketu u ngaterruan. Jo eshte e imja,jo eshte e jotja dhe ne fund burri e kapi gruan dhe i tha djalit:

    • Mbaje qe ta ndaj pergjysem me shpate.

Djali nuk mund t’i dilte nga fjala vellait dhe e kapi gruan nga krahu tjeter dhe e mbajti. Kur burri ngriti shpaten dhe u mat qe t’i binte,ajo u tremb aq shume dhe bertiti aq forte sa i doli edhe nje gjarper nga goja. Vellai i preu koken gjarperit dhe i tha djalit:

    • T’i gezosh gruan bashke me gjithe florinjte se mua nuk me duhen. Une jam i vdekuri qe kisha mbetur pa varrosur,dhe ti dhe 50 napolonat per mua.

Ai i tha djalit se mund te vinte ta takonte kur te donte dhe pastaj u ndane. 

Gjithe njerezit e shtepise u gezuan shume qe djali erdhi mire dhe kishte me vete gruan e mbretit edhe dhjete mushka me florinj. Dhe qe nga ajo dite jetuan te lumtur. Pasi kaloi koha,Perendia u dha tre djem njeri pas tjetrit.

Nje dite prej ditesh,djalin e mori malli per vellain qe e kishte ndihmuar te arrinte aq shume pasuri dhe i thote te shoqes:

    • Dua te shkoj te takoj vellain,do te rri pese dite dhe do te kthehem.

 

    • Mire,bej si te duash. – i thote gruaja.

Djali u nis e shkoi te varri i vellait. I thirri tre here dhe priti. Pas pak,varri u hap dhe doli vellai,kur e pa i vdekuri te gjallin u gezua shume dhe e ftoi te hynte brenda. 

Pasi hyne ne varr,u kenaqen me muhabet. Kur kaluan pese dite ata u pershendeten dhe djali doli nga varri per te shkuar ne shtepi,ku e priste e shoqja me tre djemte. Po kur arriti ne fshat,nuk gjeti as shtepine,as njerezit. 

I gjalli nuk e dinte se ato pese dite ne varr me vellane e vdekur,kishin qene sa peseqind vjet ne boten e te gjalleve. Dhe pasi erdhi verdalle disa kohe,u merzit dhe u kthye 

perseri te i vdekuri. Kur arrin atje,i therret edhe i thote:

    • Shkova ne fshat por nuk gjeti as shtepi,as njeri! Si eshte kjo pune?!

 

    • Kur te vdesesh ke per t’i pare femijet. – i thote i vdekuri.

 

    • Po te vdes do e shikoj gruan dhe femijet? – e pyet i gjalli.

 

    • Vetem po te vdesesh do i shikosh. – i pergjigjet i vdekuri.

 

    • Pa ata nuk kam cfare e dua jeten,ndaj jam gati te vdes. – i thote i gjalli.

Pasi tha keto fjale,erdhi hija dhe ne emer te zotit ai nderroi jete dhe u bashkua me gruan dhe femijet. 

Prev
Next

Comments for chapter "42. I VDEKURI DHE I GJALLI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved