PERRALLA - 36. TRE HAJDUTET
“TRE HAJDUTET”
Ishin tre shoke qe kishin shkuar ne nje feste por te tre nuk kishin asnje kokerr leku ne xhep.
U ulen dhe po bisedonin me njeri-tjterin si ta zgjidhnin kete pune. Thote i pari:
-
- Une do shkoj te gjej vere.
-
- Une do shkoj te gjej pula. – thote i dyti.
-
- Une do shkoj te gjej buke. – thote i treti.
Edhe u ndane dhe shkoi secili ne punen e tij. Niset i treti me tre leke ne xhep e me thesin ne dore dhe shkon drejte e te buketari. Kur arrin atje i thote buketarit:
-
- Pa shikoje nje here bllokun,sa te ka mbetur borxh babai im?
-
- Babai yt nuk me ka borxh fare. – i thote buketari.
-
- Une di qe te ka patur tre leke borxh,se babai me vdiq mbreme dhe ma ka lene ne testament. – i thote djali.
Atehere buketari i futi ne xhep tre leket dhe kur djali u be gati per te dale,ai i tha qe te mos nxitohej por te rrinte per te pire nje kafe. Edhe djali ia kthen:
-
- Nuk kam kohe te rri se me duhet te shkoj te blej buke te dyqani tjeter.
Buketari i tha qe atje eshte klient i perhershem prandaj do shkoj atje,por buketari i thote se edhe babai i tij ka qene klient i perhershem aty. Dhe djali i thote se sot nuk kishte leke me vete sepse duhet te varroste babain. Dhe buketari i thote:
-
- Nuk ka gje,merr buke sa te duash dhe m’i jep leket kur te duash.
Dhe keshtu djali e mbushi thesin plote me buke dhe shkoi te shoket.
I pari mbushi nje ene pergjysem me uje dhe shkoi ne nje pijetore. I thote shitesit:
-
- Me jep dhjete kile vere.
I peshoi shitesi dhjete kile vere dhe ia hodhi djalit ne ene. Dhe djali i thote:
-
- Leket do t’i sjell neser.
-
- Pa leke nuk te jap gje. – i thote shitesi.
-
- Nese nuk me jep atehere merre veren tende. – i thote djali.
E mori shitesi enen dhe zbrazi dhjete kile vere dhe uje bashke. Pastaj shkoi ne nje pijetore tjeter dhe beri po te njejten loje. Dhe keshtu,uji qe kishte ne fillim u kthye ne vere.
Niset i dyti dhe shkon per te marre pula. Rruges gjeti nje fshatare qe kishte nje kosh me pula. Pasi beri pazar dhe i mori pulat,djali i thote:
-
- Eja te shkojme te prifti se une jam sherbetori i tij,dhe kur t’i them qe ti je e zonja e pulve ai do te japi leket.
U nisen e shkuan ne kishe dhe djali e gjeti priftin duke u rrefyer. Hajduti i pulave i afrohet priftit edhe i thote ne vesh:
-
- O at,ajo gruaja qe shikon atje ka shume vjet pa u rrefyer dhe e ka mendjen vetem per te marre sa me shume para. Sikur t’ia hiqje kete ves do beje nje te mire te madhe dhe do fitoje nje shpirt.
-
- Mos ki merak o bir,tani do e therras te rrefehet. – i thote prifti.
-
- Beji shenje me dore qe te rrije e te prese. – i thote djali priftit.
Edhe prifti ngriti doren dhe i beri me shenje fshatares qe te priste. Atehere hajduti i pulave shkoi te ajo dhe i thote:
-
- Rri prit ketu se tani do vij prifti dhe do te jape leket.
Dhe e zonja e pulave i thote:
-
- Po,po,ketu do pres se e pashe priftin qe kur me pershendeti me dore.
U kthye edhe ky te shoket dhe te tre u kenaqen me te ngrena e me te pira dhe u kenaqen.
Prifti e therret fshataren dhe i thote te ulet ne gjunje,i thote beje kryqin dhe ajo e ben,pastaj e pyet se sa kohe ka qe nuk rrefehet dhe ajo i thote:
-
- Zoteri,dua leket se nuk kam kohe te rrefehem.
-
- Bija ime,largoji leket nga mendja dhe veri shkelmin djallit. – thote prifti.
fshatarja i thote perseri:
-
- Dua leket e pulave se nuk kam kohe per llafe.
Prifti nuk e ka idene fare per cfare po flet ajo dhe vazhdon i thote:
-
- Bej kryq se djalli po vjen te te tundoje.
Atehere ajo i thote:
-
- O zoteri,dua leket e pulave qe me ka marre sherbetori yt.
-
- Cfare pulash po thua?! – ia kthen prifti i habitur.
Atehere fshatarja i thote:
-
- Pulat qe bleu sherbetori yt,qe erdhi foli ne vesh me ty dhe ti me bere shenje me dore qe te prisja per te marre leket.
-
- Ai nuk me tha gje per leke por te shpetoja ty nga mekatet. – i thote prifti.
-
- Nuk kam nevoje te rrefehem o zoteri,por nxirr leket e mi jep. – i thote fshatarja.
Dhe keshtu,donte apo nuk donte prifti,i dha leket fshatares qe shkoi ne punen e saj dhe ai ngeli duarbosh.
