PERRALLA - 31. ARIU DHE MURGU
“ARIU DHE MURGU”
Na ishte nje coban qe kishte nje tufe ne dele. Na shkon nje dite nje murg nga kullotat dhe pasi u pershendeten,i thote cobani:
-
- Me ka dale nje ari qe nuk me le rehat,vjen cdo dite dhe e merr nga pese a gjashte dele.
-
- Ta vras une menjehere dhe nuk dua asgje ne kembim,vetem tre trasta me gjize. – i thote murgu.
Edhe cobani i dha murgut trastat qe i kerkoi. Nuk kaloi shume kohe dhe ariu erdhi te merrte delet sipas zakonit qe kishte. Por murgu i del perpara dhe filluan te haheshin me njeri-tjetrin se kush eshte me i forte. Foli sa foli ariu pastaj i thote murgu:
-
- Une te therrmoj si keta guret.
Edhe ate cast nxorri fshehurazi nga trasta nje cope gjize qe mos ta shikonte ariu,pastaj nje tjeter e nje tjeter dhe qe te tre i beri si miell. Ngeli pa goje ariu dhe mori nje gur te bardhe,por nuk e therrmoi dot sic beri murgu. Atehere u pajtuan dhe u bene vellezer. Pasi kaloi pak kohe,ariun e mori uria dhe i thote murgut te merrte ndonje ka dhe ta hanin,kurse ai vete do shkonte ne pyll dhe do priste dru. Por murgu i thote:
-
- Shko ti se une nuk kam nerva te merrem me nje ka,dua nje luan.
Dhe me kete marifet shpetoi murgu nga kau dhe shkoi per te prere dru. Ariu shkoi rrembeu nje ka edhe u kthye. Por murgu shkoi ne pyll,mori nje spango edhe i lidhi te gjithe lisat sikur donte t’i shkulte njeheresh. Ariu priste por murgu nuk po kthehej. U ngrit dhe shkoi ne pyll,edhe e gjen murgun qe bente sikur do i shkulte te gjithe lisat njeheresh. Ariu u cudit dhe tha me vete: “Ky qenka dhe nje mije here me i fuqishem se une!”. Dhe i thote murgut:
-
- Nuk na duhen gjithe keto peme,merr nja dy dege dhe eja.
Hidhet e i thote murgu:
-
- Une nuk jam nga ata qe marr nga dy dege,nese do aq merri vete.
Shkuli nga dy dege ne nje lis ariu dhe u kthyen te vendi ku kishin kaun. E kapi ariu dhe e preu,pastaj po behej gati per ta pjekur. Murgu i thote ariut:
-
- Une po shkoj te marr uje kurse ti rri dridh mishin qe mos te lodhesh.
Por ne te vertete ai iku sepse nuk e dridhte dot nje ka aq te madh. Edhe murgu mori nje bidon te madh dhe shkoi ne nje perrua qe ishte nen nje shkemb,dhe pasi e mbushi,e provoi dhe nuk e mbante dot,e po vriste mendjen si do kthehej. Ariu u merzit duke pritur dhe shkon atje.
-
- Pse u vonove kaq shume? – i thote ariu.
Dhe murgu i thote:
-
- Po mundohesha te ngrija gjithe shkembin se me vinte turp te vija me aq pak uje,po deshe merre ti bidonin se nuk me ngel qejfi.
E mori ariu e hodhi ne krahe dhe duke ecur rruges,ariu i thote murgut:
-
- Eja te zihemi.
-
- Ik more,se nuk hahesh dot me mua ti. – i thote murgu.
Por ariu nuk hiqte dore dhe me ne fund filluan te benin mundje. Ariu e shtrengoi aq shume sa ai u skuq e u be flake nga fytyra,kur e pa ashtu ariu i thote:
-
- Pse u bere keshtu o vella?
Dhe ai ia kthen:
-
- Se nuk di cfare te bej. Po te hedh ketej behesh copa,po te hedh andej prap keq.
Ariut i hyri frika dhe e leshoi. Pas pak shkuan ku kishin pjekur kaun dhe filluan te hane,por murgu u ngop shume shpejte. Ariu i thote “Pse nuk ha”,dhe ai pergjigjet:
-
- Hengra nja dy a tre dele kur shkova per te marre uje.
Pasi mbaroi buka,ariu i thote murgut qe te shkonin te shtepia e tij. Kur arriten ne shtepi,ariu merr nenen dhe motren menjane dhe i thote qe te mprehin sepaten se do te vriste mikun,se ishte me i forte dhe te shpetonte nje here e mire nga ai. Por motra e ariut shkon i tregon murgut si eshte puna.
Pasi hengren darke shkuan te flene. Murgu beri sikur shkoi te flinte atje ku i kishin shtruar por ne te vertete shkoi poshte samarit te gomarit. U ngrit ariu naten dhe shkoi i ra nja tre a kater here me sepate dhe shkoi perseri te flere.
Te nesermen ngrihet ariu dhe shkon per dru. Kur u kthye shikon murgun dhe habitet,e pyet si e kaloi naten dhe murgu i thote:
-
- Shume mire,po sec me pickuan nja dy pleshta ne mesnate.
U cudit ariu me forcen e ketij njeriu dhe pasi i tregoi se cfare i kishte bere naten qe kaloi,iu lut murgut ta bente te forte si veten. Dhe murgu i thote:
-
- Mos u merzit se kjo pune eshte e kollajshme,vec dua nje kazan me qumesht.
Ariu shkon te cobani dhe kur ai e shikon qe eshte akoma gjalle merzitet shume,kthehet dhe ndez nje zjarr te madh edhe vendos kazanin te mbushur plote me qumesht. Pasi filloi te vloje qumeshti mire,murgu i tha ariut qe te fuste koken brenda per t’u bere i forte.
Sapo fut koken brenda,murgu i jep nje te shtyre dhe ariu u pervelua.
Murgu u kthye te cobani dhe i tha qe ariu ngordhi. Cobani i tha te kerkonte cfare te donte por murgu mori vetem nje kec,dhe pasi u largua e zuri nata ne gryken e nje ujku. Kur e zuri gjumi murgun,ujku mori kecin dhe e kollofiti. Nga inati,murgu mori nje thes dhe zuri vrimen e ujkut. Kur doli ujku dhe u fut ne thes,ai i lidhi gryken. Shkoi ne nje fshat te larget dhe kur e pa prifti te huajin e pyet pse ka ardhur,edhe ai i pergjigjet:
-
- Kam ardhur te shes nje coban,dhe eshte shume i mire sepse nuk ha shume ushqim.
-
- Ku e ke cobanin? – e pyet prifti.
-
- E kam futur ne thes. – i thote murgu.
E merr prifti thesin ne shtepi dhe murgu niset perseri per rruge. Te nesermen prifti hap dritaren per te pare nese cobani i ri i kishte nxjerre delet per te kullotur por ujku ia kishte
mbytur te gjitha delet. Prifti merr pushken dhe niset te kape murgun.
Ne rruge murgu takoi disa hajdute qe nuk dinin si te ndanin leket qe kishin vjedhur. Ata paten besim sepse e pane qe ishte murg dhe i thane t’ia ndante. Dhe ai i thote:
-
- Une nuk dua sherr,ndaj do iu lidh te gjitheve ne peme.
Pasi i lidhi i mori parate e te gjitheve dhe mbushi xhepat e tij,pastaj iku me vrap. Por prifti qe po vinte nga mbrapa shikon hajdutet dhe i pyet:
-
- A keni pare nje murg te kalonte ketej?
-
- Ketej kaloi por na zgjidh edhe neve se na vodhi leket dhe shkojme e kapim bashke.
Pastaj prifti u nis bashke me hajdutet dhe shkuan drejte e ne shtepine e murgut. Kur i pa murgu,i thirri te gjithe fshatit dhe te gjithe shkuan ne shtepine e tij. E kapen priftin hajdutet edhe i futen nje dru te mire.
