Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 35. GJUHET E KAFSHEVE,SHPENDEVE DHE ZOGJVE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 35. GJUHET E KAFSHEVE,SHPENDEVE DHE ZOGJVE
Prev
Next

                             “GJUHET E KAFSHEVE,SHPENDEVE DHE ZOGJVE”

 

Na ishte nje here nje djale qe kishte pak pasuri. Kishte nje cift buajsh dhe nje tufe me dele. Por kishte edhe nje toke qe nuk e kishte njeri mbi dhe,qe e kishte mbjelle me te gjitha llojet e pemeve.  Sa here qe shihte njerez te kalonin rruges,i thoshte te kthenin dhe te merrnin cfare fruti te donin per te lagur gojen. Nje dite kaloi nje murg,dhe djali qe ne ate kohe po punonte ne toke,i flet dhe i thote:

    • Kthehu o njeri i mire te hash ndonje gje.

Murgu u kthye dhe hengri sa i deshi qejfi dhe kur do ikte djali i tha te merrte dhe ndonje gje qe ta kishte per rruges por ai ia kthen:

    • Une hengra dhe u ngopa,por me thuaj cfare do ti qe te jap une?

 

    • Cfare mund te me japesh ti mua?! – i thote djali.

Dhe murgu i thote:

    • Cfare te duash. Do te bej nje pasanik te madh apo do te bej mbret? Apo do qe kudo te shkosh te te flasin guret edhe druret e te bejne ndonje nder,apo do te mesosh gjuhet e shpendeve,kafsheve dhe zogjve? Fol e me thuaj,cfare do te te jap?

 

    • Dua te mesoj gjuhen e kafsheve,shpendeve dhe zogjve. – i pergjigjet djali.

 

    • Une do t’i mesoj,por mos i trego njeriu per ato qe di se pastaj do vdesesh.- i tha murgu.

 

    • Nuk i tregoj njeriu por vetem m’i meso. – i thote djali.

Dhe pa mbaruar fjalet,djali kuptonte te gjitha ato qe thoshin kafshet,shpendet edhe zogjte.

Nje mbremje djali kishte dale shetitje me te shoqen. Kur po kalonte afer kasolles degjoi qe po bisedonin kau me gomarin. Kau i thoshte gomarit se ishte me shume fat qe rrinte dhe hante aty prane tij,ndersa ai lodhej gjithe diten duke punuar token. Gomari filloi te tallej me te dhe kau i tha se cfare duhet te bente qe te mos punonte me,dhe gomari i tha:

    • Neser ne mesnate,kur te vij bujku per te marre ti bej si i semure. Sonte mos fut bar ne goje qe bujku te kujtoj se je vertete semure dhe do te lere rehat.

I zoti i degjoi te gjitha fjalet e gomarit por kur po rrinte atje e shikon e shoqja dhe e pyet se cfare po degjon,por ai i thote se po shikonte kafshet cfare po benin. Dhe pastaj hyne ne shtepi.

Kur shkoi bujku ne mengjes per te marre qete dhe te punonte token,shikon se kau eshte semure. Shkon tek i zoti i tregon dhe ai i thote:

    • Lere kaun te pushoje sot dhe merr gomarin te punoje ne vendin e tij.

Edhe bujku ashtu veproi,si i tha i zoti. Gomari u keput nga puna ate dite sa nuk rrinte dot ne kembe,dhe kur e cuan ne stalle i zoti shkoi te degjonte se cfare do t’i thoshte kaut. Dhe nga 

dita e lodhshme qe kaloi,gomari i thote kaut:

    • Ngrihu sa me shpejte te hash bar me qejf qe kur te vije bujku te te shohe qe je mire,se degjova te zotin tend qe po bente pazar me nje kasap dhe nese hiqesh edhe sot si i semure,neser ne menate do te therin.

Pasi degjoi ato fjale,kau u ngrit me vrap dhe e hengri te gjithe barin qe kishte para. 

I zoti kur pa te gjitha keto filloi te qeshte,por aty ishte e shoqja dhe i thote perse po qeshte. 

Ai i tha se u kujtua dicka,por ajo i thote:

    • Ti nuk po mendoheshe,por kupton dicka nga kafshet.

 

    • Jo,nuk kuptoj asgje nga kafshet por m’u kujtua dicka. – i tha djali.

Pas disa ditesh do thernin delet dhe burri bashke me te shoqen e nje djale te vogel qe kishin,u nisen per ne stan ku sipas zakonit e shtronin me te ngrene e me te pire. Pasi i ngarkoi plackat peles,hipi vete dhe para mori djalin,ndersa gruan qe ishte shtatzene e la te ecte ne kembe. Pasi kaluan fshatin gruaja i tha te shoqit se u lodh duke ecur. Edhe i kerceu gruaja peles qe edhe kjo ishte barse. Pasi ben pak rruge,mezi qe vinte nga pas i thote peles qe ta priste se u lodh dhe ajo ia kthen:

    • Ti je vetem edhe u lodhe,po une qe kam kater njerez ne shpine,placka dhe mezin ne bark cfare duhet te them? Prandaj nuk te pres,po te duash hajde.

Burri i degjoi te gjitha keto fjale dhe i tha gruas te zbriste,ajo nuk donte por ai e zbriti me zor. Dhe kur arriten ne stan,pane cobanet te zotin dhe kapen nje qengj per ta therur. Qengji blegeriti dhe i tha te emes qe do e thernin,kurse ajo i thote:

    • Nga aq sa kam bere o bir,nuk me ka ngelur asnje. Edhe ti qe me kishe mbetur do te te haje zoteria. Por te beje si te doje se ne doren e tij jemi.

Burri e degjoi dhe i tha ta leshonin ate qengj dhe te kapnin nje tjeter. Ata kapen nje tjeter po edhe ata thane te njejtat fjale. Ata kapen te tretin dhe kur qengji i tha te emes se po e thernin,ajo iu pergjigj:

    • Te peste qe kam bere i kam te gjithe,zoteria nuk me ka ngrene asnje. Prandaj ti duhet te behesh kurban i tij. 

Dhe cobanet e theren,e poqen dhe pasi e hengren shkuan te gjithe per te fjetur. Naten erdhen ujqerit dhe po i thoshin qenve qe mos te ndiheshin kur te vinin keta se do merrnin mish dhe do i jepnin edhe atyre. Cobanet kishin dy kelyshe qe i mbanin mire me te ngrene,por kishin dhe nje qen plak qe here i jepnin buke dhe here jo. Dhe kelyshet i thone ujqerve:

    • Ne do te lehim por ju ejani pa frike merrni sa te doni dhe na lini pak edhe neve.

Pastaj hidhet qeni plak dhe i thote ujqerve:

    • Ikni largohuni qe ketej se edhe keta dy dhembe qe me kane mbetur do i le ne mishin tuaj. Sonte kam edhe tim zot ketu dhe nuk dua te turperohem se kam kaq kohe qe i ha buken.                                                    

I degjoi burri ato qe thane dhe te nesermen ne mengjes para se te ikte i tha cobaneve qe te sillnin qente aty. Dhe pasi erdhen te tre,burri i tha atyre qe te vrasin dy kelyshet dhe qenin plak ta mbanin mire e t’i jepnin per te ngrene sa te donte. Ata u cuditen nga kjo gje por ai i tha qe kelyshet t’i vrisnin aty para syve te tij,dhe ata ashtu vepruan.

Kur u kthyen ne shtepi,gruaja filloi te qante dhe nuk bente asnje pune. Kur ai e pyeti se cfare kishte ajo i thote se ai nuk e donte aic duan burrat e tjere grate e tyre sepse ai dinte dicka dhe nuk ia tregonte asaj. Ai i thote se nuk di asgje qe nuk di ajo,por gruaja i thote:

    • Ate nate kur dolem shetitje ti po qeshje te kasollja,kur ikem per ne stan sapo hingelliu pela ti me zbrite poshte,cobaneve i the per dy qengjat e pare qe mos t’i thernin dhe te nesermen i the qe te vrisnin kelyshet dhe te mbanin qenin plak.

Burri i thote se nese i tregon atehere do te vdese,dhe ajo i thote qe nuk ka gje por vetem t’i tregonte cfare dinte. Ai i tha qe te bente te gjitha punet e shtepise dhe pastaj do i tregonte te gjitha ato qe dinte. Gruaja mbaroi te gjitha punet dhe po priste cfare do i thoshte i shoqi. Burri kishte nje qen qe e mbante ne shtepi dhe kur ai e kuptoi se cfare po ndodhte,filloi te qante me ze te larte per zoterine e tij. Ndersa qeni uleriste,gjeli i levizte krahun pulave dhe ato rreshtoheshin para tij nga frika dhe filloi te bente feste. Qeni i thote gjelit:

    • More kokosh,mire qe nuk ke turp por nuk te vjen pak keq per zoterine tone qe do te vdese,dhe ti pa pike turpi kendon e kercen me pulat?!

Dhe gjeli ia kthen qenit:

    • Ashtu eshte zoti yne,ndaj le te shkoje prapa diellit. Edhe une ate dua se do ngopem me grure bashke me grate e mia. Se qe ta dish ti o qen,une kam dyzete gra edhe nje here te tund krahun ato dridhen te gjitha nga frika. Kurse ai nje ka dhe ia mblodhi gruaja,per mendimin tim mire t’i behet.

 

    • Po cfare duhet te beje sipas teje? – e pyet qeni.

Edhe gjeli i pergjigjet:

    • Po te me degjonte mua,ta marre e ta mbylle ne nje dhome dhe t’i kepuse nje dru te mire sa t’ia nxij mishin.

I degjoi burri fjalet e gjelit edhe ashtu beri. E mori te shoqen,dhe ne vend qe t’i tregonte te fshehten ia beri kurrizin me te bute se barku,edhe pastaj mori nje grua tjeter me te mire. 

Prev
Next

Comments for chapter "35. GJUHET E KAFSHEVE,SHPENDEVE DHE ZOGJVE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved