PERRALLA - 37. KUTIA MAGJIKE
“KUTIA MAGJIKE”
Na ishte nje here nje njeri shume i pasur. Ky kishte nje djale qe e donte shume,i plotesonte cdo deshire dhe i jepte cdo gje qe djali i kerkonte. Por pas disa kohesh burri vdiq dhe ela djalin trashegimtar te gjithe asaj pasurie qe kishte.
Djali na doli i keq dhe ne pak kohe harxhoi cdo gje qe i kishte lene i ati. I ngeli vetem nje unaze dhe nje pale rroba. Nje dite shkoi e shiti unazen dhe fitoi rreth dyqind lira,pastaj shkoi te nje hotel dhe pasi dha parate te zotit,kerkoi nje dhome per te ndenjur.
Nje dite prej ditesh,kalon nga hoteli nje cifut,i cili kishte nje kuti per te shitur edhe thoshte:
-
- Kjo kuti vlen nje lire. Ai qe do ta bleje do behet pishman,po edhe ai qe nuk do ta bleje do te behet pishman.
U mendua djali nje here cfare te bente dhe me ne fund e mori dhe ia dha te zotit te hotelit qe ta mbeje dhe t’ia jepte kur te kthehej ne darke. Dhe i zoti i hotelit beri si i tha djali. Ne mbremje,pasi hengri buke e i kishte mbetur edhe pak,djali hapi kutine per te pare se cfare kishte brenda. Sa e hapi,i doli nje arap i shkurter me cibuk ne goje dhe i thote djalit:
-
- Kaq paske lene per mua?
Djali nuk u pergjigj nga frika. Atehere Arapi hidhet e i thote:
-
- Do te te sjell buke tjeter?
-
- Jo,nuk dua. – i thote djali.
Nje dite kur po rrinin ne kopesht,i thote Arapi:
-
- Do te te sjell sonte te bijen e mbretit?
-
- Sille. – i thote djali. Por nuk ia merrte mendja se mund ta bente vertete kete gje.
Pasi u erresua,Arapi shkoi ne pallatin e mbretit,hapi dyert pa e kuptuar asnje,mori vajzen dhe e coi tek djali,edhe ne mengjes e ktheu perseri ne pallat. Pasi kaloi pak kohe qe e benin kete pune cdo nate,e bija e mbretit ngeli shtatzene. Kur e pa mbreti vajzen te shendoshe i thote:
-
- Cili eshte ai njeri qe guxoi te te prekte dhe vuri dore mbi ty?
Edhe vajza i thote:
-
- Une nuk e njoh,di vetem qe nate per nate vjen me merr nje Arap dhe ne mengjes me kthen prap ne pallat!
Atehere mbreti i thote te bijes:
-
- Kur te vije sonte te te marre,lyeje doren me boje dhe kur te arrish te shtepia e tij lyej deren dhe keshtu mund ta gjejme se kush eshte.
Dhe vajza beri tamam ashtu si i tha i ati,por Arapi e kuptoi dhe hilen dhe e leu te gjithe deren.
Pasi nuk mundi ta kapte dot heren e pare,mbreti i dha nje qelqe me raki vajzes dhe i tha:
-
- Kur ai te bjere per te fjetur,hidhja kete persiper.
Edhe vajza beri si i tha i ati. Diten tjeter mbreti vuri lajmesin te dilte neper qytet e te thoshte:
-
- Kush te doje te vije sot dhe te lahet pa paguar asgje.
Dhe shkuan shume njerez,bashke me ta shkoi edhe djali. Sapo shkoi atje rojet e njohen nga era e rakise,e kapen dhe e nxorren jashte qytetit per ta varur.
Kur e mori vesh Arapi se cfare i kishte ndodhur djalit,shkuli nje qime nga mjekra dhe ajo u kthye ne nje dokument me shkrim,ku thuhej te mos e varte djalin por ata qe e kishin lidhur. Shkon Arapi dhe ia jep dokumentin atij qe do varte djalin edhe ky veproi ashtu sic thoshte dokumenti.
Pastaj ky shkon te mbreti dhe ai e pyet:
-
- A e vare djalin?
-
- Jo,vara ata qe sollen djalin. – i pergjigjet ai.
-
- Cfare ke bere,une nuk te thashe te veproje ashtu?! – i thote mbreti i habitur.
Atehere ai nxorri dokumentin nga xhepi dhe ia tregoi. Kur e pa mbreti nje gje te tille u cudit pamase dhe dergoi njerezit ta merrnin Arapin dhe ta sillnin ne pallat. Dhe i thote:
-
- Si arrite ta beje kete gje?!
Dhe Arapi ia kthen:
-
- Po ti,si guxon te vrasesh djalin tim. Nuk e di qe une kam aq shume force sa mund te prish te gjithe mbreterine?
Mbreti u tremb kur e degjoi Arapin edhe i thote per ta marre me te mire:
-
- Nuk te thirra per kete,por mesova qe ke shume fuqi edhe desha te te dergoj ne nje vend qe ta pushtosh per mua.
Arapi i kerkoi tridhjete njerez te zgjedhur dhe shume hekur. Mbreti ia dha te gjitha ato qe kerkoi dhe shpresonte se Arapi do vritej ne ate vend. Kur arriti ne ate vend pa vetem njerez te eger,te cilet sapo e pane iu hodhen ta shqyenin,por ai iu derdhi hekur persiper dhe vrau njezete e pese prej tyre. Atehere njerezit e eger u tremben se mos i shfaroste te gjithe dhe iu ulen ne gjunje duke i thene se do benin cdo gje qe ai do i kerkonte. Pasi i mbushi thaset me florinj,Arapi u kthye ne pallatin e mbretit. Mbreti u tmerrua kur e pa akoma te gjalle dhe meqenese nuk i bente dot gje,ia dha vajzen djalit per grua.
