Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 32. VAJZA E ZGJUAR

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 32. VAJZA E ZGJUAR
Prev
Next

                                                      “VAJZA E ZGJUAR”

 

Ne nje fshat jetonte nje familje e perbere prej burrit,gruas dhe keta kishin nje djale te vetem.

Kur djali u rrit dhe u be per t’u martuar,prinderit i thane per ta fejuar por atij nuk i mbushej mendja per asnje nga vajzat e fshatit,dhe ne fund i ati dhe e ema hoqen dore dhe e lane qe te fejohej me ke te deshironte.

Djali u nis dhe shkoi ne qytet. Atje u njoh me nje rrobaqepes qe ishte miku i babait te tij. Pasi bisedojne pak,djali i thote: “zoteri,nese jeni vertete miku i babait tim duhet te me gjeni nje vajze me te gjitha te mirat.” Atehere rrobaqepesi i thote: “me kane thene se ne nje fshat ketu prane eshte nje vajze shume e mire,por i ati e ka vajze te vetme dhe kerkon te fuse dhenderr ne shtepi se s’ka shume qe i ka vdekur e shoqja.” Dhe djali i thote:

    • Vetem vajza te jete e mire por te tjerat jane pune qe behen.

Te nesermen babai i vajzes vjen ne pazar dhe rrobaqepesi ia tregon me gisht se kush eshte,pasi djali e pa i beri pershtypje te mire fshatari sepse ishte i lare,i nderruar dhe rrobat nuk kishin asnje arne dhe dukej qe ishin qepur me kujdes te madh. 

Kur fshatari u nis ne shtepi,djali i shkoi nga mbrapa dhe e arriti ne mes te rruges. Ne rruge e siper arriten ne nje tatepjete dhe plaku mezi po e ngjiste. Djali gjeti rastin per te zgjatur muhabetin dhe i thote plakut:

    • Or plak,pse nuk japim nga nje asper dhe blejme nga nje kale per ta ngjitur tatepjeten?

 

    • C’thua keshtu more djale?! Si mund te blihet kali me nje asper?! – thote plaku i cuditur.

 

    • Po thashe se mos blihet. – i thote djali dhe vazhduan rrugen.

Kur arriten afer fshatit,djali i thote plakut per barin qe ishte ende i njome:

    • A ka ndonje njeri ne kete fshat qe ta kete korrur barin te njome?

 

    • Si flet keshtu or bir?! Si mund te korret bari kur eshte ende i njome?! – i thote plaku.

Edhe djali duke u hequr si budalla,ashtu si heren e pare,i thote: – Po thashe or plak.

Edhe vazhduan rrugen ,e cila te nxirrte perpara shtepise se plakut. Djali e kishte bere enkas qe e vonoi me fjale plakun rruges,ne menyre qe ta zinte nata ne fshat dhe te flinte ne shtepine e tij,te cilit i kishte thene se po udhetonte per ne fshatin ngjitur. Kur arriten para shtepise se plakut,djali u hoq sikur do e pershendeste,por plaku i thote:

    • Tani u erresua,s’ke ku shkon. Sonte fli te une dhe neser nisu.

Djali pranoi me kenaqesi dhe hyne ne nje dhome te shtruar mire. Ne te vertete ky kishte qene dhe qellimi i tij,vetem e vetem qe te shikonte vajzen,punet dhe mendjen e saj. Beri si beri dhe e pa vajzen nga dritarja kur doli ne oborr per te marre dru. Fytyra e saj iu duk aq e embel sa nuk i beri asnje pershtypje kemba qe kishte te cale. Tani donte te shikonte se cfare mendje kishte. Edhe i thote djali plakut,duke u hequr perseri si budalla:

    • Or plak,kjo shtepi qenka tamam per mbret por oxhakun e paska pak te shtrember.

Vajza qe gjendej prapa deres nuk priti te atin t’i jape pergjigje por i thote:

    • Nuk ka rendesi nese eshte i shtrember,mjafton qe tymi te shkoje drejte.

Nje pergjigje e tille i mjaftonte per t’i provuar mendjen vajzes. Por i ati qe nuk mendonte dot aq thelle,u merzit me te bijen dhe doli nga dhoma ta porosiste qe te gatuante buke e gjelle dhe nga ana tjeter e qortoi. Cfare i duhej asaj t’i pergjigjej nje budallai te tille,i cili gjate gjithe rruges kishte thene vetem fjale pa kuptim. Dhe plaku i tregoi vajzes se cfare i kishte thene djali ne tatepjete,per barin e njome dhe tani per oxhakun. Vajza e degjoi sa e degjoi te atin dhe tha:

    • Jo,ketu nuk jane budallalleqe sepse nese te ka thene per kalin ka patur ndermend shkopin,sepse ti je plak dhe kishe nevoje per nje shkop ku te mbaheshe per te ngjitur te tatepjeten. Sa per barin,ti vete e di qe ne shumicen e rasteve fshataret e korrin te jeshil,dhe sa per oxhakun e kishte fjalen per kemben time qe caloj.

Djali i degjoi gjithe keto fjale nga fundi i dhomes dhe iu mbush mendja top qe te nesermen ne mengjes t’i kerkonte plakut te bijen per grua. Pasi hengren e pine,u shtrine per te fjetur. Ne mengjes para se te nisej,djali i thote plakut:

    • Une erdha ne shtepine tuaj vetem sepse deshiroj te marr vajzen tuaj per grua.

Plaku u mendua pak dhe hyri brenda te pyeste edhe vajzen,e cila i thote:

    • Ne qoste se nuk me jep per burre kete djale,ta dish se nuk do te martohem kurre.

Atehere plaku doli jashte dhe pasi lidhen fjalen,djali u nis per ne shtepi dhe i tregoi prinderve per fejesen qe kishte bere. 

Pasi kaloi pak kohe,i ati i djalit i thote te shoqes: “Duhet t’i dergojme nje dhurate nuses”,dhe e urdheroi te mbushte nje ene te madhe me mjalte,te gatuante nje kualc te mire dhe brenda tij te fuste dymbedhjete florinj. 

Kur do nisej sherbetori te dergonte dhuratat ne fshatin e nuses,dhendrri e porositi qe t’i bente te fala vjehrrit dhe t’i thoshte keto fjale: “Te fala me shendet nga dhendrri,hena plote e pacimbisur,muaj dymbedhjete dhe keci me kembe”.

Edhe sherbetori u nis. Por rruges ndaloi ne nje vend dhe u mundua te kuptonte fjalet qe i tha i zoti por nuk i kuptoi. Pastaj nxorri kulacin theu nje cope, dhe mori pak mjalte. Dhe kur po hante kulacin,dhembet i goditen ne florinj.

Ne mbremja arriti ne shtepine e plakut dhe bashke me dhuratat i dha edhe te falat e dhendrrit. Plaku qe nuk i kuptoi fjalet filloi te mallkoje veten per fatin e keq qe e priste te bijen,por vazja qe ishte shume e zgjuar i kuptoi fjalet nje per nje. Ndaj e priti sherbetorin me te ngrena e me te pira sic duhej dhe te nesermen kur do nisej i tha: 

 

 “T’u thuash fale me shendet nga nusja,hena e cimbosur,muaj dhjete dhe keci me gjunje,po per hater te thellezes mos ia nxirr syte korbit.” 

Kur u kthye ne shtepi,sherbetori ia tha djalit te gjitha fjalet e vajzes. Ai e kuptoi qe sherbetori e kishte vjedhur dhe u be gati ta vriste,por iu kujtuan fjalet e fundit qe i kishte thene vajza: “Per hater te thellezes,mos ia nxirr syte korbit”,dhe e fali.

Pas pak kohesh bene nje dasem,u martuan dhe vazhduan nje jete te lumtur. 

Prev
Next

Comments for chapter "32. VAJZA E ZGJUAR"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved