Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 36. TRE HAJDUTET

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 36. TRE HAJDUTET
Prev
Next

                                                       “TRE HAJDUTET”

 

Ishin tre shoke qe kishin shkuar ne nje feste por te tre nuk kishin asnje kokerr leku ne xhep. 

U ulen dhe po bisedonin me njeri-tjterin si ta zgjidhnin kete pune. Thote i pari:

    • Une do shkoj te gjej vere.

 

    • Une do shkoj te gjej pula. – thote i dyti.

 

    • Une do shkoj te gjej buke. – thote i treti.

Edhe u ndane dhe shkoi secili ne punen e tij. Niset i treti me tre leke ne xhep e me thesin ne dore dhe shkon drejte e te buketari. Kur arrin atje i thote buketarit:

    • Pa shikoje nje here bllokun,sa te ka mbetur borxh babai im?

 

    • Babai yt nuk me ka borxh fare. – i thote buketari.

 

    • Une di qe te ka patur tre leke borxh,se babai me vdiq mbreme dhe ma ka lene ne testament. – i thote djali.

Atehere buketari i futi ne xhep tre leket dhe kur djali u be gati per te dale,ai i tha qe te mos nxitohej por te rrinte per te pire nje kafe. Edhe djali ia kthen:

    • Nuk kam kohe te rri se me duhet te shkoj te blej buke te dyqani tjeter.

Buketari i tha qe atje eshte klient i perhershem prandaj do shkoj atje,por buketari i thote se edhe babai i tij ka qene klient i perhershem aty. Dhe djali i thote se sot nuk kishte leke me vete sepse duhet te varroste babain. Dhe buketari i thote:

    • Nuk ka gje,merr buke sa te duash dhe m’i jep leket kur te duash.

Dhe keshtu djali e mbushi thesin plote me buke dhe shkoi te shoket.

I pari mbushi nje ene pergjysem me uje dhe shkoi ne nje pijetore. I thote shitesit:

    • Me jep dhjete kile vere.

I peshoi shitesi dhjete kile vere dhe ia hodhi djalit ne ene. Dhe djali i thote:

    • Leket do t’i sjell neser.

 

    • Pa leke nuk te jap gje. – i thote shitesi.

 

    • Nese nuk me jep atehere merre veren tende. – i thote djali.

E mori shitesi enen dhe zbrazi dhjete kile vere dhe uje bashke. Pastaj shkoi ne nje pijetore tjeter dhe beri po te njejten loje. Dhe keshtu,uji qe kishte ne fillim u kthye ne vere.

Niset i dyti dhe shkon per te marre pula. Rruges gjeti nje fshatare qe kishte nje kosh me pula. Pasi beri pazar dhe i mori pulat,djali i thote:

    • Eja te shkojme te prifti se une jam sherbetori i tij,dhe kur t’i them qe ti je e zonja e pulve ai do te japi leket.

U nisen e shkuan ne kishe dhe djali e gjeti priftin duke u rrefyer. Hajduti i pulave i afrohet priftit edhe i thote ne vesh:

    • O at,ajo gruaja qe shikon atje ka shume vjet pa u rrefyer dhe e ka mendjen vetem per te marre sa me shume para. Sikur t’ia hiqje kete ves do beje nje te mire te madhe dhe do fitoje nje shpirt.

 

    • Mos ki merak o bir,tani do e therras te rrefehet. – i thote prifti.

 

    • Beji shenje me dore qe te rrije e te prese. – i thote djali priftit.

Edhe prifti ngriti doren dhe i beri me shenje fshatares qe te priste. Atehere hajduti i pulave shkoi te ajo dhe i thote:

    • Rri prit ketu se tani do vij prifti dhe do te jape leket.

Dhe e zonja e pulave i thote:

    • Po,po,ketu do pres se e pashe priftin qe kur me pershendeti me dore.

U kthye edhe ky te shoket dhe te tre u kenaqen me te ngrena e me te pira dhe u kenaqen.

Prifti e therret fshataren dhe i thote te ulet ne gjunje,i thote beje kryqin dhe ajo e ben,pastaj e pyet se sa kohe ka qe nuk rrefehet dhe ajo i thote:

    • Zoteri,dua leket se nuk kam kohe te rrefehem.

 

    • Bija ime,largoji leket nga mendja dhe veri shkelmin djallit. – thote prifti.

fshatarja i thote perseri:

    • Dua leket e pulave se nuk kam kohe per llafe. 

Prifti nuk e ka idene fare per cfare po flet ajo dhe vazhdon i thote:

    • Bej kryq se djalli po vjen te te tundoje.

Atehere ajo i thote:

    • O zoteri,dua leket e pulave qe me ka marre sherbetori yt.

 

    • Cfare pulash po thua?! – ia kthen prifti i habitur.

Atehere fshatarja i thote:

    • Pulat qe bleu sherbetori yt,qe erdhi foli ne vesh me ty dhe ti me bere shenje me dore qe te prisja per te marre leket.

 

    • Ai nuk me tha gje per leke por te shpetoja ty nga mekatet. – i thote prifti.

 

    • Nuk kam nevoje te rrefehem o zoteri,por nxirr leket e mi jep. – i thote fshatarja.

 

Dhe keshtu,donte apo nuk donte prifti,i dha leket fshatares qe shkoi ne punen e saj dhe ai ngeli duarbosh.

Prev
Next

Comments for chapter "36. TRE HAJDUTET"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved